Poetët nuk vdesin

Islami na iku dhe tani që nuk e kemi, kujtohemi për të me një ndiesi brenge në shpirt: sa pak ndejtëm me të, sa pak biseduam. Kur herë-herë e shikonim që kalonte pranë nesh, dëshira për ta ndaluar dhe për ta takuar, ishte e madhe, por duke mos dashur t’ia trembnim pëllumbat e mendimeve, e linim të shkonte, e linim për një radhë tjetër, siç e lash unë herën e fundit kur e pashë të hynte tek botuesi B.…

Lexo më shumë

Naim Berisha, krijues i sprovuar i këngëve të arrira

 

Naim Berisha, muhurraku, mësuesi dhe veprimtari, drejtues i arsimit, që tashmë jeton në Londër, numëron mbi njëzet libra letrarë-artistikë. Ai është njëkohësisht gazetar, këngëtar, krijuesi i muzikës, duke dëshmuar se është një krijues me interesa të gjera dhe me prirje në shumë fusha të artit.
Para gati dyzet vitesh pata punuar me Naim Berishën në arsim. Ish mësuesi i Qafë Murrës mbetet sërish në kujtesën time i përkushtuar, krijues tekstesh, kompozitor, interpretues i këngës, i dashur dhe korrekt, i lidhur me njerëzit dhe me traditat, dhe më gëzon fakti se, edhe pse ai ka ikur në Londër, i ruan sërish këto vlera dhe i manifeston ato, jo vetëm në kontakte të gjalla, po edhe në veprat e tij të mirëpritura nga lexuesi.…

Lexo më shumë

“Shtëpia prej fjale”, me Islamin në prag!

Të hënën, në ditën e pestë të Nëntorit 2018, në orën 12.53 minuta, poeti Islam Çenga ndërroi jetë! Pata fatin ta shoh edhe një herë, pak minuta para se të jepte frymën e fundit, ndërsa vështrimet tona kryqëzoheshin duke folur poetikisht, pa fjalë, pa lëvizje. Ai po bëhej gati për në mbretërinë e qiellit, ndërsa unë zbrita në sheshin para pallatit dhe, së bashku me Ben Hysenin qëndruam heshtur, derisa familjarët na sollën lajmin, që me mendje e prisnim, por me zemër e shtynim sa mundeshim;- Islami, na la!…

Lexo më shumë

Emini i Ashikëve të Brezhdanit

Nga Abdurahim Ashiku

Emini iku…
Iku thjeshtë dhe qetë, siç ikin njerëzit me dinjitet…
Për të nuk shkruan gazetat…
Shkroi djali i tij, Blerimi në një kënd të faqes për të gjithë, në facebook…
E mbuluan ngushëllimet…
Si tufa me lule…
Si kurora me shkronja dhimbjeje dhe kuraje..
Më dhëmbi shumë…
I shkrova Blerimit… “Ngushëllime për ikjen e babait tuaj, shokut tim të fëmijërisë, njeriut më punëtor që kam njohur në jetë EMIN DIK DHE NIJE ASHIKUT.…

Lexo më shumë

“Vikama e Skënderbeut», një poemë dhe poezi të suksesshme të autorit Astrit Gjunkshi

Me datë 3 dhjetor u mblodhën shumë miq të autorit Astrit Gjunkshi, poetë e lexues të apasionuar pas poezisë në mjediset e Qendrës Multifunksionale ‘Ten’- ish kinema ‘Dajti », në Tiranë, në veprimtarinë për prezantimin e librit «Vikama e Skënderbeut», krijim i këtij autori tashmë të suksesshëm. Libri, botim i M&B, është sponsorizuar nga z. Musa Riçku, botuesi i gazetës «Rruga e Arbrit» dhe përmban nga një poemë dhe poezi mjaft të arrira artistikisht e me përmbajtje me mjaft vlera.…

Lexo më shumë

“Rizgjime meteorësh” – një botim i ri me krijime të reja, të arrira artistikisht

Të hedhësh në letër vargje poetike, të shkruash një reportazh, të krijosh një portret të një njeriu me bëma të shumta, qoftë ky shkrimtar, ushtarak, artist etj., t’i futesh punës për të shkruar një reçensë (vlerësuese) të një libri artistik, i çfarëdo gjedhi qoftë, duhet më parë të kesh qenë nxënës studioz, më pas të bëjsh një jetë intensive për të njohur në thellësi e gjerësi realitetin shoqëror, historik, të natyrës; botën e brendshme dhe psikologjinë e heroit tënd, shoqëruar me leximin e librave, dokumenteve e duke rrokur motive gjurmëlënëse në jetën e përditshme.…

Lexo më shumë

Meditim i Nazmi Koçit mbi supin e të cilit iku Zeqi Agolli

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Me Nazmi Koçin prej kohësh komunikojmë larg e larg, e kur ndodh që të jem në Tiranë pimë një kafe e marrim arratinë nëpër Dibër, luginës së Drinit e Zallit të Okshtunit, gjelbërimit e bukurive të natyrës e të njerëzve të një treve që të hyn e të del vetëm me shpirtin.
Më shkroi një letër, plot mall e dashuri për një njeri që iku pa ceremoni kur kundërshtari i tij “pushkë më pushkë” u nderua si një hero i madh…
Letrën nuk mund ta mbyllja në ndonjë zarf në arkivin tim, nuk ishte për mua, ishte për të gjithë…
“I dashur Abdurahim!-…

Lexo më shumë

Musa Shehu, mësues dhe gazetar i “Ora”-1930

Ekisha has për herë të parë në faksimilet e disa dokumenteve të viteve ’20 të shekullit të kaluar, faksimile marrë nga Arkivi i Shtetit. I mora fotografitë dhe i kam ende në arkivin tim. Asokohe isha gazetar i Agjencisë Telegrafike Shqiptare për rrethet Dibër dhe Mat
Musa Shehu emërohej mësues në Lurë. Dokumenti fliste për: “Viti shkolluer 1925-1926.”
Vite më vonë në 50 vjetorin e shkollës së parë shqipe në Lurë do ta shoqëroja, do t’i bëja disa fotografi e do të zhvilloja një bisedë për ditën e parë të shkollës shqipe në Lurë.…

Lexo më shumë

Pranvera e fundit e Albana Ramës

Ubënë njëzet e pesë vite që Albana nuk është mes nesh. E lindur dhe rritur në Tiranë nga dy prindër të mrekullueshëm, Servet Rama e Nexhmie Rama (Cami). Ti Albana ishe jo vetëm cucë Shumbati, por edhe mbesa e miqve të mi; Emin, Maks, Sakip e Shpëtim Camit.
Ishe në moshën më të mirë kur ike nga kjo botë. Ti vazhdoje studimet në gjimnazin “Ismail Qemali dhe ishe me nota të shkëlqyera.…

Lexo më shumë

T’i shërbesh atdheut si Selim Pira!

Vetëm Selim Pira shkruaj në zarfin e kujtesës dhe fletët brenda do të hapen si në një enciklopedi…
Nuk kisha pi ndonjëherë kafe me Selim Pirën…
As i kisha dhënë dorën në ndonjë konak Dibre…
Me të vëllain Sulën po,
Edhe me fëmijët e tij…
Banonim në një pallat me themele të lidhura,
Ai në hyrjen e parë e unë në të tretën,
Në të njëjtin kat…
Selimi më njihte,
Jo në portret, por në germë të penës…
Sa herë më lexonte në “Rruga e Arbrit” apo në “Dita”, më merrte në telefon…
Nuk dëgjonte mirë, por fliste qartë e me pasion,
Më bënte të skuqesha nga fjalët në shkallën më të lartë që përdorte ndaj meje…
Më fuste në borxh,
borxhin njerëzor për ta takuar,
pirë një kafe e qëndruar në krah të njërit tjetrit përjetësuar në fotografi…
Do të më afronte me të djali i tij, Xhimi, ikanak si edhe unë në Athinë…
E kisha fiksuar numrin e tij të telefonit…
Xhimi më dha numrin e motrës së tij me këshillën që lidhu me të se ajo ta sjell ku të duash…
Në Tiranë shkoj e iki, si i thonë, “për të marrë një gacë për zjarr”…
Sa herë shkoja e kisha në mendje ta takoja,
“Gaca” mi digjte takimet…
Më në fund e gjeta kohën…
I “lidhur” për t’i shkuar në shtëpi por i zgjidhur gjalmash për ta takuar atje ku duhet të ndiqja një seminar treditor…
I ngjiti shkallët e hotelit “Tirana Internacional” mbajtur për krahu nga vajza, për siguri (kështu na mbajnë tash fëmijët),
i drejtë si plepat “fyell pushke” të Lugjejt buzë Drinit…
“Kambët po më lenë,-më tha duke u përqafuar- por mendjen e kam si në rini”…
U ulëm ballë për ballë…
I shikoja në fytyrë buzëqeshjen…
Mundohesha t’i lexoj shpirtin…
I gjerë si deti, ku kishte lundruar në sipërfaqe e në thellësi…
I lartë si Korabi bjeshkëve të të cilit kishte kullotur ëndërrat…

SHPIRTIN E KAM ATJE,
NË DIBËR…

“Unë jam Selim Isuf Pira, mu prezantua me një zë gjëmues…
Datëlindja 1926…
Lindur në Lugje të Dibrës…
Kam pas babën patriot e atdhetar…
“Daja i vogël”, i thoshte Eles Isufi…
Në pesëdhjetëvjetorin e Pavarësisë, në vitin 1962, është dekoruar…
E quajnë Isuf Pira…
Unë: Një biografi që më erdhi në shpirt si këngë trimërie, atdhedashurie…
Shpirtin e kam atje, trupin e kam këtu në Tiranë…
Në Dibër…
Duke filluar nga fisi, nga fshati…
Unë: Një mall që s’e shuan as Drini në rrjedhë të trojeve të tijLugjejt, as Veleshica tek takohet me Drinin e Zi…
Zall Dardha më ka nderue me titullin “Nderi i Dardhës”…
Erdhi edhe Donika Hyseni, sekretarja e përgjithshme…
Erdhën edhe nga komiteti i veteranëve, IlmiCani…
E kush do ta humbiste një flori kaq vezullues të asaj treve që atdhetarët e mëdhenj dhe këngët i kishte në barazkandar…
Unë kam 38 vjet pension…
Por a kam qenë në pension apo në punë?……

Lexo më shumë
1 102 103 104 105 106 158