Bellinomania shqiptare


Nga Ilia Karanxha

Portretizimi më i parë i Skënderbut “dal vivo”, i cili shërbeu më pas si gjenerues i gjithë ikonografisë kastriotjane ishte bëra para vitit 1465, kur Gerardo de Maffei për interesat e tij bibliofile, brenda mjediseve të Selisë së Shënjtë në Vatikan, kopjoi nga kodi i Fenestelles portretin e Skënderbeut. Ka qenë i njëjti portret që u përdor më pas në grafika e veprës monumenale “Histori e Skënderbut” nga Marin Beçikemi, e më tej edhe nga Paolo Giovio për muzeun e tij në Komo.

Portreti i parë zyrtar origjinal i Gjergj Kastrioti Skënderbeut në një miniaturë të vendosur në kodin “De Romanorum Magistratibus” të shkruar nga Andrea Domenico Fioccho publikuar më 5/11/1465.

Qysh në kohën e Rilindjes Kombëtar Shqiptare, lindi ideja e realizimit të portreti të parë të Skënderbeut nga Gentile Bellini. Si pikënisje për këtë përcaktim, shërbeu një sugjerimi i bërë nga antikuari dhe numismati i shquar austriak Friedrich von Kenner, i cili në veprën e tij “Koleksioni i portreteve të Princit Ferdinand von Tirol. Shqipëria”, ff. 110-112, (“Die Porträtsamlungen des Erzherzogs Ferdinad von Tirol, Albanien, ff. 110-112), do deklaronte:
“Përputhet më së fundi gjithçka sipas praktikës të asaj kohe që Gentile (Belini) qe ngarkuar të pikturonte portretin e të famshmit shpëtimtar të kristianizmit, i cili në atë kohë pati raporte të ngushta (miqësie) me Republikën, ndërkohë që ai ishte vetë prezent në Venecia. Grafika e madhe e Bernardino Venezianit, portreti i Giovios dhe kopja jonë, janë ndoshta të lidhura me bocetin që ju bëri mjeshtri, kjo e fundit është pra me siguri më afër me origjinalin e kopjes tonë tjetër të Firences, e cila na ofron një ide të përafërt me luhatjet e ndryshimet e shumta në detajet prej ku origjinalet u ekspozuan nder kohë nga kopjues të ndryshëm.
Ky përcaktim i bërë qysh më 1898, entuziazmoi mjaft rilindësit tanë dhe nga ajo kohë, ka filluar ndjekja për të gjetur mes dhjetëra e dhjetëra portreteve me ngjyra që i janë bërë Skënderbeut, atë të Bellinit.
Në këtë rendje nuk kanë munguar as pseudopiktorë, që veprat e tyre me ndonjë portret të dobët, ti deklarojnë e ti shesin si një portret i Bellinit. Pra, belinomania në ambientin shqiptar, vazhdon edhe sot e kësaj dite.
Përpara se të zbresim te Belini dhe te Skënderbeu, duhej së pari të sqarohej deklarata e bërë nga Friedrich von Kenner, të cilën pjesa më e madhe e belinianëve tanë as e njohin fare dhe, kush e ka njohur e ka pranuar pa asnjë vështrim kritik.
Von Kenneri thotë se: “sipas praktikës të asaj kohe që Gentile (Belini) qe ngarkuar të pikturonte portretin e të famshmit shpëtimtar të kristianizmit”. Në fakt, vërtet që ishte një praktikë e tillë e Venediku për personat e shquar që e vizitonin, angazhonin piktorin e tyre zyrtar, mirëpo Bellinit kjo detyre si piktori zyrtar i Serenisimës (Venedikut) ju caktua më 1474, pra 6 vjet pasi kishte vdekur Skënderbeu. Aspekti tjetër është se Skënderbeu nuk ka qenë asnjëherë në Venedik. Kështu që, çfarëdo pretendimi për një portret të Skënderbut nga dora e Bellinin, është krejt i pamundur.
Portretizimi më i parë i Skënderbut “dal vivo”, i cili shërbeu më pas si gjenerues i gjithë ikonografisë kastriotjane ishte bëra para vitit 1465, kur Gerardo de Maffei për interesat e tij bibliofile, brenda mjediseve të Selisë së Shënjtë në Vatikan, kopjoi nga kodi i Fenestelles portretin e Skënderbeut. Ka qenë i njëjti portret që u përdor më pas në grafika e veprës monumenale “Histori e Skënderbut” nga Marin Beçikemi, e më tej edhe nga Paolo Giovio për muzeun e tij në Komo.
Pra, portretizimi më i parë i Skënderbeut ishte bërë brenda këtij mjedisi. Praktikisht, qysh në kontaktin e parë kur Skënderbeu vizitoi papën Nikolla V më 1453.
Sakrificat për të gjetur ndonjë portret të realizuar nga Gentile Bellini, janë të gjitha humbje kohe dhe mashtrime që kërkohet tu jepet ndonjë peshe, që as e meritojnë…