Hamit Hodo, profesori i Bujqësores së Peshkopisë…

Ato fletë letre, shkruar me makinë, i gjeta një ditë mes fletëve të zverdhura që kisha marrë me vete “nëntë male kaptuar”. Ishin konkluzionet e një eksperimenti për një bimë foragjere që ai, me përkushtim e disiplinë shkencore, kishte mbjellë dhe e rekomandonte për shtrirje të gjerë jo vetëm në kushtet e luginës së gjerë të Drinit të Zi por edhe më në lartësi…
Kishte ardhur nga larg, nga Rradhima e bukur e Vlorës për tu bërë dibran e për të ikur larg, shumë larg si dibran…
Kishte ardhur, si edhe shumë të tjerë nga veriu në jug të Shqipërisë për “pak kohë” e për tu bërë kohë e Dibrës…
Hamit Hodon, me ato fije letre e kisha dokumentisht me vete, ashtu siç e kisha në fotografi e mbi të gjitha në kujtesën e një miqësie që vetëm “dhuna” e kohës mundi të na ndajë…
Ishte dhe mbeti njeriu më i afërt shpirtëror imi, shok e vëlla, byrazer gjaku rrjedhë e ushqimit në gojën e njeri-tjetrit…
U njoha, ose më saktë e lidha deri në koncentrim njohjen, në Shkollën e Mesme Bujqësore “Nazmi Rushiti”, atë universitet të bujqësisë së Veriut të Shqipërisë nga kanë dalë njerëz të dijes e të kulturës, shkrimtarë e poetë, shkencëtarë e dijetarë jo vetëm të bujqësisë.…

Lexo më shumë

Dhuna ndaj gruas…

Drita ishte e hirtë me një horizont shurdh. Shiu binte si me përtesë e ankim, kur përplasej në qelqin e dritares dukej sikur rënkonte me një zhurmë të mbytur. Ajo vështronte dridhjen e atyre pikëzave prej të cilave qelqi dukej i mallëngjyer. Fytyra i kishte marrë ngjyrë balte gjë që të linte të kuptoje menjëherë, që kishte një shpirt të trazuar e mendjen e kishte gjetkë.…

Lexo më shumë

Sonete nga Naim Berisha

UJI I MURRËS SHKON I QETË

Uji i Murrës shkon i qetë
Dalëngadalë derdhet në Drin
Ah, sikur të isha vetë
Sall, një gjethe që fëshfërin

Sall një gjethe, deg’z a fletë
E kësaj vjeshte të verdhë si ftua
Të mbytesha unë në Drin e det
Për inat t’vashës që dua

Dhe të dilte të kërkonte
Djalin që preu në besë
Qiell’ i vjeshtës ta tmerronte
Me gjëmimet e rrufesë

Ujë i Murrës rrjedh i qetë
Dalëngadalë mbytet në det.…

Lexo më shumë

Deklarata kundër eliminimit të tunelit të Qafë Murrizit përcillet gjerësisht nga mediat

Dr Gëzim Alpion
Birmingham, United Kingdom

Deklarata e Gupit të Lobimit, “Jemi kundër çdo projekti që eliminon tunelin e Qafë Murrizit”, e datës 3 Tetor 2016, vazhdon të përcillet gjerësisht nga disa prej gazetave, televizoneve, revistave dhe portaleve më të njohura në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Si gjithmonë, peticioni ynë vazhdon të përkrahet edhe nga mediat në Disaporë, veçanërisht në Britaninë e Madhe, SHBA, Kanada, Itali, Norvegji, Belgjikë dhe Zvicër.…

Lexo më shumë

Rruga e Arbrit i shërben zhvillimit të mëtejshëm të turizmit malor

Pamje e liqenit të Dibrës dhe Grykës së Radikës. Foto © Gazmend Kërkuti.

Rruga e Arbrit i shërben jo vetëm zhvillimit ekonomik e shoqëror të vendit tonë dhe të trevave që do të përshkojë por si një nga rrugët më të bukura turistike, si rruga më e shkurtër që pret Shqipërinë nga perëndimi ne lindje do ti shërbejë edhe zhvillimit të mëtejshëm të turizmit malor në Shqipëri.

Nëpërmjet kësaj rruge do të përshkohen vargmalet e Dajtit dhe Malit me Gropa për një orë nga Tirana, duke çuar në një zhvillim të shpejtë të turizmit malor në këtë zonë me bukuri të rralla turistike, duke shijuar në verë bukuritë e rralla të Malit me Gropa, Bizës, Ballejës e Kaptinës së Martaneshit, apo freskinë e burimeve të Murrizës, Gurit të Bardhë, Linosit, Bizës, Ballejës, Lenës, Kaptinës dhe liqeneve të bukur malorë të kësaj zone si liqeni i Sopeve, liqeni Zi, liqeni i Bardhë, etj.

Lexo më shumë

Vlesha, fshati i njerëzve të mirë dhe punëtorë

Një fshat mes fshatrave! Një fshat si të gjithë fshatrat për fshatarët e tjerë, por jo për mua! Një fshat as i madh, as i vogël në veri –lindje të Dibrës, Vlesha. Ndodhet rreth 25 km larg nga qyteti i Peshkopisë dhe është pjesë e njësisë administrative Sllovë. Rruga kryesore që kalon sipër fshatit e lidh atë me Kalanë e Dodës dhe Kukësin!…

Lexo më shumë

Mehdi Cani, figurë e shquar e mjekësisë kombëtare

Mehdi Cani ishte organizator i talentuar që nga dita e parë kur veshi bluzën e bardhë më 1958 në spitalin e Bulqizës e deri ditën kur e hoqi atë.

Shërbimi shëndetësor i rrethit të Dibrës para Luftës së Dytë Botërore, po të mos merret parasysh dërgimi i ndonjë mjeku për fushata të ndryshme pranë Bashkisë apo ndonjë mjeku që bënte pjesë në formacionet ushtarake që kalonin në këto anë, ishte pothuajse inekzistent.…

Lexo më shumë

Qyteti ku gurgullon Drini

Shkrimtari i njohur Ivo Andriç, ndoshta më kolosi që ka pasur letërsia serbe ka një libër të titulluar “Ura mbi Drin”. Andriç i vendos ngjarjet në Bosnjë dhe tregon sesi në atë vend bashkohen kulturat, aty jetojnë bashkë myslimanë e të krishterë dhe sesi “përplaset” keqas Lindja me Perëndimin.
Shkrimtari serb përshkruan tipikisht një realitet ballkanik. Ai realitet që përshkruan Andriç në veprën e tij dhe që është faktik sipas tij në shtetin e Bosnjës, në fakt është faktik edhe në Dibër.…

Lexo më shumë

Vahid Kormaku – mësues e veprimtar shoqëror

“Asht nji nga mësuesit e vjetër, mjaft i aftë në të kryemit të detyrës së mësuesit…, asht i squet, i zellshëm e i vemendshëm. Përveç detyrës si mësues i ka kushtue nji aktivitet të madh edhe zhvillimit e përhapjes së gjuhës shqipe, jo vetëm ndër nxanës, por edhe në popull të pashkolluem e ndër gra duke qenë në këtë mënyrë si qytetar i nevojshëm e shqiptarë i mirë.”

Lexo më shumë

Adem Islam Hoxha i Çidhnës, heroi i rezistencës ndaj monarkofashistëve grekë

Njëqint vjet më parë, më 9 janar 1917, në Çidhën të Dibrës lindi Adem Islam Hoxha, emri i të cilit hyri në historinë e kombit për aktin e pashembullt heroik në rezistencën ndaj monarkofashistëve grekë, gjatë provokacioneve të njohura të gushtit të ‘49.tës. I mbetur jetim që 6 muash, pasi babai Islami dhe nëna, Lihja i vdiqën nga epidemia e tifos e vitit 1917, Ademi do të rritej dhe edukohej nga gjyshi i tij, Abdurrahmani (Hoxhë Kuta).…

Lexo më shumë
1 149 150 151 152 153 158