Ide për biznesin – qeveria britanike mbështet të rinjtë e Dibrës

Po kërkohen partnerë nga institucionet publike dhe private që ofrojnë mbështetje profesionale në fushën e turizmit, agroturizmit, agripërpunimit, ndërtimit dhe teknologjisë së informacionit

A jeni një djalë apo vajze në moshën 17-22 vjeç? Keni ndonjë të njohur në këtë moshë? Keni pasion apo një ide biznesi? Jetoni në territorin e bashkisë Dibër? Atëherë keni një mundësi që dikush t’ju ndihmojë në ëndrrën tuaj.…

Lexo më shumë

Libri i Dr. Gëzim Alpion në gjuhën angleze ‘Nënë Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj’ fiton ‘Çmimin e Ekselencës në Botime’ për vitin 2023 në SHBA

Libri i ri për Nënë Terezën i akademikut të Universitetit të Birminghamit vlerësohet me çmim ndërkombëtar

Libri i ri i një eksperti të Universitetit të Birminghamit për Nënë Terezën është vlërsuar në Amerikë me ‘Çmimin e Ekselencës në Botime’ për vitin 2023 në kategorinë e ‘biografisë’ nga Shoqata e Botuesve Katolikë, Association of Catholic Publishers (ACP), njofton zyra e shtypit e Universitetit të Birmingamit në Mbretërinë e Bashkuar.…

Lexo më shumë

Kushtuan 1.2 milionë euro, kamerat, që do të monitoronin pyjet, shiten për skrap

Shtatë vite pasi në të gjithë vendin u ngrit një sistem kamerash për të monitoruar kontrabandën në pyje, kullat e monitorimit, që kushtuan 1.2 milionë euro, u vodhën dhe u shitën për skrap. Pas shkrirjes së Inspektoratit që i kishte në administrim, Ministria e Mjedisit ka “harruar” t’ia transferojë këto asete Agjencisë Kombëtare të Pyjeve.

Nga Dritan Kurti

Banorët e fshatit Fshat në Bashkinë e Klosit u habitën jo pak, kur në vitin 2016 jo shumë larg banesave të tyre u ngrit një kullë e lartë, metalike.…

Lexo më shumë

Drejt majës së Korabit, destinacioni që nuk duhet humbur

Dikur Franc Nopca dhe Edit Durham vizitonin me muaj të tërë malet e Shqipërisë Veriore, kurse në kujtimet e tyre tregojnë se Ismail Strazimiri ka qenë prej shqiptarëve që me përshkrimin dhe orët që merr udhëtimi, ka qenë më i sakti prej gjithë njohësve të gjeografisë dibrane.

Nga Fitim Dika

Të udhëtosh në Korab është një sfidë më vete, jo vetëm për lartësitë që disponon, por edhe për shumë bukuri të pazbuluara që ekspozon në çdo stinë.…

Lexo më shumë

Vera – stina e zjarreve dhe njeriu pa “Zot”

Pikërisht në mugëtirën e mbrëmjes, kur gjallnesat e Zotit, të ngopura apo të pangopura, struken në folezën e tyre, në habitatin e vet bashkë me të vegjëlit e tyre, rrethuar me dashurinë që edhe atyre ua fal Zoti Bujar, i dorëzohen natës në qetësinë e saj. Dremisin a rënkojnë, kuisin a lëngojnë, luten e falen sipas mënyrës së tyre duke marrë e dhënë sinjale që njerëzit nuk i kuptojnë.

Lexo më shumë

Liri Rasha, këngëtarja me zërin unik

Intervistë

“Më pëlqejnë shumë këngëtarët që kanë kënduar këngët e mia, por nuk më pëlqejnë kur thonë se po e këndoj këtë këngë sepse është këngë e popullit. Këto artistë duhet ta dinë se edhe në atë kohë kur këto këngë kanë mbetur të popullit, ka pasur emra të përveçëm sepse dikush i ka krijuar tekstin dhe muzikën. Kështu që këta artistë duhet të kenë respekt për krijuesin e këngës”.…

Lexo më shumë

Basir Bushkashi, poet i aromave të shpirtit 

Rrëth vëllimin poetik “S’më pyesin vitet”, Poezi, botimet ADA, Tiranë 2023

Nga MEVLUD BUCI

Basir Bushkashi është një poet liriko-filozofik në dritën e shpirtit njerëzor, ku çmon njeriun, virtytet me nota prekëse dhe qëndis një verb komunikues. Vargjet e tij janë të frymëzuara, me detaje që reflektojnë një këndvështrim human, duke qëmtuar nga jeta, çaste, zbulime, meditime, kujtesë e mall. Ai është poeti që do dhe entuziazmohet nga bukuria e jetës dhe në shpirtin e njeriut gjen blerim e mirësi.…

Lexo më shumë

Në kërkim të fatit

Nga Xhafer Martini

Dy vëllezër jetonin bashkë. I vogli punonte shumë, kurse i madhi jetonte “ku rafsha mos u vrafsha”, dhe nuk prekte punë me dorë. Ditën rrinte nën hije të arrës ose humbiste në ndonjë lojë me shokë si vetja. Në shtëpi kthehej vetëm për të ngrënë dhe për të fjetur. Kishte fëmijë e grua, por ato, i mbante vëllai i vogël.…

Lexo më shumë

dibrano – shkodran, Kujtim Domnori

Në kujtim të inxhinierit të talentuar

Kujtim Domnori lindi në fshatin Allejbegi të rrethit të Dibrës më 17. 05. 1947. Babai i tij Jahja Domnori, në vitin 1946 u emërua krye-mësues në shkollën e fshatit Alejbegi. Në dhjetot të këtij viti ai solli në fshat bashkëshorten e tij shtatzëne, Naxhijen dhe vajzën 5 vjecare Pertefen.
Dimri i atij viti qe shumë i egër dhe gjithë Dibra ishte e mbuluar nga dëbora.…

Lexo më shumë
1 2 3 4 158