Dibra është unike. Kur vdes një pjesë, ka vdekur e gjithë Dibra


Nga bisedat me intelektualë dibranë

Abdurahim Ashiku dhe Nazmi Koçi

Një rast i rrallë, një shans që dibranët ti thonë me votë masive popullore JO SKAVICËS, jo zhdukjes përgjithmonë të luginës së Drinit të Zi, jo shuarjes së gjithçkaje që ka krijuar zoti e robi, me vullnet hyjnor, me gjak e me djersë, me përkushtim e sakrifica si asnjë krahinë e vendit të shqiponjave.

Rasti është që në zgjedhjet 6 marsit Dibra popullore, nga Bllata në Draj Reç, nga Ilnica e Vasija e Kalasë së Dodës në Krej Lurë e Monasdre, të zgjedhë njeriun e vet që në krye të bashkisë të bëjë betejën epike për ta mbrojtur Dibrën.
Nga letërkëmbimet që kam bërë këto ditë nga mëngjesi në darkë vonë zgjodha njërin për tu hapë rrugë të tjerëve, letërkëmbimin me Dr. Prof. Nazmi Koçin, njeriun që më shkruan:
“Më mbytet Dibra, dhe Dibra është unike me fushë e malësi, kur dëmtohet një pjesë, dëmtohet e gjitha, kur vdes një pjesë ka vdekur e gjithë Dibra. Ne e dimë si kanë jetuar bashkë në luftë e në paqe, asnjëra nuk jeton dot pa tjetrën”.

Abdurahim Ashiku

* * *
I dashur Abdurahim!
E lexova me vëmendje propozimin tuaj dhe jam plotësisht në një mendje me ju, “Për Dibrën”.
Ka kohë që po matem të bëj një prononcim, por kam qenë i zënë me problemet e mia, megjithëse e kam të qartë se ky është sot halli me i madh i çdo dibrani që e quan veten të tillë.
Ajo që më shqetëson ështëqetësia olimpike e dibranëve. Mendoj se ka dy shkaqe:
Njeriështë prej inteligjencës së tyre, që rrinë e mendohen para se të flasin me mençuri në kuvend.
Tjetri më duket disi naiv dhe ngjason me atë fabulën e”gomarit “ që kur po e hante ujku, shpresonte se ishte nëëndërr. Mjerisht kjo nuk ështëëndërr.
Mua personalisht e të parëve të mi nuk na mbytet asgjë nga kjo vepër. Por mbytet Dibra dhe Dibra është unike me fushë e malësi, kur dëmtohet një pjese, dëmtohet e gjitha, kur vdes një pjesë ka vdekur e gjithë Dibra. Ne e dimë si kanë jetuar bashkë në luftë e në paqe, asnjëra nuk jeton dot pa tjetrën. Prandaj dhe argumenti se mbytet kaq ha tokë e preken nja 20.000 banorë që duhet të dalin muhaxhirë, nuk më duket i drejtë, pasi për mua preket e gjithë Dibra, arkeologjia, historia, kultura, ekonomia, popullsia dhe tërësia e Dibrës. E për këtë ti ke bërë një libër me plot argumente. Vetëm një pyetje prej Dibrani po ta bëj privatisht:
A thua ka lidhje edhe kjo vepër me Ballkanin e hapur?
Sistemi i mëparshëm me plot eksperience në ndërtimin e Hidrocentraleve e mbajti 50 vjet nësirtarëkëtë projekt. Por atëherë para se të mbytej Kukësi i vjetër, ishte ndërtuar Kukësi i ri dhe unë e kam parë këtë me sy në vitin 1976, kur një brigadë arsimtarësh dhe 2 mjekë shkuam dy muaj në aksion nëFierzë. Ky nxitimi i sotëm, pa marrëasnjë masë, më duket aventurë. Prandaj kam dhënë një mendim modest:
“Ndërtimi i Digës sëSkavicës duhet të fillojë nga baza”.
Dhe nuk e kam fjalën thjeshtë për anën ndërtimore të një dige, por për gjithëkëtë proces. Ai duhet të fillojë atje, në bazë, me banorët e faktorët e interesit atje. Le të jetë zgjedhja e Kryetarit të Bashkisë, “kazma e parë” e themelit në bazë.
Të përqafoj dhe të mbeshtes përzemërsisht, jo vetëm ty, por në radhë të parë Dibrën historike dhe të lavdishme të trojeve shqiptare, brenda e jashtëkufijve e mbetem një ushtar në mbrojtje të saj.
Miku yt, Nazmi Koçi
Tiranë, 24 janar 2022

* * *
I dashur Nazmi!
Fjalët tuaja më ngrohën këtë mesditë athinase ku bie dëborë si në vakt në Peshkopi,në tërë Greqinë, në tokë dhe në ishuj.
Gjithnjë ta kam shënuar në kujtesën time fjalën tënde me peshë. As mua e as ty nuk na mbyt gjë Skavica por siç thua ti “preket e gjithë Dibra , arkeologjia, historia, kultura , ekonomia, popullsia dhe tërësia e Dibrës”
Unë hodha në internet, ua dërgova me adresë elektronike shumë dibranëve (Ademi më inkurajoi i pari, ti i dyti), thirrjen time duke shënuar në fund “Unë e thashë fjalën time dhe u çlirova”.
Është rasti që dibranët tu kthejnë krahët partive dhe ti hapin krahët e të marrin në gji Dibrën. Për mua kandidati që kam paraqitur i ka të gjitha për të qenë kryetar bashkie e barrikadë për ti thënë jo Skavicës. Mjaftojnë një numër firmash (shoqatat janë të privuara në kandidimi në zgjedhje), një propagandë e fuqishme duke shfrytëzuar të gjithë resurset dibrane që e duan Dibrën. Edhe ata që nuk votojnë në Dibër mund e duhet të bëhen agjitatorë, tu kërkojnë njerëzve të gjakut e të miqësisë atje ti lënë partitë dhe të votojnë për Dibrën. Edhe unë, edhe ti, kemi njerëz që na e dëgjojnë fjalën. E di se do të hasim në një barrikadë të fortë. Patronazhistët dhe zyrtarët do të na kundërvihen me lloj – lloj epitetesh. Atyre duhet tu themi me urtësi që t’ia japin votën kandidatit të Po Dibrës. Vota është e fshehtë.
Të uroj i dashur një javë të mbarë, një javë që ngricat dhe temperaturat e ulëta nuk janë asgjë përpara asaj që kemi përpara, mbrojtjen e Dibrës.
Është shansi i artë. Zgjedhjet e 6 marsit duhet të shndërrohen në referendum për ti thënë JO SKAVICËS
Pres zërin tënd intelektual të vikasë siç e ke zakon.
Abdurahim Ashiku
Athinë 24 janar 2022

* * *
I dashur Abdurahim,
Përshëndetje dhe uroj të jeni mirë së bashku me Natashën.
Më vjen mirë që jemi mirëkuptuar pasi përveç vlerave intelektuale, aq sa janë, na bashkon një mision i madh, të mbrojmë Dibrën, historinë dhe lavdinë e saj nga një ç’bërje e mundshme.
Kur të kam shkruajte se dëshiroj që zgjedhja e Krye bashkiakut le të jetë “kazma e parë” e themelit në bazë e kam fjalën për atë themel të një Dige të madhe, më të madhe se ajo prej betoni që e përmbyt Dibrën, të një Dige të madhe tëopinionit e të shoqërisë, që e mbron Dibrën. Që e mbron dhe e ruan atësiç ka qenë qëmoti dhe siç e mbrojtën me trup e me dhëmbë të parët tanë në ato luftëra të pa barabarta, prej të cilave nuk u epën kurrë.
Sot nuk kemi përpara ata lloj armiqsh me të cilët luftuan gjyshërit tanë , por kemi ca prej nesh, aparatçikë, fodullë e axhaminj që kanë dalë në pazarin e politikës dhe bëjnë atë që thoshin dikur të parët “shesin qen e blejnëkëlyshë”.
Nuk e di në se i ke lexuar dy shkrime të Dr. Ahmet Kamberit te Gazeta “Drita” që i analizon mjaft mirë bëmat e klasës politike të pas viteve 90-të.
Unë besoj se, pas propozimit tuaj, duhet të hyjë shpejt në lojë shoqata “Çidhna dhe Kastriotët” dhe shoqatat e tjera, për të mbledhur disa firma dibranësh që duhet të jenë, në se nuk gaboj, sa 1% e numrit të zgjedhësve për Kryetar bashkie. Pastaj të shpallet kandidati dhe lufta është e hapur.
Unë mendoj se në emër të një qëllimi të madh e të një ideje fisnike, kemi mundësi të luftojmë dhe besoj se fitojmë.Ndryshe më mbetet të përmend fjalët e Elez Isufit në telegramin e tij dërguar qeverisë së Lushnjës në vitin 1921 kur zhvillohej beteja e Lan Lurës. Afërsisht ai thoshte “Qeveria juaj duhet të na ndihmojë nëkëtë situate kritike, ndryshe “për mua plakun qenka thënë të vdes pa atdhe e pa erz”.
Mos e thëntë “zoti” që ne dhe shumë tëtjerë si ne, të vdesin pa Dibrën. Dibra i ka paguar si askush haraçhistorisë dhe nuk përballon më kafshime e gjymtime të reja.
Të përqafoj me mall

Nazmi Koçi, Tiranë, 25 janar 2022