Një vit pa Avni Xhepën


Në plejadën e ushtarakëve tanë që i shërbyen atdheut me përkushtim e devotshmëri të lartë është edhe Avni Xhepa. Për katër dekada si oficer, fillimisht në Ministrinë e Mbrojtjes dhe më pas në reparte e njësi të ndryshme ushtarake ai krijoi profilin e ushtarakut me karrierë të shkëlqyer.
Avniu u lind në Vleshë të Dibrës me 10 Korrik 1932. Ai ishte vetëm 7 vjeë kur mbeti jetim nga të dy prindërit. Për disa vite, për Avniun, më të voglin e të tre fëmijëve, u përkujdesen të afërm të familjes. Respekti dhe mirënjohja për këta të afërm u ushqye e u mbajt e gjallë edhe në gjeneratat e tjera të familjes.
Jeta e Avniut mori një drejtim tjetër kur në adoleshencën e tij të hershme la fshatin e shkoi në kantjerin e ndërtimit të Hidrocentralit “Lenin” në Tiranë. Një botë e re u hap para djalit të ri. Shpejt ai ua caktua normist për një nga sektorët e kantjerit. Avniu punoi për dy vjet në Hidrocentral derisa u thirr për të kryer shërbimin ushtarak. Pa mbaruar periudhën e plotë të shërbimit, Avniu u caktua të ndjekë Shkollën e Bashkuar të Oficerëve të cilen e mbaroi me rezultate të larta.
Emërimin e parë si oficer Avniu e pati në Ministrinë e Mbrojtes e më pas u transferua në Korçë. Emerimi në Korcë pati ndikim të thellë në jetën e Avniut: këtu ai u njoh, lidhi jetën dhe krijoji familje me Nurien. Ata jetuan bashkë për 60 vjet – vetëm vdekja e parakoshme e Nuries i ndau.
Kariera e Avniut ishte gjithnjë në rritje. Ai u gradua vazhdimisht në detyrë dhe siç ishte jeta e ushtarakëve të asaj kohe Avniu u transferua shpesh në zona të ndryshme të Shqipërisë. Nuk ishte e lehtë, por Nurija dhe fëmijët e ndoqën pas kudo që u emerua.
Emërimi me detyrë në zonen e Lurës të rethit të Dibrës në vitin 1967 ishte kuptimplotë: Dibrani jetim, u kthye pas 20 vjetësh në Dibrën e tij, por tashmë me reputacion të formuar në rangun ushtarak e jetën civile. Fëmijet ishin të rritur tashmë për të kuptuar respektin e dashurinë me të cilën popullsia e zonës rrethoi këtë familje të re – dhe e njejta: me nderim e respekt u fol gjithmonë e flitet në familjen e Avniut për Lurën e njerezit e saj.
Në vitin 1970 Avniu u emërua në Peshkopi, me gradime të ndyshme në vite deri sa doli në pension më 1988.
Më 1993 familja e tij u shpërngul në Tiranë e më pas, në vitin 2003 Avniu dhe bashkëshortja e tij, Nuria, u bashkuan me fëmijet në Vankuver, Kanada.
Avniu u nda nga jeta me 11 Dhjetor 2020. Një udhëtim në Shqipëri që ai bëri në shtator të 2019 mori kuptim të veçantë – ai i dha lamtumirën e fundit të afermve, miqve e shokëve të atdheut ët tij të shtrenjtë.
Në përvjetorin e parë të ndarjes nga jeta, familjarët, miqtë, të afërmit dhe shokët e tij në vendlindje, Peshkopi, Tiranë e në hapësirën mbarëshqiptare në botë e kujtojnë atë me nderim të veçantë. I tillë do të kujtohet e nderohet gjiothmonë njeriu i mirë Avni Xhepa, iontelektuali që rrezatonte gjithkund mirësi e vlera.