10 turet shumëditore në qarkun e Dibrës


TURI I ECJEVE NË NATYRË.

Qarku i Dibrës është një zonë e mahnitshme për ecjet në natyrë, ku diversiteti i relievit malorë i jep mundësi për të provuar të gjithëve të pasionuarit ecjen në natyrë, si dhe u jep mundësinë e ngjitjes në malin më të lartë të Shqipërisë, Korabi dhe në parqet me 27 liqenet akullnajore më të shumta në nivel vendi. Një zonë shumë afër metropolit që është aksi Tiranë dhe Durrës, ofron mundësinë më të shpejtë për këtë popullsi të shijojnë bukuritë e natyrës së mahnitshme të luginës së Matit dhe Drinit të Zi, që rrethohen nga këto male të bekuara dhe të bukura.

Tre janë shtigjet kryesore të identifikuar për më shumë se 5 ditë, si: “High Scardus trail” që është një shteg ndër-shtetëror mes Kosovë-Shqipëri-Maqedoni, shtegu “Ulzë-Lurë” që është një shteg që përshkon disa zona të mbrojtura dhe parqe dhe “Shtegu Arbërit” që përshkon gjithë qarkun e Dibrës që nga Mali me Gropa deri në parkun natyror Korab-Koritnik.

1. HIGH SCARDUS TRAIL

Ky shteg ndër-shtetëror Kosovë-Shqipëri-Maqedoni përshkon një pjesë të rëndësishme të territorit të Dibrës, kryesisht zonën e parkut natyrorë të Korab-Koritnik dhe Shebenik-Jabllanicë në Bulqizë. Ky shteg zgjat 7 ditë me ecje.

 Dita 1: Shijo bukuritë e parku kombëtarë Shebenik-Jabllanicë.

– Nisja nga Librazhdi ose nga Struga. Shtegu kalon nëpër bukuritë e parkut kombëtarë Shebenik Jabllanicë, në luginën malorë të Fushë-Studes, ku dhe mund të shijohet dreka e parë në restorantet në këtë zonë. Pastaj ecka vazhdon përgjatë Bulqizës dhe shijohen liqenet akullnajore dhe shumë burime të tjera natyrore të këtij parku. Darka dhe akomodimi në Sebisht ose në bujtina të tjera të zonës së Gollobordës.

Dita 2: Shijoni bukuritë e grykës së madhe dhe fshatit turistik të Zerqanit.

– Ecja vazhdon përgjatë luginës së Zallit të Okshtunit, ku shijohet natyra e bukur dhe vazhdon deri në zonën e krahinës së Zerqanit e cila është e njohur për pyjet e bukura dhe livadhet e shumta. Ndalesë në fshatin Zerqan, ku shijohet dreka dhe bukuritë e këtij fshati që është pjesë e 100-të fshatrave turistik të Shqipërisë. Ecja vazhdon nëpër fushë Bulqizë dhe arrin në fshatin Lepurak te Kulla Hupi, ku është edhe darka dhe akomodimi.

Dita 3: Shijo bukuritë e bjeshkës së Hinoskës, pjesë e parkut natyrorë Korab – Korritnik

– Nisja nga fshati Popinarë dhe vazhdon ngjitja e malit të Valivarit ku shijohet bukuritë e shumta natyrore, pyjet me pishë dhe stanet e Erbarës si dhe e gjithë panorama e luginës së Drinit të Zi. Akomodimi dhe darka në bjeshkën e Hinoskës ke stanet dhe shtëpitë pritëse të Fidallarëve.

Dita 4: Shijo bukuritë e fshatit të gurtë turistik të Rabdishtit.

– Nisja nga stanet e Fidallarëve përgjatë bjeshkës së Hinoskës deri në majën me kufirin me Maqedoninë e Veriut ku shijohet pamja piktoreske e gjithë Drinit të Zi dhe parkut të Mavrovës me luginën e Radikës. Lulet e shumta mjekësore dhe tufat e bagëtive e shtojnë bukurinë e bjeshkës. Zbritja bëhet nga pjesa e bjeshkës së Rabdishtit për në fshat që është një nga 100-të fshatrat turistikë të Shqipërisë dhe dallohet për shtëpitë dhe rrugicat me gurë. Akomodimi dhe darka në Rabdisht te Bujtina Sabriu dhe Goleci.

Dita 5: Shijo bukuritë e bjeshkës së Gramës, Perla e Dibrës.

– Nisja nga Rabdishti dhe ecja përgjatë bjeshkëve të Skërtecit, Zimurit dhe arritja në Bjeshkën e Gramës, ku mund të shijohet bukuritë e shumta natyrore të kësaj bjeshke si bjeshka e Zonjave, Shllinasi, krasta e bardhë e Gramës, guri i kuq, guri i pëllumbave dhe liqeni i Gramës. Akomodimi dhe fjetja tek kampingu i staneve të Kaloshëve dhe stanet e Dede.

Dita e 6: Shijo bukuritë e bjeshkës së Shehut dhe fshatin turistik të Radomirës.

– Nisja nga Grama kalon rrëzë malit të Gramës dhe vazhdon në pyjet e Sllatinës përgjatë Portave të Korabit dhe arrin në Bjeshkën e Shehut e cila është një nga bjeshkët më të bukura në Shqipëri. Nga Bjeshka e Shehut për nga pjesa e Gipsit të Korabit bëhet zbritja në fshatin turistik të Radomirës, rrëzë majës së Korabit ku do të jetë dhe akomodimi dhe darka tek bujtina Korabi dhe hotel Radomira.

Dita 7: Ngjitja në majën e malit të Korabit, mali më i lartë në Shqipëri

– Nisja në mëngjes nga fshati Radomirë në drejtimin e fushës së Korabit, ku mund të shijoni pamjen e mrekullueshme të kësaj bjeshke dhe pastaj vazhdon në gropën e panairit që është një nga monumentet e natyrës dhe ngjitja e majës së Korabit. Kthimi bëhet nga ana e Cerenit dhe shikohen shumë monumente natyre të malit të Korabit.

– Nisja nga Radomira për Tiranë bëhet nga rruga nacionale Peshkopi – Kukës, ose turi i ecjes në mal mund të vazhdojë dhe për 3 ditë të tjera për në Topojan të Kukësit dhe në malin e Sharit në Brezovicë të Kosovës.

  1. SHTEGU ULZË-LURË

Dita 1: Shijoni bukuritë e parkut rajonal të Ulzës

– Nisja nga Tirana dhe arritja në Ulzë. Vizitë në qytezën e Ulzës, bukuritë e qytezës, kisha, Zyra Informacionit Turistik dhe ecje në kodrat përreth qytezës. Dreka dhe pushimi në lokalet në Ulzë.

– Ecje në shtigjet e parkut rajonal të Ulzës. Ecja mund të harmonizohet edhe me vozitje në liqenin e Ulzës dhe arritja në Laç-Bruç. Akomodimi dhe darka në Laç-Bruç.

Dita 2: Shijoni bukuritë natyrore të zonës së mbrojtur Zall Gjocaj

– Vizitë në bukuritë e Laç-Bruçit, burimet ujore të Shutresë, shpellat dhe bukuritë e tjera. Dreka me katering me vete.

– Vizitë në bukuritë e malit të Mbasdejës dhe fshatit të Macukullit, ku shijohet jeta në fshat, kullat dhe lëndinat. Darka dhe akomodimi në familjet e fshatit në Macukull.

Dita 3: Shijoni bukuritë e liqeneve akullnajore të Lurës

– Nisja nga Macukulli përmes fushës së Pelave dhe ku vizitohen me ecje bukuritë e liqenit të luleve dhe liqeneve të tjerë të parkut kombëtarë të Lurës. Akomodimi në darkë në Hotel Lura ose bujtinat në Lurë.

Dita 4: Shijo bukuritë e parkut kombëtarë të Lurës dhe kanionet e Setës.

– Nisja nga fshati turistik i Fushë Lurës, për në Arras. Vizitë në pllajën e Lanë-Lurës dhe bukurive të tjera të malit të Runjës dhe parkut të Lurës. Pastaj shikon bukuritë e Çidhnës dhe kanioneve të Setës, me ujëvara dhe kanione të thella. Akomodimi dhe darka te kulla e Vladimir Markut (Bujtina Arbëri).

  1. SHTEGU I ARBËRIT

Dita 1: Shijo bukuritë e parkut kombëtarë të mali me Gropa – Bizë i Martaneshit

– Nisja nga Tirana deri në Malin me Gropa. Ecje dhe ngjitje në malin me Gropa dhe në pjesën e Murrizit të zonës së Xibrit. Shijimi i bukurive të malit të Xibrit dhe lëndinave të kësaj treve. Akomodimi dhe darka tek bujtina “Mulliri” i Avni Hysës në Xibër.

Dita 2: Shijo bukuritë e malit dhe liqeneve të Balgjajt

– Nisja me furgon nga Xibri dhe disa ndalesa për të shijuar vlerat e pasura të traditës dhe bukuritë e fshatrave të Klosit. Nga fshati Crrujë fillon ecja për në malin e Balgjajt dhe me ecje shikohet e gjithë panorama e mrekullueshme e luginës së Lumit Mat dhe bukuritë natyrore të malit të Balgjajt dhe bjeshkëve si dhe liqeneve akullnajore në këtë mal. Akomodimi dhe darka në stanet dhe kampingjet në Balgjaj.

Dita 3: Eksploro bukuritë e malit të Bulqizës.

– Nisja nga liqenet e Balgjajt për në malet e grykës së Bulqizës, ku shikohet diversiteti natyror i relievit dhe pasuritë e shumta të florës dhe faunës së zonës. Ecja vazhdon deri në fshatin Lepurak ku dhe bëhet akomodimi dhe darka te Kulla Hupi.

Dita 4: Eksploro bukuritë dhe legjendat e malit të Bardhë dhe Grykës së Vogël.

– Nisja nga Kulla Hupi dhe ngjitja në Malin e Bardhë kur eksplorohen bukuritë e shumta natyrore të këtij mali dhe mund të shikohen disa rrënoja fortifikimesh të kohës së Skënderbeut. Nga Mali i Bardhë panorama e gjithë luginës së Drinit të Zi është si në pëllëmbë të dorës. Pastaj zbritja nga mali i Bardhë bëhet në fshatin Bllacë, ku vizitohet dhe teqeja e Bllacës dhe bukuritë e shumta të Grykës së Vogël që nga fermat, stanet dhe ferma e peshkut në Kovashic. Akomodimi dhe darka në hotelet e Shupenzës ose të Maqëllarës.

Dita e 5: Shijo bukuritë e malit të Kërçinit, pjesë e parkut natyror Korab-Koritnik.

– Nisja nga fshati turistik i Kërçishtit të Epërm, ku mund të vizitohen kishat që janë monumente kulture në këtë fshat. Nga fshati bëhet ngjitja e malit të Kërçinit, ku janë një sërë monumentesh natyre në këtë mal dhe pasi arrin në majën e malit ndodhet rrënojat e kishës së Shën Ilias dhe panorama nga maja e malit është e mrekullueshme, ku shikohet e gjithë lugina e Drinit të Zi dhe Radikës. Kthimi nga fshati Pocest dhe akomodimi me darkën në hotelet dhe bujtinat në Maqellarë.

Dita 6: Shijo bukuritë e zonës së Maqellarës dhe Drinit të Zi

– Vizitë në kalanë e Grezhdanit dhe në luginën e Drinit të Zi në Gradec dhe përgjatë luginës së Drinit arrin në Topojan, ku dhe shijon drekën buzë Drinit tek Pajtim Beca, që është edhe parku i bletëve. Nisja për në Tiranë me makinë.

  1. TURI I FERMAVE DHE

AGRO-TURIZMIT

Dita 1: Shijo dhe provo prodhimet BIO dhe mikpritjen dhe kulinarinë e pasur të zonës së Matit

– Nisja nga Tirana në aksin e rrugës Rreshen – Burrel dhe ndalesa e parë në fermën e Peshkut në Laç-Bruç tek Alban Neziri. Shijimi i bukur i natyrë së këtij fshati dhe burimeve të ujit të Shutresë. Dreka tek ferma e Peshkut.

– Nisja nga Laç-Bruç për në Kurdari, ku vizitorët do të kenë mundësinë e njohjes së fermave në këtë fshat, me plantacionet e vreshtarisë, kantinën e verës dhe plot surpriza të tjera nga fshati. Darka dhe akomodimi tek Bujtina “Kërcova” në Kurdari.

Dita 2: Eksploro produktet cilësore dhe gatimet tradicionale të zonës së Klosit dhe Bulqizës.

– Vizitë në baxhot e Klosit dhe në punishtet e përpunimit të lëngjeve, si dhe në disa ferma me vreshta autoktone të zonës së Klosit. Dreka në Klos tek Vëllezërit Doka.

– Nisja për në Bulqizë dhe njohja me fermat në Fushë Bulqizë dhe baxhon dhe fermat e peshkut në Zerqan. Darka dhe akomodimi në Kullën Hupi.

Dita 3:  Njihuni me produktet e larmishme të fermave bujqësore, natyrën, produktet tradiocionale dhe gatimet tradicionale të Dibrës.

– Vizitë në agro fermat në Maqellarë si ke plantacionet e fermës Agolli në Kërçisht, baxho e vëllezërve Piku në Allajbegi dhe ferma dhe fidanishtja e Zija Keshi në Majtarë. Dreka tek restoranti dhe parku i bletëve Pajtim Beça.

– Nisja për në Peshkopi dhe ndalesa te ferma e vëllezërve Mehmeti në Trepçë, baxho “Korabi” në Melan dhe shijimi i parkut agro-bujqësorë në Llasen të Peshkopisë. Akomodimi dhe darka te Agro-Zerja, ku mund të shikohet punishtja e jufkave, dyqani i prodhime artizanale të frutave dhe bujtina e mrekullueshme.

Dita 4: Njihuni me mikpritjen dhe bujarinë e fshatit

– Vizitë në Luginën e Shërimit, te kompleksi balnear i Llixhave të Peshkopisë ku njihen me burimet e ngrohta termale dhe burimet e ujit të ftohtë, si dhe ambientet e qendrës së trajtimit balnearë të Peshkopisë. Gjithashtu, mund të vizitojnë edhe mullirin e ujit të ftohtë që bluan drithin e banorëve të zonës. Dreka te lokalet e zonës që shquhen për gatime dhe peizazhin natyror.

– Nisja për në fshatin turistik të Rabdishtit, ku mund të vizitojnë fshatin dhe fermat me patate, plantacionet e pemëve frutore, që nga mollët dhe deri te arrat, si dhe bujtinat në fshat. Darka dhe akomodimi te “Guest House Sabriu” dhe Bujtina “Goleci”.

Dita 5: Shijoni produktet agro-turistike të zonës së Dibrës dhe mikpritjen baritore të Korabit

– Vizitë në punishten e lëngut të mollës Eliksir në Rashnapojë dhe vizitë në punishten e jufkave në Vakuf, vizitë dhe drekë tek ferma e Peshkut në Arras.

– Nisja nga Arrasi dhe ndalesë e parë tek punishtja e frutave të thata dhe rakisë së kumbullës “Kaza” në fshatin Rrenx. Vizitë dhe ndalesë në baxhot në Radomirë. Darka dhe akomodimi tek Bujtina Korabi ose Hotel Radomira në këtë fshat.

Dita 6: Një eksperiencë që duhet me e provuar

– Kthimi për në Tiranë nga rruga nacionale e Kukësit, ose nga aksi i rrugës së Arbërit.

  1. TURI HISTORIK “NË GJURMËT 

E SKËNDERBEUT”

Dita 1: Të njihemi me historinë e pasur të zonës së Matit

– Nisja nga Tirana në rrugën e Arbërit, pushim dhe mëngjes tek Bujtina Mulliri në Gurë të Bardhë, 

– Vizitë në rrënojat e kalasë së Petralbës dhe muzeu i Pjetër Budit në Klos, dreka në Gurë të Bardhë ose te Vëllezërit Doka në Klos.

– Vizitë në muzeun e qytetit të Burrelit dhe kafe tek lulishtja e mbretëreshës Geraldinë në Burrel;

– Vizitë në sarajet e Mbretit Zog dhe fjetja dhe darka tek Bujtina Kërcova në Kutari. 

Dita 2: Njohja me betejat e Skënderbeut në Fushë Bulqizë

– Nisja nga Bujtina “Kërcova” dhe ndalesa e parë në Bulqizë tek monument ii Skënderbeut, njohja me betejat e Skënderbeut, legjendat dhe dreka në Fushë-Bulqizë tek pishat.

– Njohja me rrënojat dhe legjendat në malin e Bardhë, darka dhe qëndrimi tek Kulla Hupi.

Dita 3: Trashëgimia historike dhe kulturore e qytetit të Peshkopisë

– Nisja nga Kulla Hupi, për në Peshkopi. 

– Ndalesa e parë në fshatin turistik Kërçisht ku njihen me Kishat dhe monumentet e kulturës. Pushim kafeje në Maqellarë dhe një ndalim tek kalaja e Grezhdanit, e fisit Ilir të Penestëve.

– Dreka tek bujtina e Jufkave Zerja.

– Turi i qytetit të Peshkopisë, ku vizitohet lagja e vjetër, muzeu i historisë dhe pavionet e etnografisë, pallati i kulturës, monumenti i të përdjekurve politikë, monumenti i Skënderbeut,  zyra e informacionit turistik dhe atraksione të tjera turistike në Peshkopi.

– Darka dhe akomodimi në bujtinat dhe hotelet e qytetit të Peshkopisë.

Dita 4: Vendet, toponimitë dhe muzeu i familjes së Kastriotëve në zonën e Kastriotit

– Nisja nga Peshkopia te fshati Kastriot: vizitë në vendet toponimike të familjes së Kastriotëve në këtë fshat. Vizitë në monumentin e betejës së Torviollit në fushë Kastriot.

– Vizitë në Kepin e Qytetit dhe drekë tek Kulla e Vladimir Markut, “Bujtina Arbërit”.

– Vizitë tek muzeu i familjes së Kastriotëve në fshatin Sinë. Akomodim dhe darkë tek kulla e Arbërit në Arras, ose kthimi në Peshkopi ku është edhe darka e akomodimi.

Dita 5: Lugina e Shërimit me pasuritë e saja historike dhe natyrore

– Vizitë në Luginën e Shërimit, te burimet termale të Llixhave dhe rrënojat e gradishtës së Qytezës në Bellovë.

– Dreka dhe vizitë në fshatin e gurtë të Rabdishtit.

– Nisja dhe kthimi në Tiranë.

  1. TURI KULTURORË I KULLAVE TË ARBËRIT.

Dita 1: Eksploro Kullat e Matit, si dëshmi e vlerave kulturore dhe tradicionale të kësaj treve.

– Nisja nga Tirana rruga kryesore nga Miloti, ku shijon bukuritë e natyrës së mrekullueshme të luginës së Shkopetit. Ndalesa e parë në qytezën e Ulzës ku njihesh me bukuritë e kësaj qyteze, traditën, kishën dhe zyrën e informacionit turistik dhe shijon me kafe pamjen e mrekullueshme të liqenit të Ulzës.

– Vizitë në kullat tradicionale të Bushkashit (fshat turistik) në anë të liqenit dhe ku njihesh me historinë dhe vlerat arkitekturore te këtyre kullave. Në Bushkash shijon dhe drekën me peshkun e liqenit të Ulzës.

– Ndalesë në qytetin e Burrelit ku njihesh me muzeun historik në Burrel, me arkitekturën e qytetit të Burrelit, ndërtesa e Bashkisë dhe një kafe tek lulishte e mbretëreshës Geraldinë.

– Drekë në bujtinën “Kërcova” në Kutari dhe vizitë në kullat e këtij fshati.

– Vizitë ne kullat e fshatit Gurë dhe darka dhe akomodimi tek Kulla “Gjini” ose kulla “Muharremit”.

Dita 2: Kullat e Klosit një pasuri dhe larmishmëri e arkitekturës tradicionale Arbërore

– Nisja nga  fshati Gurrë, për në Xibër, ku njihen me stilin e veçantë të kullave në këtë zonë. Vizitë në disa kulla, rrënojat e kalasë së Petralbës dhe në muzeun e Pjetër Budit. Dreka tek Bujtina “Mulliri” i Avni Hysës në Xibër.

– Nisja nga fshati Xibër dhe ndalesë e parë në kullat e fshatit fshat në Klos dhe arritja në Fushë Bulqizë. Vizitë në teqenë e Begtashive në Fushë Bulqizë, vizitë në disa kulla të zonës dhe ndalesë për akomodim dhe darkë tek Kulla Hupi, një kullë 200 vjeçare. 

Dita 3: Kullat e Bulqizës dhe Dibrës dhe monumentet kishtare si dëshmi e stilit bizantin

– Nisja nga Kulla Hupi, vizitë në fshatin turistik të Zerqanit dhe kullat e këtij fshati dhe shijim i një kafeje në këtë fshat. 

– Nisja nga fshati Zerqan dhe vizitë në xhaminë e Allbegisë, kishat e Kërçishtit dhe kalanë e Grezhdanit. Dreka tek Agro-Zerja në Peshkopi.

– Vizitë në fshatin e gurtë në Rabdisht, një nga 100-fshatrat turistikë të vendit. Ecje në rrugët me kalldrëm dhe shpitë e gurit. Akomodimi dhe darka në Bujtinën sabriu dhe Goleci.

Dita e 4: Tradita e pasur zakonore e Kullave të Dibrës së poshtme 

– Nisja nga Rabdishti dhe vizitë në Kulla e Zunës në fshatin Sohodoll dhe kullat e Kaloshit në fshatin Kandër në Kastriot. Dreka në kullat e Vladimir Markut, “Bujtina Arbëri”, në Arras. 

– Nisja nga Arrasi, ndalesë në fshatin Çidhën për t’u njohur me kullat e këtij fshati dhe ngjitja për në Fushë Lurë. Vizitë e Kullave të Lurës, si Kulla e Tolles, Kulla e Doçit, Kulla e Koçekut dhe kullat e tjera. Akomodimi dhe darka ke hotel Lura ose bujtinat e zonës.

Dita 5: Kullat e Mirditës pjesë e pasur e arkitekturës sonë. 

– Nisja nga Lura dhe shijimi i zonës së Mirditës, me kullat karakteristike. Një ndalesë te kantina e verës së Arbërit, ku në afërsi të saj mund të shijohet dhe dreka dhe arritja në Tiranë.

  1. TURI I BIÇIKLETAVE MALORE

Dita 1: Shijo me biçikletë parkun kombëtarë të Qafë Shtamës

– Nisja nga Tirana për në Krujë dhe kalon nëpër rrugën e parkut të Qafë Shtamës ku konsumohet dhe dreka. 

– Arritja në Mat dhe ndalesa për darkë në Gurrë tek Kulla Gjini, ose në Burrel ke Vila Bruçi, ose në Kurdari tek Bujtina “Kërcova”.

Dita 2: Shijo bukuritë e maleve të Dibrës në Selishtë dhe Luzni

– Nisja nga Mati përgjatë rrugës së Qafë Murrës dhe ndalesa në Selishtë për drekë. Ecja përgjatë grykës së Murrës dhe arritja në Peshkopi. Akomodimi dhe darka në hotelet ose bujtinat e Peshkopisë.

Dita 3: Shijo bukuritë e malit të Korabit

– Nisja nga Peshkopia për në Radomirë ku vizitorët do shijojnë bukuritë e Korabit. Ndalesa për drekë dhe akomodimi do të jenë në lokalet dhe bujtinat e Radomirës. Shtegu kalon në parkun natyror Korab – Korritnik. 

Dita 4: Shijo dhe provo bukuritë e natyrës së Rabdishtit mikpritjen tradicionale të këtij fshati turistik

– Shtegu i biçikletave malore Hinoskë – Rabdisht. Dreka dhe ndalesa e parë në Hinoskë ke stanet e Fidallarëve dhe ngjitja e malit të Valivarit dhe kthimi në fshatin Rabdisht ku do të jetë dhe akomodimi dhe darka.

Dita 5: Shijo bukuritë dhe mikpritjen e maleve të Bulqizës

– Nisja nga Rruga nacionale Peshkopi – Tiranë në Shupenxë për në fshatin Zogje dhe ngjitja për në fshatin Bllacë dhe kalimi i malit të Bardhë për në fshatin Lepurak dhe darka dhe akomodimi në Kullën Hupi.

Dita 6: Shijo bukuritë e rrugës së Arbërit

– Nisja për nga Rruga e Arbërit për në malin me Gropa, ndalesë në Xibër për drekë tek Bujtina “Mulliri” i Avni Hysës dhe arritja në Tiranë. 

 

  1. TURI I LIQENEVE AKULLNAJORE ME MOTORA DHE MAKINA 4X4

Dita 1: Eksploro traditën vendase dhe adrenalinën e udhëtimit në 27 liqene akullnajore

– Arritja në Arras nga rruga nacionale e Kukësit ose drejtim tjetër. Darka dhe akomodimi në Arras ose në Peshkopi.

Dita 2: Eksploro bukuritë e fshatit turistik të Fushë Lurës dhe terrenit malorë përreth saj

– Nisja për në Lurë nga pjesa e Grykë Nokës dhe vizitë në pllajën e Lan Lurës dhe në pjesën e Fushë Lurës, Krej Lurë, Borie Lurë dhe darka e akomodimi në Fushë Lurë tek hotel Lura ose bujtinat.

Dita 3: Ekploro bukuritë dhe adrenalinën e liqeneve akullnajorë të Lurës, Kacnisë dhe Balgjajt.

– Nisja nga Fushë Lura përgjatë parkut të Lurës dhe vizitë tek 7 liqenet e Lurës dhe nga Fusha e Pelave kalon në Kacni dhe shikon liqenet akullnajore të Kacnisë dhe Balgjajt. Akomodimi dhe fjetje nga stanet e Balgjajt ose lokalet e minatorëve në Kacni.

Dita 4: Ekploro bukuritë e liqeneve akullnajore të Bulqizës dhe adrenalinën e rrugëve të minierave

– Lëvizja nga liqenet e Balgjait për në Bulqizë përgjatë rrugëve të shfrytëzimit të minierave dhe pyjeve dhe vizitë në liqenet akullnajore të Dhoksit, Sopajve, Liqeni Zi, Liqeni Sopotit, e tj. Darka dhe akomodimi në Bulqizë tek hotelet e qytetit dhe tek Kulla Hupi.

Dita 5: Ekploro bukuritë e parkut kombëtarë Mali me Gropa – Bizë i Martaneshit.

– Nisja nga Bulqiza, zbritja në Klos dhe përgjatë rrugës së vjetër të Arbërit vizitohen bukuritë e parkut të Bizë e Martaneshit – Mali me Gropa. Dreka në Xibër tek Bujtina “Mulliri” i Avni Hysaj dhe kthimi në Tiranë.

  1. TURI I SHPELLAVE

Dita 1: Eksploro bukuritë shpellave të Laç-Bruçit

– Nisja nga Tirana përgjatë aksit rrugor që kalon në Rrëshen dhe ndalimi në fshatin Laç-Bruç. Vizitë në 3 shpellat e famshme të këtij fshati, siç janë shpella e Valit, shpella e Nezirit dhe shpella e Kputës. Një ditë e harxhuar për vizitën e këtyre shpellave. Dreka, darka dhe akomodimi në Lac Bruç ose qëndrimi në Suç për akomodim tek Bujtina Kërcova.

Dita 2: Eksploro të fshehtat e shpellave dhe historitë e tuneleve në zonën e Suçit

– Vizitë në shpellën e Allamanit në Suc dhe disa tunele në zonën e Suçit. Dreka dhe pushimi në Bujtinën Kërcova.

– Vizitë ne shpellat e Xibrit dhe akomodimi dhe qëndrimi tek Bujtina “Mulliri” në fshatin Xibër.

Dita 3: Eksploro misterin dhe përvojën e galerive në minierat e Bulqizës

– Vizitë dhe njohje me galeritë dhe minierat e Bulqizës. Vizitë në fshatin Lepurak dhe njohje me shpellën e Hoxhës në këtë fshat. Dreka tek Kulla Hupi.

– Vizitë në shpellën e Gjurasit në Shupenzë dhe qëndrim dhe akomodimi në hotelet e zonës së Shupenzës. 

Dita 4: Eksploro shpellat misterioze të kanionit të Setës

– Vizitë dhe qëndrim tek shpellat e kanionit të Setës. Janë rreth 17 shpella në këtë zonë dhe më të njohurat mund të eksplorohen përgjatë një ditë. Darka dhe akomodimi tek Kulla e Vladimir Markut, bujtina “Arbëri”. 

 

  1. TURI I RAFTING NË LUMIN MAT DHE DRINI I ZI

Dita 1: Shijo me kanoe bukuritë e Shkopetit dhe të Ulzës

– Nisja nga Tirana dhe ndalesa e parë në Shkopet dhe Ulzë ku mund të shijohet me kanoe bukuritë e Shkopetit dhe të liqenit të Ulzës, që janë bukuri të rralla dhe pjesë e parkut rajonal të Ulzës. Dreka dhe akomodimi në Ulzë.

Dita 2: Shijo me rafting bukuritë dhe adrenalinën e Drinit të Zi.

– Nisja nga ura e Topojanit dhe përshkon gjithë luginën e Drinit të Zi me pamje të bukura në Topojan dhe me adrenalinë në kanionet e Gradecit. Pushimi i drekës tek kamping i fluturave në Hotesh tek Labinot Murrja. Në këtë tur shijohet me ecje dhe kanioni i fluturave ne grykës e Gurrës së Mazhicës dhe udhëtimi me rafting vazhdon në Selane dhe në Katund të Ri në Luzni ku mund të konsumohet ushqim ose kafe tek restorant Damzi. Pastaj me makina bëhet kthimi në Peshkopi përgjatë fermave dhe bukurive të fshatit Dohoshisht. 

Përgatiti: Besnik Alku (ALCDF)