Ti shërbesh atdheut si Selim Pira!

Mos e harroni Selim Pirën, burrë i rrallë mes të rrallëve i Dibrës

Ai iku, Selim Pira nisi udhëtimin në përjetësi. Rroi 96 vjet. Kur e takova, një ditë vere në hollin e “15 Katshit”,3 gusht 2018, kur përjetova gjallërinë, kujtesën si djalë i ri, dashamirësinë, e urova ta kapte “NJË QINDSHIN”. Qeshi dhe më përqafoi.
I bëra disa fotografi; vetëm, me të bijën të cilën e ftova të më bëjë një foto bashkë me Selimin.

Lexo më shumë

Shuhet Kujtim Neli, njeriu i pasionuar pas punës e shkencës.

Më 6 janar 2023, në mënyrë të beftë, u nda nga jeta shoku ynë i fëmijërisë dhe i shkollës, kolegu i punës, Kujtim Neli, njeriu i pasionuar pas punës e shkencës.
Ai lindi më 15 nëntor 1949 në fshatin Cerjan, në gjirin e një familje të madhe patriarkale e me gjendje të mirë ekonomike. Babai, Iljazi, iku i ri, kur Kujtimi ishte 5 vjeç, por mbështetjen e kujdesin atëror ai dhe tre vëllezërit e gjetën te nëna e tyre burrneshe, Sulbia; te gjyshi, Hani dhe te dy xhaxhallarët, Perviz e Dalip.…

Lexo më shumë

Lutfi Manjani, kapiteni i përjetësisë!

Nga Defrim Methasani

Lutfi Manjani ishte futbollisti dhe mësuesi model, qytetari i devotshëm dhe familjari korrekt, njeriu që përmes punës dha shembullin e duhur për të shkruar emrin e mirë me germa të arta në historinë e një klubi të njohur si Korabi dhe një qyteti, po të tillë, si Peshkopia.
Më 5 janar 2023 zemra e tij ndaloj së rrahuri në SHBA në moshën 88 vjeçare, por ai la pas rrugëtimin e suksesshëm, ku padyshim vitet te Korabi i Peshkopisë në futboll janë kryefjala e kontributit në sport, pa harruar përkushtimin si edukator i brezave të shumtë në cilësinë e ish mësuesit dhe kujdestarit në shkollën e mesme “Nazmi Rushiti” në Peshkopi.…

Lexo më shumë

Dibra nderon ish futbollistin dhe mësuesin model

Mirënjohje e qytetit dhe “Nderi i Klubit Korabi” i jepet Lutfi Manjanit pas vdekjes

Lutfi Manjani është njëri prej ikonave të futbollit dhe sportit dibran që pak ditë më parë ndërroi jetë në Shtetet e bashkuara në Amerikë, ku jetonte prej vitesh. Por qyteti ku ai lindi dhe u rrit e kontribuoi fort në sport dhe në arsim, Peshkopia, ka ditur ta nderojë edhe në mungesë këtë mjeshtër të sportit dhe jo vetëm.…

Lexo më shumë

“Problemet gjeologjike në rrugën e Arbrit nuk qëndrojnë, politika nuk ka pasur vullnet për ta përfunduar”

Prof. dr. Bashkim Lleshi, një ndër autorët e studimit të fizibilitetit,  flet për problematikat e ndërtimit të Rrugës së Arbrit.

Ky investim i rëndësishëm është kthyer në rrugë politike dhe premtimesh elektorale për vota, si majtas dhe djathtas. Vetë zvarritja tregon se politika nuk ka pasur vullnet për ta përfunduar. Së pari që kur u fillua ndërtimi nga Bulqiza deri në urën e Çerenecit, duhet të themi që ishte rikonstruksion i rrugës ekzistuese dhe nuk është rruga e Arbërit.

Lexo më shumë

“Rruga aktuale e Arbërit nuk është ajo çfarë kemi konceptuar me bashkëpunëtorët

Flet Hysen Uka, një nga nismëtarët e ndërtimit të rrugës së Arbrit

Rruga e Arbërit nuk është menduar si një rrugë lokale, si një rrugë vetëm për Dibrën. Kur e ngushtojmë konceptin për rrugën e Arbërit, thjeshtë dhe vetëm për Dibrën do të thotë se ne nuk e kemi kuptimin e plotë për idenë fillestare të nismëtarëve për këtë projekt. Rruga e Arbërit fillon nga buza e detit Adriatik, njësohet me segmentin e autostradës Durrës – Tiranë, e cila konsiderohet nga ne si pjesë e rrugës së Arbërit, vazhdon në lindje të Tiranës, depërton qafën e Murrizit, përshkon luginën e Planit të Bardhë, luginën e Bulqizës, grykën e Radikës dhe përfundon atje ku kyçet në Korridorin e Tetë në Izvor (Kërçovë) ose në fushën e Pollogut.

Lexo më shumë

Banorët: Lugina e Drinit të Zi duhet të mbrohet

  • “Banorët e zonave që preken direkt apo indirekt nuk kanë patur në asnjë moment mundësinë për t’u shprehur ndaj këtij projekti” 

  • “Po Dibrës, Jo Skavicës”, një nismë e cila u mbështet nga EuroNatur, organizoi takimet në të 32 fshatrat, të cilat mbulohen nga uji nëse ndërtohet diga e HEC-it Skavica.

  • “Kujdes, mos firmosni asnjë lloj letre, që mund tu afrohet. Do ta ndalojmë ndërtimin e Skavicës, me të gjitha format e mundshme të protestës e revoltës tonë, pasi ndërtimi i Skavicës, është baraz me ‘s’ka Dibër më’.”

Lexo më shumë

KJO FUSHË E BUKUR…

Nga ABDURAHIM ASHIKU

Kjo fushë e bukur, më e bukura dhe më pjellorja e Dibrës që ujitet nga uji i malit dhe uji i Drinit të zi, kjo fushë në të cilën TasimKarasani mori në vitet ’50 NJËQIND kuintal për hektarë misër të varietetit të njohur “Farë Madh”…

Kjo fushë ku i bashkëngjitet Fusha e Ushtelencës, Cetushit dhe Katundit të Ri duke formuar ekspozitën e madh të prodhimeve bujqësore të Dibrës, të prodhimit të misrit, grurit, fasules, perimeve e në kodrat rreth e qark (Gjaricës nga ku është fiksuar fotoja nga Edmond Hasani), të vreshtave të Dohoshishtit e të pemëtoreve të Luznisë…

KJO FUSHË DO TË MBYTET…

Qeveritë e ditëve të këtyre tre dekadave, të djathta e të majta, kanë harruar aksiomën e jetës se toka është mjet i pazëvendësueshëm në jetën njerëzore, se për të shtuar atë në shërbim të prodhimeve që mbajnë jetën gjallë po synohet (dhe po veprohet) që edhe shkretëtira e Gobit në Azinë Qendrore, edhe Saharaja të ujiten e të vihen nën kulturë, këta qeveri, me Skavicën dhe me betonizimet masive bëjnë krimin më monstruoz historik.

Lexo më shumë

Skavicë do të thotë më shumë mjegull, zymtësi dhe zhdukjen përfundimtare të Dibrës së Poshtme

Nga MAJLINDA HOXHA *

Nëse më herët emri Dibër të kujtonte qershitë, jufkat, arrat apo të tjera, tani ky emër të lidh menjëherë me problemin Skavica. 

E cilësoj si të tillë, se nëse për qeverinë apo disa të tjerë, ky emër do të thotë përparim, strategji, pavarësi; për Dibrën do të thotë sfidë për ekzistencë. 

Dhe meqë u njoftova se atje po bëhen disa takime me banorët në lidhje me këtë problematikë , vendosa të udhëtoj nga Tirana dhe të bëhem pjesë e këtyre bisedave. 

Lexo më shumë

20 arsye pse nuk duhet ndërtuar Skavica

Skavica nuk është HEC rentabël, sepse 1MW energji ajo nuk e prodhon për 10-12ha tokë të përmbytur, por e prodhon 1MW për 50-60ha tokë të përmbytur, që do të thotë që me këtë pesëfish tokash të përmbytura të prodhimit të saj, prej 9000 ha, energjia mund të blihet me një njësi prodhimi dhe të ngelen katër njësi të tjera;

Skavica shpërngul 20,000 banorë, që arrin të përmbytë deri në 16,000ha, gjë e cila quhet përmbytje e përhershme dhe me dëme të pakthyeshme, ndërkohë që përmbytja në Shkodër, sidoqoftë është përmbytje e përkohshme, disa ditore dhe me dëme të kthyeshme.

Lexo më shumë
1 10 11 12 13 14 158