JETA

Tregim / Xhaferr Martini

Dy burra lidhën miqësi të ngushtë me njëri–tjetrin. Nuk kishin dhënë as kishin marrë, as gjak nuk kishin pirë. Ajo ishte një afri zemrash e shpirtërash, që është lidhja më e fortë. Njëri prej tyre, ai më i moshuari, u sëmurë rëndë. I ra “tak– fak”, si thuhet. Ishte duke shetitur në bahçe, kur u këput dhe ra në tokë, sikur ta kishte prerë një shpatë e padukshme.…

Lexo më shumë

Panoramë e historisë së Rremullit dhe të Matit, nga lashtësia deri më sot

Në bisedat e herëpas’hershme me Bajram Canametin, midis të tjerave, binte fjala për historinë dhe të kaluarën, prerjet e saj kohore dhe integritetin perms vazhdimësisë së saj. Bajrami shpjegonte me pasion këtë lidhje dhe me ekzaktësi fliste për njerëz, ngjarje, të cilat mbanin brenda një sharm trimëror dhe romantik.
Ai, me një kujtesë të admiruar, mbante mend emra të pafundmë nga fise të ndryshme, duke dhënë detaje të hollësishme për ‘to e këto detaje ishin aq mbresëlënëse, sa shpesh arrin deri te bërthama e një poezie.…

Lexo më shumë

Seta

Nga Shaqir Skarra

Gurgullon poshtë me rrapëllimë dhe e pret Drinin plak mes për mes mu tek Ura e Lushës. Kur vjen e inatosur, sa e sa veta ia kanë parë sherrin e, megjithatë, edhe kjo ka legjendën e bukur të saj, që tregohet ende jo vetëm në Çidhën, por në të gjithë trevat e Dibrës.
Thonë se Seta në kohë të hershme, që nuk mbahen mend, nuk ka qenë lumë siç është sot.…

Lexo më shumë

KSENOMANIAKU

E kam zakon që në takime të shkoj disa minuta përpara. Këtë m’a ka rrënjosur në mëndje e ma ka bërë hobi të jetës një shoku im i viteve studentore. Ai thoshte se po qe se vonohesh në një takim, pritësi që në sekondat e para pasi akrepi ka shënuar orën e saktë, nis të të numërojë të metat e tua, madje të gërryej e të gërryej për të gjetur e sajuar anët më negative.…

Lexo më shumë
1 2 3