E qeshura që më sjell Musa Vladi


Dy foto, njëra serioz e tjetra i qeshur.
E para duhet të jetë fiksuar para se të hyjë në klasë, para se t’u thotë e t’i thonë nxënësit “Mirëmëngjesi mësues”. Të gjithë në këmbë. Me sytë tek Ai. Me frymëmarrjen tek Ai.
E dyta e qeshur, plot gaz e hare, siç dinte ta mblidhte e ta shpërndante, Musa Vladi tashmë i Bulqizës. Unë kështu e kam parë gjithnjë Musa Vladin. Të qeshur e plot hare. Dhe kur buzëqeshja e tij bashkohesh me atë të mikut të tij Baftjar Shahinin, simfoni bëhej.
Kërkova në të dhjetëmijë negativët e jetës sime mos e gjej Musanë midis minatorëve, midis qytetarëve të Bulqizës, në konferenca të Bashkimeve Profesionale.
Nuk e gjeta.
Mbase e gjej. Nuk do të pushoj së kërkuari.
Mbase është me shumë e shumë filma që në rrugën e ikjes nga vendlindja diku ranë e diku pikuan siç pikon uji galerive të Bulqizës për tu fshehur pas gurëve e humb thellë shkëmbinjve.
Megjithatë Musa Vladi portretin tënd e kam. E ruaj në kujtesë. Siç thashë e siç shkrova: të qeshur. Nuk e di pse kjo cilësi e portretit të tij është kaq thellë shpirtit tim. Mbase është cilësi e njerëzve të mirë, njerëzve që ofrojnë dashuri e respekt.
I shkrova të vëllait…
Kaq është pak për të nxjerr figurën e Musait. Unë e mbaj mend të qeshur dhe shumë hokatar. Kishte edhe një fjalor të pasur dhe fjalë që bënin vend në biseda. Më shkruaj më gjatë për të. Edhe kur lindi,kur iku, familjen e sa më shumë.
Më dërgoi fjalët e zemrës të Halil Begut e të Bujar Shehut. Fjalë në një çast përlotje. Çast kur nxënës i jepnin mësuesit lulet e fundit, jo në klasë por në largimin e tij pa kthim. Dhe jo vetëm ata por edhe intelektualë arsimtarë, banorë të qytetit “qytetit të floririt”, Bulqizës…
I kujtuan Lurën ku lindi në shtator të vitit 1946, ku u arsimua, ku filloi jetën e tij mes fëmijëve si mësues, ku u edukua me kodin etik të malësorit ku shpesh përsëriste se “Nuk e tradhton kurrë njeriun”.
I kujtuan jetën e tij lidhur në një nyje të fortë me Bulqizën ku u emërua pas dy viteve “shkollë” me fëmijët dhe burrat e Lurës, jetën si mësues në shkollën tetëvjeçare dhe të mesme, zëvendës drejtor e drejtor për shumë vite e atë që e njohu më gjerë e më thellë punën me minatorët, drejtues i Bashkimeve Profesionale.
E kërkova Musanë midis shokëvetë punës në minierë.
Ma sollën të gjallë, plot mall e respekt…

BARDHOK RAJTA, inxhinier:
NË ATO BREZA NUK HARROHET MUSA VLADI

“E kam njohur shume herët dhe veçanërisht në Bulqizë ku përveçmësuesisë dha një kontribut shumë të madh me bashkimet profesionale tëminierës në rolin e punonjësit të informacionit mbi punën në minierë, rezultatet e saj dhe përgjithësisht me jetënshoqërore të atyre viteve . Kishte njëmarrëdhënie të rrallë me njerëzit, ishte shumë i lidhur me ta dhe me krahinat nga vinin dhe veçanërisht duke u kujdesur për kushtet etyre tëjetesës dhe strehimin eshkollimin.
Në ato breza nuk harrohet Musa Vladi.

YLLI PATA, gazetar:
TIP PASIONANT NË TRANSMETIMIN E IDEVE

E kam pasur mesues. Na jepte edukate morale dhe politike.
Ishte një tip mjaft energjik, pasionant në transmetimin e ideve apo lëndës, serioz e nganjëherë i rreptë, por ishte me të gjithë njësoj nuk mbante hatër
Ndërkohë promovonte shumënxënësit që aktivizoheshin me materiale për muzeun që drejtonte.
Mua me shkepte me 10-ta se i çoja foto tëminierës se ja sillnin babës miqtë e shokët nga mediatsi puna jote për shembull.

KUJTIM GJOKA, inxhinier:
KA QENË NJERI ME SHUMË HUMOR

E kam patur mesues në shkollë të mesme .
Ka qenë njeri i mirë dhe me shumë humor !
Humor pa fund sa qe ora e mësimit na dukej 5 minuta !
Ndonjë nxënës që vinte i papërgatitur i thoshte “Hape gjojen, mor një herë!”

AGIM KOÇEKU, poet
ISHIM KRENAR NE DJEMTË E LURËS

Po n’rresht me ta’ dhe Musa Vladi !
Bukurinë që kish’ dhënë Zoti
Me liqenet, si kurorë Lura ,
Plot heronj e intelektual ,
Musa Vladi …n’sofer me burra ..!
Nëse’ nga Lura,si profesor,
Plot’ cilësi, si felgjèri n’teste ,
Dia’ e arsimi kishin nevojë ,
Profesor n’Bulizë, n’shkollë të mesme!
Brezi i ri’ duhej përgatitur,
Për n’shkolla t’larta, përinxhinierë,
Ty’ s’mjaftonte veç mësimi n’klasë,
Po n’galeri, n’nivele, qe kishte miniera!
Musa ishe’ gjithëbuzëqeshje ,
Shume i drejte, pa preferenca,
Kudo ligjërove, si profesor ,
Si intelektual, n’për konferenca..!
Kush’ te dukej, se po “çalon” ,
I jepje ndihme, e merrje për dore,
Vrulli i punës, n’minjere t’Bulqizes,
T’vendosi ne krye, t’klases punëtore !
Ishim krenare, ne’ djemtë e Lurës,
Krenare..Nezhda’ dhe Korabi ,
Jo veç Nikolla, Gjoka e heronjtë ,
Po n’rrjesht me ta’ dhe Musa Vladi !

BASHKIM LAMI, bashkëmësues
SHOK I SINQERTË DHE FAMILJAR I RREGULLT

Njohja ime e parë me Musa Vladin ka ndodhur kur ishim studentë në ILP “Luigj Gurakuqi” në Shkodër në vitin 1969. Musai ishte në fakultetin e histori-gjeografi-fizkulturë, ndërsa unë në matematikë-fizikë. Njohja ishte në grupe shokësh të gjithë fakulteteve si dibranë.
Në vitin 1970 Musai vjen nga Lura ku pati filluar punën si mësues e merr iniciativën si vullnetarë për të punuar në minierën e kromit në Bulqizë. Kjo iniciativë e tij u promovua në atë kohë si veprim i rëndësishëm, për një mësues që len punën e shkollës dhe shkon në sektorin e vështirë të minierës. Natyrisht sapo e mësova këtë ngjarje e gjeta një pasdite dhe u çmallëm, pasi kishim rreth një vit pa u takuar.
Bashkë me kushëririn tim Asllan Lami, teknik miniere në zonën D, e takuam përsëri Musain sepse në atë zonë u vendos të punojë dhe Asllani u kujdes që Musai të kalonte vështirësitë e momentit të fillimit, pasi miniera kishte rregulla të veçanta teknike, sidomos, kur punohej në thellësi të nëntokës. Më pas unë shkova ushtarë, por Musai me Asllanin kishin marrëdhënie pune të përditshme sepse Musain e mori në sektorin e tretë të zonës D, ku ishte vetë teknik dhe Kamber Duriçi, Hero i Punës Socialiste, ishte shefi i zonës. Pasi mbarova ushtrinë u emërova mësues në Bulqizë dhe Musai ishte kryetar i bashkimeve profesionale në ndërmarrjen e minierës. Takoheshim ndonjëherë dhe ruanim respektin reciprok me njëri tjetrin. Pas ca kohësh Musain e emërojnë mësues në shkollën 8-vjeçare ku isha dhe unë, pra u bëmë kolegë të afërt, ku takoheshim përditë në punë dhe shpeshherë në kohën e lirë ishim përsëri bashkë. Marrëdhënia ime me Musain ishte e sinqertë dhe gëzonim respekt reciprok për njëri tjetrin. Për Musain në kolektiv kishte mendime të dyzuara, por ai i thonte gjërat hapur, ishte kërkues e këmbëngulës në mbrojtjen e mendimeve të tij, ishte korrekt në marrëdhënie me kolegët e me nxënësit dhe i papërtueshëm në çdo rast në kryerjen e detyrave dhe bashkëpunues me shokët. Për ndryshimet politike të vitit 1990 ishte vlerësues objektiv i situatës dhe përkrahës i nevojës për ndryshim, natyrisht nga llogorja e tij, por me mua nuk hezitoi kurrë të rrinim bashkë dhe të debatonim miqësisht edhe si kundërshtarë.
E kujtoj Musain, kur e kishim drejtues të formave të edukimit. Ai më ngrinte për të diskutuar pothuaj në çdo herë. Unë një ditë i ankohem, se pse duhej unë të diskutoja çdo radhë. Musai mu përgjigj se e kishte për të mirën time, që të fitoja shprehi në diskutime e të mos mbetesha i ndrydhur nga lënda e matematikës. Nuk pata çfarë ti bëj Musait, por e vërteta është se mua diskutimet e shpeshta më aftësuan në të shprehur. Vite më vonë unë iu futa politikës në Bulqizë dhe u vërtetua qëllimi dashamirës i Musait, se të folurit në publik donë kthjelltësi, për të shprehur mendimet. Marrëdhënia me Musa Vladin mbeti e qëndrueshme derisa ai u nda parakohe nga jeta, pasi diabeti e lodhi në shumë vite. Musa Vladi do të mbetet në kujtesën e bulqizakëve si një mësues i aftë e i përkushtuar, si aktivist shoqëror, si drejtues kompetent e vlerësues real i punës së kolegëve dhe shok i sinqertë e familjar i rregullt.

***
Musa Vladi mbeti në kujtesën e njerëzve si një bir i Lurës, si një mësues i Bulqizës, si një veprimtar me horizont të gjerë shoqëror.
Musa Vladi është shpallur QYTETAR NDERI I BULQIZËS…

Abdurahim Ashiku
Janar 2022