Nisin protestat, kërkohet ndalimi i punimeve në Skavicë

“Nga qeveria shqiptarë na është thënë se jemi në fazën e studimit të fizibilitetit, por këtu puna vazhdon në mënyrë intensive, janë hapur rrugët për të shkuar të gryka e tunelit për të devijuar Drinin”.

Për protestuesit është tashmë e qartë dëmet që sjell ndërtimi i HEC të Skavicës: ndarja e Dibrës ose zhdukja e saj – siç e vlerësojnë disa protestues, mbytja e tokave bujqësore, prishja e ekosistemit, ndryshimi i klimës, mungesa e reshjeve, mungesa e dokumenteve të pronësisë, mbytja e vendeve historike etj.

Lexo më shumë

Edlira Haxhiymeri, intelektuale e përmasave kombëtare e ndërkombëtare

Ashtu si i ati, edhe Edlira nuk nguroi kurrë të përdorte imazhin dhe lidhjet e saj për të ndihmuar dibranët dhe për të promovuar Dibrën me të gjitha mundësitë e saj. Ajo luajti një rol të madh si kryetare e shoqatës “Lidhja e Intelektualeve Dibranë”. Si drejtuese e Shoqatës ajo luajti një rol të rëndësishëm në organizimin e komunitetit dibran në Tiranë si dhe evidentimin e vlerave më të mira dibrane në kryeqytet.…

Lexo më shumë

Me personalitetin dhe shembullin e saj ndriçoi dhe ndryshoi jetën e shumë njerëzve dhe fali dashuri pa kushte

Nga Nikoleta Mita

Të dashur familjarë të Edës, miq, kolegë dhe të njohur,
Ndonëse jam ende e tronditur nga ndarja nga jeta e mikes sonë të dashur, Edlira, jam e përulur dhe e prekur nga jeta që ajo ndau me ne.
Të gjithë jemi këtu sepse diku, disi, jetët tona ishin të lidhura me Edën. Besoj se që të gjithë keni momentet tuaja personale, të veçanta dhe private me Edën që do t’i çmoni dhe do t’i mbani në zemrat tuaja.…

Lexo më shumë

Pranvera plot lule e Edlira Haxhiymerit

Do të dëshiroja të udhëtoja në çdo cep të botës, por do të desha të jetoja vetëm në Shqipëri. Ka qenë zgjedhja ime edhe kur bashkëmoshatarët e mi dhe jo vetëm rendën të largoheshin nga ky vend. Natyrisht Shqipëria është më e varfër pa ata, por unë nuk do ta bëja dot.
Brezi ynë ishte brezi i sfidës së madhe. Me formimin tonë para demokracisë, ne treguam se ishim të zotët të përshtateshim, të merrnin njohuri të reja, të sfidonim vështirësitë dhe t’ja dilnim të ndërtonim familje, profesion por edhe emër në Shqipëri dhe në botë.

Lexo më shumë

Arsimi dibran “ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet”

Reformat thelbësore në arsimin fillor, përforcimi i shkollave të mesme profesionale, përmirësimi i notave në testimet ndërkombëtare, si dhe rikthimi i dinjitetit të mësuesit dhe motivimi i tyre personal. Këto janë parakushtet për një të ardhme të sigurt të arsimit.

Nga Mezin Shehi

Në këndvështrimin tim duke e nisur me atë se “Çfar ka qenë arsimi në Dibër”apo ecuria e zhvillimit të arsimit në Dibër mendoj që kjo kalon në për disa faza ose periudha, për të qen më i saktë në katër të tilla.

Lexo më shumë

Konferenca shkencore

“Shfrytëzimi i burimeve energjitike dhe minerare në gjeografinë shqiptare në dobi të vendit”
Në konferencë u tërhoq vemendja se megjithëse trojet shqiptare janë shumë të pasura me naftë e gaz dhe minerale të tjerë matalorë e jo metalorë, burime ujore e hidroçentrale,etj. shumica e tyre u janë shitur biznesmenëvë të huaj dhe vendet tona megjithëse kanë pasuri nëntokësore e mbitokësore shumë të pasura vazhdojmë të jenë vendet më të varfëra në Europë.

Lexo më shumë

Shkëmbinjtë dhe mineralet industrialë jo metalorë të Shqipërisë

Nga Prof. dr. Bashkim LLESHI

Albanidet bëjnë pjesë në sistemin e rrudhosur alpin në degëzimin e Dinarideve-Albanideve-Helenideve-Taurideve. Në Albanidet nga lindja në perëndim veçohen këto zona gjeotektonike: Zonat e Korabit, Mirditës, Apeve, Krastë-Cukalit, Krujës, Jonike dhe Sazanit.
Mbeshtetur në pozicionin që zenë Albanidet në brezin e rrudhosur Alpin dhe në volumin e madh të punimeve të kërkim-zbulimit të kryera në vitet 1950-2005 janë zbuluar dhjetëra vendburime të mineraleve të dobishme jo metalore (shkëmbinj dhe minerale industrialë) me rezerva të konsiderueshme që së bashku me vendburimet metalore dhe ato energjetike përbëjnë pasurinë minerale natyrore të Shqipërisë.…

Lexo më shumë

Beshir Laçi, fisniku i fisëm dibran

Beshir Laçin ishte njeri i rrallë dhe i veçantë, njeri i drejtë dhe i ndershëm, vizionar dhe i përkushtuar, modest dhe human. Jam i sigurt se sikur politikanët dhe pushtetarët tanë të kishin cilësitë, vlerat dhe virtytet e Beshir Laçit, atëherë socializmi nuk do të kishte qënë diktaturë dhe demokracia e sotme nuk do të ishte kështu siç është anarshi

Nga Shaqir Çerpja

Janë të rrallë dhe shumë rrallë mund të njohësh apo të takosh njerëz aq të devotshëm, aq vizionar dhe të përkushtuar, aq dashamirës, të thjeshtë, modest dhe human si Beshir Laçi, fisnikun e fisëm dibran.…

Lexo më shumë

“Futboll buzë Drinit” një veprimtari sportive që zbuloi bukuritë e panjohura të Dibrës

Më 21 maj 2022, në Fushë-Alie u zhvillua veprimtaria “Futboll buzë Drinit”, organizuar nga gazetari sportiv Defrim Methasani – Qytetar i Nderi i Dibrës.
Methasani ka qene disa vite mësues në këtë fshat dhe rikthehet me këtë veprimtari, së bashku me miqtë e tij, si një mënyrë për të promovuar këtë krahinë , e cila rrezikohet nga ujëmbledhësi i Skavicës.
Aktiviteti rezultoi të jetë një manifestim i madh sportiv e artistik në Fushë-Alie të Dibrës, në një prej vendeve më të bukura të Shqipërisë, buzë lumit Drini i Zi.…

Lexo më shumë
1 20 21 22 23 24 158