Vargje që gulçojnë nga dhimbja dhe tradhtitë tinzare


Nga SELMAN MEZIU

Dremitet njeriu nga pa gjumësia. Cfilitet populli nga tradhëtia. Ligështohet një popull nga krimet e shëmtueme plotë dhimbje. Del mbi të shumtat valë deti poetja reçiane nga fisi troci. Buçet së brendëshmi me vikamat dhimbje therëse. Arma e saj melhem shërues është poezia. Miranda Troci Derti din mjeshtërisht të ulet kam kryq mbi poezinë e ta thur me plotë mjeshtëri e intonacione.

E shqetëson së tepërmi plani ogurzi i qeverisë Rama mbi mbytjen e luginës së Drinit të Zi me anë të digës në Skavicë. Ajo hyn në shtigjet e thepisura të ngjarjeve. Aty dhe atje në kohë që rrokulliseshin tundueshëm nxjerr gurin e çmuar të qendresës e jetë gjatësisë, ku shkruan: ‘’Një emër madh që koha dhe lufta se përhumbi.,, E kjo është Dibra e vuajtjeve, e luftrave e ‘‘Një valë gjaku që oshëtin mbi dhimbjen.,, Poeten e shqetëson deri në qelizën e fundit të shpirtit kjo që po pregatitet në dukje e nën mutaf. Mirë por ajo dëgjohet si ushtim luginash mbi dhimbjet në hullitë e historisë. 

Megjithatë ajo e shqetësuar pa kufi, përsëri ngulmon të na bind me vargun e saj të thellë, kuptim plotë:‘’Kërcëllimë dhëmbësh që përtyp trishtimin.,, Se rreziku është në shqem të derës e po të kërcënon e do t’a sjell vuajtje cfilitëse shpirtërore e fizike. Poetja me artin e saj të fjalës e shtrin këtë kërcënim në planin gjeografik e me mjeshtëri e finesë ajo skalit vargun: ‘’Shikim vrazhdë dy brigjesh që lëshon mallkimin.,,  

Vallë kush po të mallkon? Kush kërkon varrosjen e dibrës mijëra vjeçare. Poetje zbulon, armikun, hasmin, kërcënuesin, tradhëtarin. Lexojm me kujdes se çfarë po pregatite prapa krahëve. ‘’Erë tradhëtie të thurën pas shpine..,, Kujdes! Dibranë jini vigjilent! Hapni sytë. Zbulojeni dhe demaskojeni duke i grisur maskën.

Pastaj, poetja del hapur. Ajo nuk përdor figura, por të çon te burimi i së vërtetës, te ato që po bëhen pregatitës të një kurthi ogurzi, zhdukje të trojeve të shejta, të peisazheve që vetëm stinët, bujku e pemtari dibran, din ti ndryshoje.’’Të bajlozëve pareli që kurrë nuk ngihen.,, Pangopësia e tyre nuk ka as mëshirë as mendon për një shkretim të përgjithshëm. Jana këtu në shqipëri. Brenda nesh.

Poetja natyrshëm të çon me kujdes, plot llogjikë e fines vargu, në udhën e heroizmit legjendar dibranë, në luftrat e kuvendet historike në zgjidhjen e problemeve të luftërave duke mbrojtur këto troje e bërë zotër të tyre në udhë kalimet e shekujve. Ajo shkruan vargun: “Mos më quaj “fole e braktisur “ dhe vend pa zot…,,

Poetja e mbushur me urrejte, e bindur për forcën e mençurinë e dibranëve, i dalin nga thellësia e shpirtit vargjet:‘’Llogaritë e krimbura do tiu mbeten ngrirë. Se mbi këto valë ska biznes dhe lot.,, Miranda si poete, Miranda si patriote, Miranda si dashuruese e vend lindjes nuk tundet nga istikami i saj, se fitorja mbi këto mbretër e bisha të pa ngopura është e sigurt, sepse është luftë e drejt ku dibrani ka dhanun provat në vargmalet e historisë.

Poezia ‘’Zëri i heshtjes,, një nga poezite kushtuar tragjedisë që po ju pregatitet banorëve buzë drinas dhe disa poezi të tjera mbushur me kushtrim luftarak, me plotë hroizëm e dhimbje të thellë, kërkon me çdo kusht që të ‘’zgjoi nga gjumi,, dibranët kudo që janë anë e kand lamshit të dheut për të mbrojtur trojet e tyre. Të lumte pena Miranda Troci Derti, poetja zemër zjarr!