“Mexhit Capa dhe krahët e fisit”, një monografi studimore e Mevlud Bucit


Historia e fisit Capa është historia e ndritur e një fisi që luftoi për qëndresë dhe mbijetesë ndaj të huajit, sidomos ndaj pushtuesit serb.

Në librat e tij, Mevlud Buci mbështet në një lëndë jetësore të pasur, në gjurmime të jetës së njerëzve, të traditave, bën lidhje të viteve të shkëputura për shkak të dramave dhe lëvizjeve (fisi Capa lëvizi nga Katër Grykët dhe u vendos në Dibër të Madhe), evidenton të shkuarën dhe të sotmen duke krijuar marrëdhënie kohore dhe hapësinore mes tyre, po kështu ngre lart njerëz të suksesit që kanë çarë në jetën e tyre përmes punës dhe ndershmërisë. Këta njerëz të suksesit autori i shqyrton dhe spikat tek ta humanizmin, bujarinë, mirësinë, vlerën e tyre kombëtare dhe humane në shërbim të njerëzve në nevojë. I tillë është edhe Mexhit Capa, njeriu-bujar i Dibrës së Madhe dhe për këtë bindemi gjatë leximit të librit.

Nga Qazim Shehu

Libri “Mexhit Capa dhe krahët e fisit” i autorit Mevlud Buci, është libri i tij i tridhjetë, një monografi e shkruar me kompetencë faktologjike dhe me trajtesë të veçantë me shumë vlera. Që në fillim, autori na shpjegon se cila ishte arsyeja pse e shkroi këtë libër. Sipas tij dhe asaj ç’ka duket se është më e drejtë:”Historia e gjurmëve të fisit është historia e atdheut”. Kjo sentencë ka një kuptim domethënës sot në kohërat e reja, kur mjaft gjëra hutohen nga moderniteti ynë. Duke u ndalur në këtë rrjedhë mendimesh, të cilat vetvetiu ta krijojnë imazhin e individit dhe të kohërave në kuptimin përbashkues, nuk ka sesi të mos e vlerësosh këtë sentencë të rëndësishme, e cila mbetet shumë e vlerëshme dhe domethënëse.
Në librat e tij, Mevludi, (ky dhe të mëparshmit) mbështet në një lëndë jetësore të pasur, në gjurmime të jetës së njerëzve, të traditave, bën lidhje të viteve të shkëputura për shkak të dramave dhe lëvizjeve (fisi Capa lëvizi nga Katër Grykët dhe u vendos në Dibër të Madhe), evidenton të shkuarën dhe të sotmen duke krijuar marrëdhënie kohore dhe hapësinore mes tyre, po kështu ngrë lart njerëz të suksesit që kanë çarë në jetën e tyre përmes punës dhe ndershmërisë. Këta njerëz të suksesit autori i shqyrton dhe spikat tek ta humanizmin, bujarinë, mirësinë, vlerën e tyre kombëtare dhe humane në shërbim të njerëzve në nevojë. I tillëështë edhe Mexhit Capa, njeriu-bujar i Dibrës së Madhe dhe për këtë bindemi gjatë leximit të librit.
Historia e fisit Capa është historia e ndritur e një fisi që luftoi për qëndresë dhe mbijetesë ndaj të huajit, sidomos ndaj pushtuesit serb. (Sal Capa, në tetor 1913 me nipa dhe vëllezër e kushërinj sulmoi dhe asgjësoi 6 topçinj serbë dhe doli fitimtar, f. 9). Po kjo e dhënë dhe të tjera që lexuesi do t`i gjejë me bollëk në libër dëshmon për luftën e pandërprerë patriotike të Dibrës në tërësi, e cila ka qenë historikisht një krahinë e ekspozuar ndaj sulmeve të huaja, një luftë me faqe të ndritura të heroizmit masiv dhe të individëve të veçantë, krerë të organizimit të kryengritjeve popullore.
Në faqet e librit, me hulumtime mbushamendëse, autori bën një përvijim të shpejtë dhe konciz të lashtësisë së Katër Grykëve, të lëvizjeve të fiseve, po kështu, aty nga mesi i librit do të gjejmë edhe pemën gjenealogjike të tyre, e cila jepet në mënyrë të detajuar dhe me kuptimësi. Dhe nga këto gjurmime rezulton se kjo trevë ka qenë “e populluar që në shekullin XI(p. e. s dhe mjaft toponime janë iliro-romake), të cilat autori i përmend.
Autori është i detyruar t`i bëjë këto shpjegime, për tëvijuar pastaj në rrugëtimin e tij historiko-letrar, në përvijimin e kuadrateve rrethanore të lëvizjeve të fisit Capa dhe për të na treguar se gjërat nuk janë rastësore, por ata e kanë themelin në një traditë të fortë të të parëve. Duke ardhur në kohërat e mëvonshme, autori vëren se kjo traditë ka vijuar gjithnjë të qëndrojë në forcimin e saj vetëm në një kah:ruajtjen e vlerave. Këtu spikatin sidomos ngjarjet që vijnë në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, ku autori spikat disa figura nga Selishta(Molla Limani, Molla Hoxhë Buci) të përmendura dhe të trajtuara gjerësisht këto figura në librin e tij momografik për Hoxhë Bucin.
Ky sfond kohor me ngjarje të shumta, luftëra dhe përpjekje, nuk mund të kuptohet veçse si rrjedhë e vëshirë e atyre ngjarjeve dramatike, të mbruajtura me sakrifica e vullnet për të ruajtur etninë dhe qenësinë kombëtare.
Në përshkrimin e figurës së Mexhit Capës(për të çilin është shkruar edhe libri), autori, pasi bën një biografi jetësore të tij(f. 32-35) arrin të spikatë formin intelektual, cilësitë e personalitetit, si: korrektësia, guximi, mençuria, në ndërmarrjen e projekteve të rëndësishme , të cilat sjellin sukses, por kanë edhe risk, siç është ndërmarrja e Banjave të Dibrës. Në përshkrimin e figurës së njeriut të suksesit në biznes, Buci nuk harron të evidentoj faktin e portretit të njeriut të punës dhe të hapjes së mundësive për të tjerët(numri i punëtorëve në këtë ndërmarrje 250 vetë).
Kjo është njëra anë e personalitetit të Mexhit Capës, që autori e pasqyron me një përshkrim të shkurtër duke qëmtuar vetëm detajet më interesante. Natyrisht mbetet një anë e rëndësishme, duke theksuar rëndësinë e një njeriu me tiparet e punës, prej nga burojnë edhe cilësitë e tjera që sjellin dobi për vete dhe për të tjerët. Puna është shëndeti më i fuqishëm moral dhe ajo çfarë përbën burimin e këtij shëndeti.
Për punë e tij dhe ndihmesën që ka dhënë, Mexhiti ka marrë shumë mirënjohje nga organizata të ndryshme, si nga Veteranët e UÇK-së, nga Klubi i Karatesë, Dibër, si dhe Cerifikatën e Mirënjohjes nga Presidenti i Shqipërisë. Këto mirënjohje vijnë si ecuri e vazhdueshme e vlerësimit të merituar për njerëz të punës dhe të suksesit.
Duhet thënë se Buci e ka parë figurën e tij jo vetëm si njeri të suksesit, me ç`rast: biznesmen, por edhe si një figurë humane dhe me përgatitje të lartë profesionale, si një figurë e përmendur për mjaft çilësi të cilat lidhen me traditën, prejardhjen dhe ruajtjen e identitetit shqiptar, të cilin ai e manifestron aq bukur në veprimtarinë e tij. Kjo ka bërë që emri i tij të përmendet me respekt “në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë, si një organizator i zoti i Odës Ekonomike dhe dibranofil”(citim nga autori f. 87).
Janë një numër poezish të shkruara për Mexhit Capën nga Mevlud Buci, autor i disa librave me poema dhe balada. Në baladën”Burri i dibranisë”, kushtuar Salë Xhemail Capës, i cili bashkë me vëllanë Destanin, me djem e nipër më 1913 asgjësoi topçinjtë serbë, lexojmë:”Në luftim/trup me trup/si shqipja arbnore/asgjësoi topçinjtë/Brenda në llogore”. Dhe ja sa bukur e karaketrizon portretin e Mexhit Capës në një baladë kushtuar atij:”Në ballë tëçdo shqote/porsi shqiponja/nëpër epoka/Mexhit Qazimi/Me dritë djerse/dritë jehonë/vrull i pandalur/si valë Drini”. Në poezinë tjetër”Dritë arbnore”, kushtuar Bajram Xhetan Capa, poeti do të shprehet:”Bajram Dibra/zëi shtrëngatës/zgalem kunore/Bajram Xhetani/Bir i Capës/Dritë arbnore”. Në mjaft poezi, balada, ndihet toni panegjirik-vlerësues për fisin Capa, për figura të ndritura të këtij fisi(Kujtim Capa, Naile Capa, Lahim Capa, Malë Capa, Dalip Capa etj).
Libri është konceptuar duke vënë në qendër të tij figurën e Mexhitit, por pa harruar njerëzit e tjerë të fisit, Mexhitin me familjen, fëmijët e vet të shkolluar e të sukseshëm, por edhe kushërinj e njerëz të afërt, si një fis që e përbashkon dashuria për gjenezën si kujtesë krenare(për Katër Grykët), dashuria për truallin, për jetën, për punën, duke konturuar e mbajtur në stad të mirëfilltë lavdërues disa vlera dhe tipare të qenësishme, si njerëz me rrënjë të forta në histori.
Natyrisht duke e ndërtuar librin me këtë strukturë tematike, Buci ka arritur të na krijojë imazhin e plotë të njeriut të sotëm e në kohë duke e parë zhvillimin e personalitetit të tij të ndërlidhur me truallin, traditat, rrethanat, regjimet, por edhe me ndarjet administrative shtetërore e rajonale. Ai ka dashur të tregojë dhe ia ka arritur qëllimit ta shprehë shkencërisht këtë, se njeriu sa zhvillohet si qenie individuale, aq kuptohet dhe shihet si qenie kombëtare dhe social-kulturore e tij, duke na dhënë një portret të plotëtë Mexhit Capës, por edhe të fisit të tij, të kohës, viteve, rrethanave dhe shfrytëzimit të tyre.
Libri ka një ritëmleximor mjaft të kënaqshëm, duket se Mevlud Buci ka shfrtytëzuar mirë një lëndë të pasur jetësore të siguruar nga arkivat dhe sistemimet e tij nëpër kohë, nga kontaktet e drejtpërdrejta, nga vëzhgimet e kohërave të reja dhe nga të stërviturit e penës për të shkruar monografi. Shkruar me një stil të rrjedhëm ku lakonizmi i frazës të bën përshtypje dhe njëkohësisht me një korrektesë në citime e referime, ai të tërheq pikërisht për këtë, por edhe të frymëzon për ngrohtësinë dhe sinqeritetin e rrëfimit. Udhëtimi nëpër kohë dhe gjetja e fillit të tyre, për të kuptuar dhe kapur filozofinë e jetës del përmes njohjes së kohës dhe shpalosjes së vlerave të saj, të cilat manifestohen në qëndresën morale të njeriut malësor i cili në kërkim të një jete më të mirë di t`i derdhë e kanalizojë energjitë e tij në dobi të vetes e të të tjerëve, duke u bërë model për të tjerët. Dhe ky është Mexhit Capa, dhe Buci që ka shkruar një monografi që e shpalos bukur figurën e tij, në mënyrë bindëse e me një stil të rrjedhshëm.