Jeta,përkushtimi,provat dhe rrezatimi i shpirtit përmes tyre,janë dhe mbeten përjetësia e njeriut.Sigurisht,që jo shpesh njerëzit vlerësojnë provat, përkushtimin,por këto lënë gjurmë dhe madhështojnë cilindo që shembëllen në rrugët e jetës.Figura e inxhinierit të talentuar dhe demokratit të shquar të Kalisit,Elmaz Murati, është skalitur ndër vite përmes shembujve përkushtues ndaj punës dhe drejtësisë dhe mirësisë.Kushdo që jeton atyre anëve,po edhe më gjerë, ka dëgjuar për të parët e tij,kullën shekullore,traditat,për vëllezërit e vet,për gjurmët që kanë lënë në përballje me vështirësitë,pasionin,dritën e nderimit,vlerat e diturisë, të çmuara prej tyre.Historia…
Lexo më shumëAutor: migaaved
Xhavit Gasa, poeti i dhimbjes dhe i mallit për vendlindjen
Jeta. Sa e bukur e krenare, por edhe sa e vuajtur e tragjike, sa e dhimbshme aq edhe fisnike, sa e shndritshme aq edhe e errësuar, sa e përkushtuar aq edhe gjurmëlënëse. Këto e plot të tjera lexuesi i zbulon në riledimin e librit poetik “Të fala nga Londra” të matjanit të fisnikërisë e të vuajtjeve Xhavit Gasa. Libri, sigurisht i thjeshtë duket në pamje, i vogël, por ai përmban madhështinë, vlerat, traditat, dritën e shpirtit e mbi të gjitha kronikën e jetës.…
Lexo më shumëRruga e Arbrit nga premtim në realitet
… Lexo më shumëNjë nga paradokset e mëdha është se Dibra me pasuritë e saj ka ndihmuar në zhvillimin e vendit, shumë më tepër seç ka mundur të ndihmojë veten, sepse nga njëra anë, mungesa e rrugës, gjë që shumëkënd e bën të jetë hezitues për të ardhur deri këtu dhe nga ana tjetër, mungesa e vëmendjes që ndjehej kudo në Dibër deri përpara shumë pak vitesh kanë bërë që banorët e kësaj zone të jenë dëshmitarë vetëm fushatash elektorale dhe të tjerët të mos bëhen dot dëshmitarë të bukurive e të pasurive të jashtëzakonshme që ka kjo zonë.
“Këtu ka burra!”, himni i dibranëve
Nga Adem Nazifi
Në kushtet e një dileme për të shijue deri në fund rehatinë në shtëpinë e bleme pas një periudhe të gjatë vështirësish fitoi nevoja për të mbeshtetë djalin në përpjekjet për një jetë ma të mirë…dhe me 31 Maj 2002 mbas udhëtimit për Tiranë – pa dasht të them se u largova nga Peshkopia,me të cilën më lidh lindja e rritja në moshë ,dinjitet, punë me pasion e ndershmëri, deri sa dola në pension.…
Lexo më shumëFesta e qershisë që pret të kthehet në traditë
Qindra vizitorë morën pjesë në festivalin e qershisë. Më shumë se 21 pjesëmarrës zbukuruan me prodhimet e tyre bulevardin kryesorë dhe ekspozuan prodhimet e zgjedhura për këtë panair.
Gëzimi për frytin e parë nuk kalohet pa festë. Ishte ky motivi i grupit të festave të ngritur nga projekti “D2T – Dibra: Turizëm dhe Traditë” pranë Zyrës së Informacionit Turistik, me përfaqësues nga Bashkia, institucionet e tjera të qeverisjes vendore, Organizatat Jo-Fitim prurëse, sektori privat dhe vullnetarë e pasionantë.…
Lexo më shumëInfrastruktura, pengesë për zhvillimin e turizmit
Banorët e Rabdishtit, Kërçishtit dhe Radomirës po rrisin interesin dhe investimet në infrastrukturën turistike, por rruga që të çon në këto fshatra mbetet pengesa kryesore.
Rabdishti gati për turistët, por rruga mbetet problem
Sabri Shahini nga Rabdishti i Dibrës ka disa muaj që ka filluar ta kthejë shtëpinë e tij në bujtinë. Por tani që fshati është shpallur një ndër 100 fshatrat me perspektivë zhvillimin e turizmit, ai po nxiton që punimet t’i kryejë sa më shpejt.
Hidroenergjia në Shqipëri, nga Enver Hoxha tek EBRD-ja
Enver Hoxha, ish-diktatori komunist në Shqipëri, sundonte në një mënyre aq të çuditshme saqë ai e gjeti veten të izoluar nga sunduesit e tjerë komunistë. Midis gjërave të tjera, ai e përmbyti shtetin me 3 milionë njerëz me 750 000 bunkerë betoni, të ndërtuar duke injoruar njerëzit, natyrën por edhe rregullat ushtarake- duke parë se si disa prej tyre ishin ndërtuar përballë njëri-tjetrit.…
Lexo më shumëDitari i udhërrëfyesit: Marshim gjatë shtegut Korab-Koritnik
Nga Grehans Uka
Të mbash ditar gjatë një udhëtimi me grupe turistësh është një ndër gjërat më interesante dhe e rëndësishme për çdo udhërrëfyes. Më interesant bëhet kur atë e ndan me të tjerët duke iu treguar për përvojën personale dhe të tjerëve. Kjo nxit dhe iu tregon të gjithëve një mënyrë për të përjetuar natyrën.
Dita e parë, 12 qershor 2018: Maqellarë – stanet e Hinoskës
Me grupin që do të shoqëroja u takuam në Maqellarë, dhe ecjen e filluam në orën 9:30 nga Grezhdani, një fshat historik, 700 m mbi nivelin detit.…
Lexo më shumëQershitë e Dibrës, transporti mban larg tregtarët
Me dhjetra ton qershi po shkon dëm në qarkun e Dibrës, ku fermerët ankohen për mungesën e tregut, ndaj në protestë simbolike edhe prenë disa pemë. Por në Drejtorinë e Bujqësisë së Qarkut, thonë se problemi i madh nuk është mungesa e tregut por gjendja e rrugës së Peshkopi-Dibër e cila mban larg eksportuesit pasi prodhimi dëmtohet gjatë transportit. Fermerët nga ana tjetër kërkojnë ndërtimin e një qendre grumbullimi e cila sipas tyre do të ishte zgjidhja.…
Lexo më shumëRruga e Arbrit: Qeveria firmos kontratën, “Gjoka Konstruksion” gati të nisë punën
Qeveria shqiptarë, në mbledhjen e saj të datës 28 mars 2018, miratoi kontratën e koncesionit/ppp, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe shoqërisë “Gjoka Konstruksion”, sh.a., për përmirësimin, ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e Rrugës së Arbrit.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të vendimit nr.634, datë 1.10.2014, të Këshillit të Ministrave, qeveria miratoi kontratën e nënshkruar në fillim të shkurtit 2018, duke i dhënë autoritet të plotë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi.…