‘Edhe sa herë do ta inaguroni Rrugën e Arbërit?!’


Deklaratë e Grupit të Lobimit për Rrugën e Arbërit, në përvjetorin e nëntë të peticionit.

Nga vëzhgimet e fundit në terren, duke parë çfarë është përfunduar, çfarë është në proces dhe çfarë nuk është filluar akoma, mund të themi pa rezerva se kjo rrugë nuk do të inaugurohet, jo vetëm në prill të këtij viti, siç pati premtuar Kryeministi Rama, por as për dy-tre vjet të tjera.

Grupi i Lobimit, 21 Mars 2022

Dy foto nga Rruga e Arbrit në luginën e Planit të Bardhë. Foto lartë është e muajit gusht 2009, atëherë kur nisën punimet në këtë segment rrugor, i gjatë 10 km, i cili është tenderuar me 21,5 milionë euro pa TVSH. Afati i ndërtimit të këtij segmenti ka qenë 20 muaj, por prej vitit 2011 kur duhej të ishte i mbaruar dhe deri më sot, aty nuk janë zhvilluar punime.
Foto e dytë është e datës 26 mars 2022. Ky segment flitej se do të hapej në prill të këtij viti, por duket se afati i mbarimit të saj do të shtyhet.

Sot u bënë 9 vjet nga fillimi i peticionit online për Rrugën e Arbërit, ndërtimi i të cilës, siç thotë një shprehje dibrane, ‘ka kohë që është bërë tërkuzë (litar)’.
Të indinjuar nga premtimet e rreme elektorale të qeverive të majta e të djathta (terma që në politikën shqiptare janë pothuajse sinonime) që nga viti 2005, kur u bë studimi për fizibilitetin e kësaj vepre, me 18 Mars 2013 një grup intelektualësh dibranë nisën peticionin (tashmë me 20,000 nënshkrime në formularë dhe online) për të bërë presion me mjete demokratike pranë qeverisë që do të dilte nga zgjedhjet parlamentare të atij viti dhe duke premtuar se kjo nismë e shoqërisë civile do të qëndroj jashtë çdo influence partiake dhe do të përfundojë me inagurimin e rrugës sipas standardeve ndërkombëtare.
Këto premtime i kemi mbajtur. Vlen të theksojmë se edhe Kryeministri Rama, me stilin e qeverisjes që e karakterizon, e ka mbajtur betimin e tij për të mos marrë në dorëzim peticionin. Ndërkohë, ky Kryeministër ka 9 vjet që së bashku me pronarët e partive të tjera politike, vazhdojnë t’i servirin elektoratit dibran në çdo fushatë zgjedhjesh lokale dhe parlamentare të njëjtin refren: ‘Na jepni votat nëse doni të shikoni rrugën të përfunduar.’
Ky shantazhim i turpshëm u përsërit edhe në zgjedhjet bashkiake me 6 mars të këtij viti nga të gjitha klanet partiake.
Me këtë rast dëshirojmë të theksojmë se të gjithë kandidatët bashkiakë mbajtën një qetësi shurdhuese për rreziqet që ndërtimi i Skavicës përbën për ekzistencën e Dibrës, kësaj zone me rëndësi unike në historinë e Shqipërisë, burimet e të cilës janë shfrytëzuar dhe vazhdojnë të shfrytëzohen nga shteti sipas një logjike kolonializimi intra-nacional që trajton me shpërfillje deri në përbuzje popullin dibran në territorin e Republikës së Shqipërisë, ashtu si Shkupi zyrtar vazhdon të lërë në harresë pjesën lindore të Dibrës që u nda nga territori i atdheut në vitin 1913.
Për kujtesë të lexuesve, ndërsa kontrata zyrtare thotë se për 80 kilometra rrugë shtetit shqiptar do të paguaj 260 milionë euro, mediat të ndryshme shkruajnë se kjo shumë është shumë herë më e lartë, deri në 400 milionë euro, të cilat kanë filluar të paguhen nga taksapaguesit dhe do të vazhdojë të paguhen në 10 vitet e ardhshme. Ndërsa rruga akoma nuk ka përfunduar, vetëm Zoti dhe shpura e Kryeministrit e di se sa milionë të tjerë do të shkojnë për ndërtimin e kësaj rruge që është inauguruar disa herë, megjithëse dita e përfundimit të saj duket e largët.
Nga vëzhgimet e fundit në terren, duke parë çfarë është përfunduar, çfarë është në proces dhe çfarë nuk është filluar akoma, mund të themi pa rezerva se kjo rrugë nuk do të inaugurohet, jo vetëm në prill të këtij viti, siç pati premtuar Kryeministi Rama, por as për dy-tre vjet të tjera.
Ka shumë mundësi që ky Kryeministër ta bëjë këtë vepër strumbullarin e fushatës së tij elektorale për mandatin e katërt, i ndihmuar nga kori i bretkosave partiake dibrane, që i bëjnë temenara, ndërkohë që ata dhe tarafet e tyre vazhdojnë të majmen nga tenderat që vazhdojnë të akordohen pa transparencë.

Ndërkohë dibranëve, të cilëve u ka ardhur shpirti në majë të hundës me rrugën e vjetër prej 170 km, ‘gëzohen’ me rrugën e pa përfunduar. Vlen të theksohet se pjesa më e madhe e Rrugës së Arbërit që është në funksionim, nuk ka të ngjarë me video-klipet e stisura të Kryeministrit Rama, që nuk pasqyrojnë të vërtetën, si për volumin e punimeve, ashtu edhe për cilësinë e tyre.
Po kështu, kemi vënë re se nuk ka asnjë komunikim zyrtar ndërmjet Tiranës dhe Shkupit për nisjen e punimeve në Rrugën e Arbërit në Maqedoninë e Veriut.

Mos vallë Kryeministri pret ‘miratimin’ e Skavicës nga publiku që të vazhdojë ndërtimin e Rrugës së Arbërit?!
Disa segmente të Rrugës së Arbërit, edhe pse jo të standardeve të duhura, duke filluar që nga Tirana deri në fshatin Fshat, është në funksionim. Në një shtet normal përdorimi i një rruge që përbën rrezik për pasagjerët, nuk do të ishte lejuar.
Ndërkohë dibranëve, të cilëve u ka ardhur shpirti në majë të hundës me rrugën e vjetër prej 170 km, ‘gëzohen’ me rrugën e pa përfunduar. Vlen të theksohet se pjesa më e madhe e Rrugës së Arbërit që është në funksionim, nuk ka të ngjarë me video-klipet e stisura të Kryeministrit Rama, që nuk pasqyrojnë të vërtetën, si për volumin e punimeve, ashtu edhe për cilësinë e tyre.
Po kështu, kemi vënë re se nuk ka asnjë komunikim zyrtar ndërmjet Tiranës dhe Shkupit për nisjen e punimeve në Rrugën e Arbërit në Maqedoninë e Veriut. Grupi i Lobimit filloi një dialog konstrukiv me drejtues të politikës shqiptare (lokale dhe vendore) në Maqedoni në vitin 2014, dialog që do të rifillojë së shpejti.
Me këtë rast, falënderojmë përkrahësit e peticionit me shpresë se numri i nënshkrueseve do të rritet në Shqipëri, territoret shqiptare në Ballkan dhe diasporë.

Peticioni mund të nënshkruhet këtu: https://www.change.org