Udhëtim përgjërues peizazheve të Pasmarit


Nga Selman Mëziu

Pasi lë udhën automobilistike Muhur-Peshkopi zbres aty ku dikur ka qenë një liqen. Në disa harta, dhe në kujtesën e brezave të viteve ’70 ai ka mbetur ngjyrë kaltër me një digë me gjatësi 244m. Ku fëmijët e atyre viteve, edhe mësonin notin. Ndërsa në gushtin e vitit 2021 ai nuk jeton. Fatkeqësi natyrore?Ndonjë tërmet që plasariti kupën e liqenit me lartësinë mbi det 428m? Apo kuçedrat i piu ujin?
Vështroj me kujdes, si natyralist, si botanist e inxhinier pyjesh, duke kërkuar t’i bëj autopsinë në dritat e kohës. Në pjesën horizontale, pra fundore, ndodhen disa shelgje. Ato janë shkurre lagështidashëse. Edhe në sipërfaqet e pjerrëta kemi shkurre trup shkurtra, por me kurora të gjëra. Trashësia e trupit madhësia e kurorës e biomasa e saj të tregojnë se këtu më shumë se 20 vjet ky liqen është tharë. Edhe bimësia barishtore, veçojmë bargjakun e shelgjeve janë lagështi dashëse në qendrën e ish liqenit pastaj në ngjitje ato fillojnë e thahen. Gjithmonë duke u ngjitur fillojnë kulumbriat, ferrmanat, kumbullat e egra etj. Me sa duket uji i liqenit ka shteruar pak e nga pak ndoshta për nja hark kohor edhe mbi 30 vjeçar. Syri i kaltër këtu rrëzë kodrës sa Pasmarit, në juglindje është qëruar, si ai gjarpri kur mbështjell me trupin e vetë gjahun e duke e shtrënguar e mbyt atë plotësisht, kuptohet veprimet e njeriut e politikat e ndjekura. Në shpatin lindor të tij duken blloku i varrezave të vakufasve. Bashkësi të pa jetë, të pa funksion. Trishtuese.
Lind pyetja, nga çfarë burimesh ujore furnizohesh? Shpjegimi. Njëri vinte nga motopompat të vendosura në shtratin e Drinit me lartësi 382 m. Pikërisht te Kepi i Mane në perëndim të Pasmarit. Ndërsa tjetri vinte nga gjurra e Kumbullës, Gjarec e fshatin Vakuf ku përdorej për ujitje dhe tepricat derdheshin në liqe. Tjetra nga shirat e shpatinave të Pasmarit dhe lagjeve e tokave të vakufasve. Kjo e fundit ka ardhur duke u pakësuar, për rrjedhojë të ngrohjes globale ndërsa të tjerat u zhduken si vepra të komunizmit pas viteve ’90 nga fshatarësia përqark.
Filloi të ngjitem shpatit të butë për nga pjerrësia, ndërsa bari i thatë i shumëllojshëm më kërciste poshtë kamëve. Duken aty këtu me lulëza të bardha karrota e egër. Iu afrohem dy mollave me kurora asimetrike. Trupë shkurtra me diametër 12 cm. Njëra kishte një degë të trashë, të tharë, të prerë e lëvore zhveshur. Ngjante shumë me një njeri me dorën cung. Pra të prerë në mes pëllëmbës së dorës dhe bërrylit. Kjo ishte më fatkeqe,sepse e përshkon një zgavër deri poshtë te rrënjët. Era e veriut iu kishte tharë edhe një numër degësh. Disa molla të rralla kishin shenjat e vrimave të krimbave dhe me shumë njolla. E gjelbërta e gjetheve ishte si e zbehtë. Ato i kishin shpëtuar sëpatave, zjarrit, veprimeve barbareske para jomë shumë se gjashtëmbëdhjetë vjetëve. Tani dergjeshin të vetme në këtë hapësirë të trishtuar, të helmuar nga mosha e tyre, klima dhe njeriu që i ka braktisur.
Ngjitem në Rrafshën e Fierit, siç e kanë emërtuar fshatarët e Kishavecit dhe Rrethkalasit. Nga këtu në lartësinë 442m,më shpalosen peizazhe të shumta me kodra, kodrina, rrafshina lugina të thellësive e formave të ndryshme, magjishëm, poshtë tyre dallohen, lakoret ngjyrë blu të ujërave të lumit Drin, duke e ndarë luginën e Drinit të Zi në dy pjesë pothuajse të barabarta.
Përmes qylymit me fiera të zvenitura, dallohet një udhë e hollë këmbësore, ku toka është e lëmuar, e thatë, anash së cilës ka aty këtu ferrmana e trungje mollësh me lartësi e trashësi të ndryshme, të prera, të djegura ose të shkulura. Peizazhe që të shoqërojnë pa ndërprerje në këtë udhëtim përgjërues, pezmatues, revoltues.
Ndërkohë ndodhem në udhën këmbësore që lidh, bashkon, fshatin Kishavec (vendi i kishave S.M) me atë të Rrethit të Kale emër i ardhur nga fisi Kale që pothuajse nga shekulli i pesëmbëdhjetë banonte në Gjerdhin e Epër ose ndryshe Çurket e Epëra. Pikërisht këtu me lartësi 438 m fillon Lugu i Madhi cili zbret drejt pasqyrës kaltroshe të Drinit në krahun veriperëndimor.
Më parë se të filloi ngjitjen, ndodhem para një kanali gjashtë metrash, me gurë dhe çimento, është pjesa e një kanali që merrte ujit nga motor pompat e vendosura në ujërrjedhjen e Drinit për t’iu dhënë jetë e gjelbërim hapësirave prej 1,7 km² të mbjella me mollë në brezare përgjatë shpatinave dhe në rreshtat e rrafshinave qendrore në formën e një amebe të Pasmarit.
Kërkoi me kujdes të fiksoi gjithçka në këto hapësira të bezdisshme, ku përzihet vdekja, vyshkja me disa relikte të gjelbra të mbetura nga kasaphanat e më shuma se njëzetë vjetëve. Ato kanë prodhuar mollë me njolla në kurorat e çapëluara, por çuditërisht në formë flamuri. Rezultat i erërave veriore e mbetjes të vetmuara, pa si motrat, të pa mbrojtura, të rëna në luftërat me sëpata, pse jo dhe motosharrave dhe kazmave.
Zbres poshtë një shpatine veshur me barëra të thata ku ngrihet një shtëpi trekatëshe. E vetme. E rrethuar me tela me gjemba. E bardhë me shkëlqim, që të vret në shpirt. Ajo ngrihet në bardhësinë e mbytur të barërave e të ndonjë druri që ka mbetur në kam, si skelet prehistorik. Është ndërtuar nga Ardia Xhelal Pira që punon si kurbetli në Amerikë. Dëshirë për t’u kthyer, apo për të patur një strehë, kur të vijnë si mysafir në dheun e baballarëve. Dëshmi e një drame të hidhur. Pamje që të trishton. Peizazh i vdekur, i mbushur vetëm me ndjenja atdhedashurie, që fluturojnë sipër reve ose dallgëve oqeanike. E ato përplasen në muret e kësaj kulle me oborrin mbuluar me bar të thatë. Dikur këtu ka qenë një lis gjigant. Quhesh lisi i Ali Tahirit (Ali Pira S. M). Edhe ai ka ardhur si legjendë në kohët tona. Plleshmëri legjendash këto troje.
Ndërsa vështrimi më rrokën gjurmët e brezareve, këtyre shpateve që zbresin turrshëm mbi shtratin e përroit të Gjelagjoshit. Në mes tyre jeshillëk i zbehtë, fierash e ferrmanash, sikur të ishim mbjellë nga njeriu. A mendoni se i mbolli fshatari kishavecas? Në një farë mënyre po. Atij si gjithë shqiptarëve ju prishën mentë dhe shkatërruan gjithçka të mbjell që nga viti 1964 me duart e tyre pjellor me kallo të brishta. Përbri tyre u harlisën bimësi e re, molë starking, ranet etj. Kush t’i beson tani këto? Asnjeri.
Pasi kaloj shpatin, ku dëgjohet nën kam, vetëm kërcitja e barit të thatë, ndalem te një kodër në formën e një gjuhëze që zbret aty ku bashkohet zhavorrishtja e përroit të Gjelagjoshit me shtratin, po me këtë përbërje të Drinit. Një lule e madhe ngjitur me tokën me petla me gjemba e me një sy të verdhë, më tërhoqi shikimin, quhet Ushonjëz pa Kërcell. Tregues i tokave të thata, por që dhuron bukuri, si rrallë bimë, lulëzuar në Gusht. Në mbarim të saj kemi Arrat e Gjuri e Rizvan Pirës dhe një lug që del befasisht e quhet Lugu i Loshës.
Pikërisht në zbritje takoi një grup ferrash, dardhë të egër, fidana dushqesh dhe frashër e shkozë. Gjurmë rrethuese muresh. Por shumë pak të dallueshme. Gurë gëlqeror të cilët nuk gjenden në këto anë. Këtu diçka me mure ka qenë ndërtuar. Por se çfarë nuk mund ta përcaktojmë. Duhet të bëhen disa prova gërmimesh, për të pohuar diçka. Ndoshta dikush do të tregoi kujdes për të zbuluar pjesëza të historisë në këto peizazhe me relieve të ëmbla.
Shohim te Lugu i Madh, një djalosh me nja tufë delesh. E quanin Gani Bilbil Pira. Të vetmin bari me dele. E pyetëm rreth toponomistikës. Ai na tregoi disa emra. Ndërsa unë vështroja rrugën automobilistike prej 1140 m që vazhdonte poshtë e lartë luginës. Përfshi me shikimin tim shpatet e saja me njolla bimësie të pa dobishme.
Shikohen në shpate përroska, rrjedhojë e gërryerjeve në faqet e pjerrëta, pa bimësi shkurrore e barishtore. Më zgjon kureshtjen një pamje me një lloji bari kërcell gjatë,me kallëza me ngjyrë kafe të çelur 3-4cm, në një sipërfaqe prej 40 m². Me ndihmën e akademikut Jani Vangjeli i gjej emrin: Belish leshatark. Nuk e kam takuar asgjëkundi. Tregues i një toke të thellë me lagështi pse jo me burime uji.
Duke u ulur poshtë në krahun e majtë, ndodhet Guri i Vashës. Pranë tij një burim uji I ftohtë, sigurisht i pijshëm. Mësuesi im I vitit 1971-’72 Xhelal Meta, më ka treguar se para vitit 1967 këtu bëheshin pelegrinazhe. Vajzat të veshura bukur vinin nga fshatrat përqark, grupe, grupe. Aty gjenin gjilpëra, lanin duar, sy dhe kam, në ujin e burimit dhe i luteshin gurit për fat e mbarësi në jetë. Kjo ishte traditë e lashta e ndjekur, e të gjitha cucave të banorëve për rreth.
Ngjitem në pjesë qendrore të Pasmarit. Hedh vështrimin në të dy anët e e kësaj rrafshine që zgjatet e zgjatet deri në një kodër ku arrin lartësia mbi det prej 453 m, që është edhe më e larta. Kërkoi të gjej prejardhjen e emrit. Pasmarit-pas murit- pas-marinajt. Cilat janë shkaqet e emërtimit? Motivet e vënies së tyre? Di se këtu ka qenë një post turke. Na vitin 1910 trimi Liman Berisha nga Fushë Muhuri sulmoi karakollën e turqve këtu, ku i mbeti në betejë e sipër qeleshja e bardhë. Ushtarët turq erdhën nëpër fshat duke pyeture kujt është kjo kësulë e përgjakur. Një shprehje e urrejtjes popullore kundër sundimit të tejzgjatur turk.
Në këtë kodër në Lugun e Keq, dhe të Lepurit që shtrihen në zbritje përgjatë gjitha relievit të saj janë zhvilluar luftëra kundër pushtuesve turq e serb ndër shekuj. Sepse kjo ka një pozicion të tillë strategjik, të admirueshëm për krahinën e Muhurit, dhe gjithë luginën e Drinit të Zi. Ndërsa ka shërbyer si bazë ushtarake për disa pushtues. Kuptohet kjo ka qenë e veshur me bimësi të ndryshme, shkurre e dushqe. Ka pasur disa burime uji. Quhesh Lugu i Keq se kur ka patur pyje, dëgjoheshin cicërima të shumta zogjsh. Deri në muzgjet e vona.
E ndërsa mbledh me vështrimin tim peizazhet majë malesh kodrinash e shtratin e gjerë të Drinit të zi, veshur me ngjyrën e argjend ta shelgishteve, zhavornajave të bardha e kordelen blu të ujit të lumit Drin, që e përshkon plotë lakore. Këto hapësira gati të pafundme në drejtim verior e jugor,nuk ka se si të mos therin thellë në shpirt, mbytja e tyre, zhdukja në fundin e një liqeni me pamje xholi të frikshëm e plote trishtesë, me emrin Liqeni i Skavicës. Këto peizazhe, mbushës depo mollësh e hambar misëri e fasuleje, do të mbyten. Tokat do të shterpëzohen. Peizazheve do t’iu duken brinjët e thyera me shumë plagë me pamje të dhimbshme, rrëqethëse.
Kështu mendueshëm hedhë hapat me përtesë, zbres udhës automobilistike që të shpien te rrafshina ku do të ngrihet një shtyllë elektrike tridhjetëmetërshe pothuajse buzë Drinit. Si motrat janë ngritur shpateve të pjerrëta të Pasmarit që shikojnë nga krahu perëndimor. Janë shfaqur shenjat e para të gërryerjeve në sheshet e tyre dhe udhën e makinave. Me kalimin e viteve do të sjell gërryerje të fuqishme në kohë e hapësirë. Plagë të shumta do t’iu hapen. Fatkeqësisht. Askush nuk kujdeset. Askush nuk e përfytyron.
Ulem nën hijen e disa lisave të vegjël që dikush i ka shpëtuar nga sopata, për t’iu shërbyer njerëzve. Mrekulli. Nga këtu vështroi lagjen Vajmdhej në formë gjysëm hane të ndezur. Buzëdrinit, me arat që jeshilojnë nga misrat, kopshtijet, pemët frutore, ngjitur me shtratin e tij. Nga ana veriore po në gjysëm hane drapërore, shtrihet fshati Rreth Kale me lagjet Doçe, Mane, Dishe, Sine, Kulle dhe Lace etj. Në mes gjelbërimit dallohet si zgavër e ndonjë dinosauri gjigant, një shtëpi dy katëshe, që i kanë mbetur vetëm muret rrethuese me dritare katrore si sy të nxjerrë kupthin, në mes gjelbërimit të pa anë. Plagë të tilla në fshatrat përqark janë të shumta.
Zbres me vështrimin tim drejt ranave të këtij fshati, prodhuese me bollëk të misrit e fasuleve, kufizuar me shelgje e marinat me zhurishtet e shtratit të Drinit. Befas m’u kujtua një bisedë me Xhemal Islam Mëziun ku më tregonte: ‘’Ishte 23 gusht 1957, dibranët festonin ne mes pyjeve me shelgje e verrinj, këtu. Sakaq u ndezën llambat e para elektrike. Ato i prodhonte hidrocentrali në grykën e lumit Murra. Dinamoja prodhonte korrent nga ujët e Vijës së Zallit,duke kaluar nëpër tuba dhe goditur fletët e çelikta. Ajo u ndërtuar rreth fillimeve të shekullit të njëzetë. Hidrocentralit të vogël ka vite që nuk i gjendet as nami as nishani. Çuditërisht një lloj si dhe peizazheve me molla të kodrës gjoks gjerë të Pasmarit.
14. 11. 2021