Homazh për mësuesin Hajri Ilmi Baruti


Me datën 18 prill 2022 pas një sëmundje të rëndë e të pashërueshme ndërroi jetë kolegu dhe miku ynë, mësuesi Hajri Ilmi Baruti.
Hajriu lindi në Grevë në vitin 1946 në një familje patriotike. Arsimin fillor dhe shtatëvjeçar e mbaroi në fshatin e lindjes. Arsimimin e vazhdoi më tej duke mbaruar shkollën e mesme pedagogjike në Shkodër
Punën si mësues e filloi në vitin 1964 në shkollën Bahute ku punoi për 3 vjet.Pasi kryen shërbimin ushtarak në vitet 1967-1969, rifillon mësimdhënien në fshatin Trepç për shtatë vjet (1970-1977).Në vitin 1977-1980, Hajriun e transferojnë si mësues në Tuçep.Nga viti 1980-2011 e gjejmë si mësues dhe përgjegjës i ciklit ulët në fshatin Erebarë.
Mësues Hajriu punoi dhe kotribuoi në fushën e arsimit të fëmijëve plot 45 vjet. U pensioua në vitin 2011. Në vitin 1994,për punë të mirë e përkushtim në fushën e arsimit, për rezultate shumë të mira në proçesin mësimor- edukativ, Hajriu është dekoruar me medaljen ”Naim Frashëri”.
Mësues Hajriu është dalluar si një mësimdhënës korrekt,punëtor, dashamirës dhe i afërt me nxënësit.Gjithmonë dallohej për marrëdhënie të mira e korrekte që mbante me prindërit e nxënësve dhe komunitetin.
Jeta e tij u shua. Ai u nis drejt amshimit, duke lënë në hidhërim të thellë familjen, kolegët, miqtë dhe nxënësit e tij të shumtë. Gjithsesi, humbja e njeriut të afërt e të dashur le një boshllëk të madh në komunitet, në shoqëri e sidomos në familje. Iku duke lënë në pikëllim bashkëshorten Shpëtimen,vajzat:Valin dhe Lubin, djemtë: Hynorin,Nardin, Fasliun, nipërit dhe mbesat.
Hajriu gjithmonë të përshëndeste i pari dhe të përcillte me buzëqeshje. Ishte i afrueshëm, i dashur, gjithmonë i gatshëm për të bërë gjithçka për të të ndihmuar. Kontributi i Hajriut për arsimimin e fëmijëve dhe përkushtimi i tij në punë ishte shembullore dhe si i tillë gjithmonë do të mbahet në mend.
Mësues Hajriu do t’i mungojë jo vetëm familjes, por edhe ne ish kolegëve e shokëve e në veçanti nxënësve të shumtë të cilët i mësoi dhe i edukoi ndër vite.
Hajriu ndërroi jetë, por Ai do të jetojë përherë në zemrat e të gjithë atyre që e njohën dhe që ju shërbeu.
Familja dhe miqtë janë krenarë për jetën dhe punën e përkushtuar të mësuesit të palodhur, për kontributin dhe ndihmesën që ka dhënë ndër vite në fushën e arsimit.
Sa shumë njerëz e deshën dhe e respektuan. Këtë e tregoi pjesëmarrja e shumtë në ngushëllime dhe në ceremoninë e varrimit. Nderimin dhe respektin ia bënë jo vetëm të afërmit, miqtë, kolegët, por edhe shumë ish nxënësit e tij të ardhur nga e gjithë Dibra e Tirana.
Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjen dhe miqtë. Të pastë dritë shpirti miku dhe bashkëfshatari ynë Hajri!
Respekt jetës, përkushtimit, punës dhe veprës! Qofsh i xhenetit!
I paharruar kujtimi për Ju!

Kolegët, miqtë:
Avni Fida, Esat Bunguri, Maksim Baruti,
Etem Fida, Adem Bunguri, Nehat Daci, Behar Hoxha, Lazim Fida, Premtim Kryemadhi, Edmond Keta, Ylber Balliu, Isuf Bunguri, Kadri Bunguri, Elham Baruti, Laugjen Bunguri, Veli Spahiu, Hamza Daci, Ismail Tifeku, Nimet Fida. Kapllan Fida, Lulzim Fida.