Unë nuk kam turp nga puna

Emigracioni për pjesën më të madhe të të rinjve ka qenë dhe mbetet një nga zgjedhjet dhe zgjidhjet e shumë problemeve ekonomike. Vështirësitë e mëdha ekonomike kanë bërë që të rinjtë të vërshojnë drejt shteteve europiane akoma pa mbaruar 9- vjeçaren, krejtësisht e ndaluar nga ana ligjore për të punuar apo për të kaluar të vetëm kufirin. Qindra të rinj që nga vitet e para të tranzicionit vërshuan ilegalisht duke lënë çdo gjë në vendin e tyre dhe duke parë jetën e tyre në një tjetër vend.…

Lexo më shumë

Kastrioti, fshati pa Kastriotë

 

Kur përmendet emri Kastriot, dashje pa dashje mendja shkon tek heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, sidomos shto këtu edhe shpalljen e këtij viti si Viti i Skënderbeut. Emri i këtij fshati është intrigues për këdo që e ndesh, dhe sidomos për studiuesit e historisë të cilët ende sot nuk janë të njëmendje për prejardhjen e Kastriotëve. Por i vetmi emër pa ndryshuar lakime dhe tjetërsime është ky fshat.…

Lexo më shumë

Vjen në skenë premiera “Gangsteret e Sufllaqes”

Jeta kulturore në qytetin e Peshkopisë gjithnjë e më tepër  po zbehet duke organizuar shumë rrallë ndonjë aktivitet kulturor. Qytetarëve Dibranë shumë jo shpesh kanë mundësinë të kenë një natë ndryshe në një aktivitet kulturor sepse ato në të vërtetë janë shumë të rralla. Oda Dibrane, organizimi i përvitshëm mbetet ai më tradicionali që organizohet cdo vit por kjo nuk mjafton për të pasur një jetë artistike të pasur.…

Lexo më shumë

Ku ishe ti or mec – memec kur digjej e përçudnohej Shqipëria?

Vonë u kujtove, shumë vonë…
U kujtove kur në mjekrën tënde të aktorit minjtë jo vetëm bënë rrugë e autostrada, por vila e grataciela…
Në fillimet, kur Shqipëria nisi të shkatërrohej e përçudnohej ishe një *mec i sapolindur, mec – memec që nuk të dilte zëri as ti kërkoje nënës qumështin e gjirit.
Ishe ulur në një karrige parlamenti dhe nuk nxirrje zë.…

Lexo më shumë

TË DHËNAARKEOLOGJIKE NGA ÇIDHNA E POSHTME

Zona e Çidhnës shtrihet në pjesën veriore të pellgut të Peshkopisë, në të dy anët e Drinit të Zi, në një pozitë gjeografike të përshtatshme. Ajo përbëhet nga 16 fshatra dhe përfaqëson një nga zonat më interesante arkeologjike dhe etnologjike të rajonit të Dibrës. Vetë emri “Çidhën” i saj, rrjedh, siç do të ceket më poshtë, nga onomastika ilire, dhe përkatësisht nga kalaja e shek.…

Lexo më shumë

Parku natyror Korab-Koritnik, mundësi të mëdha për turizmin malor

PËRSHKRIMI I ZONËS:

Ekosistemi natyror malor “Parku natyror Korab – Koritnik “, ka një sipërfaqe prej 55,520 ha, apo 555, 5 kilometër katror, pjesë e Rajonit Alpin, i përfshirë në rajonet e Kukësit dhe Dibrës. Vargmali Koritnik – Gjallicë – Korab, është i vendosur në pjesën verilindore të territorit shqiptar dhe shtrihet nga kufijtë me Kosovën, deri në malin e Deshatit, në pjesën jugore të vendit, duke u kufizuar me Maqedoninë.

Lexo më shumë

Kryeministri: Rruga e Arbrit çel programin “1 Miliardë për Rindërtim”. Drejt finalizimit një proces i stërzgjatur.

Disa komentues shfaqin mosbesim, dyshojnë për afatin dhe standardet. Të tjerë janë optimist: Jemi të gatshëm ta mbajmë Ramën mbi supe nga Tirana në Dibër. Një komentues vendos bast “10 mijë paund” se rruga nuk fillon këtë vit, ndërsa një tjetër shkon deri atje sa shkruan se “po e realizove ti, do t’ia ndryshojmë emrin, nga Rruga e Arbrit ta quajmë “Rruga e Ramës””.

Lexo më shumë

Bajram Mata zgjodhi të jetojë madhërishëm me fjalën dhe veprat e realizuara

“Duket se e ka dritën të pavdekur
në pafundësi
Sa vjen flaka në të mekur
Ndizet një fitil i ri”
Dritëro Ame

Ç’më shtyu që të ndërmarr e të shkruaj për intelektualin e artistin piktor të ndjerin Bajram Mata.
Para 4 vitesh shkrova një libërth të vogël në kujtim të një mikut tim, piktor Tahir Tahiraj, i cili ishte nga Mati, koleg e mik me të ndjerin Bajram Mata.…

Lexo më shumë

ERMENDA, VAJZA NGA DIBRA QË DËSHMOI PROBLEMET E RINISË SHQIPTARE NË ZVICËR

Dikur qaja përse nuk kisha dy palë këpucë, ndërsa sot më vjen keq kur shoh bashkëmoshatarë që nuk i kanë ato”, thotë Ermenda, vajza 16 vjeçare nga Brezhdani i Dibrës. E bija e një punëtori të thjeshtë dhe e një nëne shembullore, që çdo ditë përpiqet të edukojë dy motrat dhe vëllain e vogël të saj. Prej pesë vitesh Ermenda Hidri është pjesë e organizatës ndërkombëtare World Vision që operon në Dibër, duke parë kështu ndryshime e mëdha në jetën dhe komunitetin e saj.

Lexo më shumë

“FESTA E TË VJELAVE” – DITA E BEGATISË

Mëngjesi i datës 7 tetor e gjeti Peshkopinë ndryshe nga ditët e tjera, sepse së pari këtë mëngjes po fillonte Panairi i të vjelave 2017, dhe së dyti, ky mëngjes po dëshmonte se dimri po avitet dhe që këtej e tutje nuk mund t’i zëmë dot besë. E megjithatë të dyja ndodhitë me  thënë të drejtën nuk i ndihin aspak njëra tjetrës, për të mos thënë janë në kundërshtim.…

Lexo më shumë
1 121 122 123 124 125 158