Asnjë në votim: Dibra Po! Skavica Jo!

Nga Abdurahim Ashiku

Votuesit dibranë mund e duhet të dalin në zgjedhje me një kusht:
heqjen zyrtarisht, me vendim të Kuvendit, ndërtimit të hidrocentralit
të Skavicës. Pa këtë – votë nuk ka. Zgjedhje – nuk ka!

Dibra do të ketë zgjedhje brenda dy muajve. Zgjedhje për kryetar bashkie. Lajmi po qarkullon nga Presidenca në Komisioni Qendror të Zgjedhjeve. Nga Meta te Celibashi.…

Lexo më shumë

Vjosa – park kombëtar, Drini i Zi – çark… kombëtar

Nga Abdurahim Ashiku

Po përgatitet mbytja e një treve të lashtë, asgjësimi i saj përgjithmonë dhe media shqiptar hesht. Asnjë zë nuk qarkullon se ku do të shkojnë ato dhjetëra mijëra dibranë që mbeten pa plëng e pa shtëpi. Askush nuk flet se sa do të shpërblehen pronarët për çdo metër katrorë të mbytur, për çdo shtëpi të zhytur. Askush. As ministria e financave, as ministria e bujqësisë, as kryeministri, as presidenti, as kryeparlamentarja, as bashkia.

Lexo më shumë

Trishtimi që vjen nga gjuha…

Nga Bashkim Lami

Miqtë e mi, mundohuni të ndiqni shembuj pozitiv në shoqëri dhe mos u futni aty ku nuk dini, se dëmtoni rëndë edhe ato vlera reale tuajat, që ju ka dhënë Zoti!
Pse u trishtova kur lexova në një portal të dibranëve në FB? Portalet që shkruajnë për Dibrën dhe Bulqizën i lexoj me vëmendje. Bëj pëlqime dhe komentoj, por jo në çdo rast.…

Lexo më shumë

Bulqiza sërish në udhëkryq

Nga Martin Cukalla

Pa mohuar dy arritje të bujshme të AlbChromit në Bulqizë, përfundimin e hapjes së traverbankut të Klosit dhe ndërtimin e pusit nr. 9 që mundëson shfrytëzimin e mineralit të pasur të kromit në nivelet 17-22 e ndoshta deri në nivelin 24 – veprimtarinë tjetër të saj do ta çmoja të dështuar.

Nuk bëhet fjalë për krahinën a për qytetin, dhe as gjithë minerën që përfshin vendburimin e Kromit të Bulqizës.…

Lexo më shumë

“Industria minerare do të goditet fort nga kriza e energjisë, disa subjekte mund të mbyllen”

Teksa kërkesa për lëndë të para në tregjet globale mund të ndikojë sektorin minerar global në përgjithësi, në Shqipëri është e vështirë të parashikosh zhvillimet e këtij viti.
Për ekspertin e sektorit minerar, Prof. Dr. Sokol Mati, 2021 ishte i vështirë për subjektet që operojnë në këtë lloj aktiviteti, edhe për shkak të klimës së biznesit të vështirë, me burokraci të shumta e legjislacion të mbivendosur.…

Lexo më shumë

Varret e viktimave të komunizmit mbulohen nga stoqet e kromit

Nga Hysen Likdisha*

“Kampi i të burgosurve i hapur në vitet ‘50, me punën e detyruar të të burgosurve të tij, ndikoi fuqishëm në rritjen e prodhimit të nxjerrjes së kromit. Por qëndrimi i zyrtarëve të regjimit komunist ndaj tyre ishte dhe mbeti tejet ç’njerëzor”

Dhjetëra ish të burgosur në kampin e Burgut të Bulqizë-s, që ndërruan jetë në rrugë natyrale ose për shkak të aksidenteve gjatë punës së detyruar në minierë, nuk u gjenden varret.…

Lexo më shumë

Sadin Maliq Çerpja, trupin në Amerikë e shpirtin në atdhe

Nga Shaqir Çerpja

Sadin Maliq Çerpja nga fshati Lashkizë i rrethit të Dibrës, për 45 vjet, që nga viti 1949 e deri pas rënies së regjimit dhe diktaturës komuniste në Shqipëri, qëndroi në mërgim, larg atdheut, në Amerikë dhe e kishte të ndaluar e të pamundur të vinte në atdhe, të vizitonte vendlindjen, të shihte e të takonte njerëzit e tij të afërt e të dashur, vëllain, kushërinjtë, hallat e dajat, nipat e mbesa.…

Lexo më shumë

Nazmi Përkola, “babai” i minierës së Bulqizës

I vdekuri kujtohet,
për ç’ka punuar – nderohet
Urtësia

Të shkruash për njerëz që kanë bërë epokë ne jetën dhe veprën e tyre është e vështirë. Themi kështu, sepse sado qe të mundohesh ti, kurrë nuk mund ta përshkruash tërë veprimtaritë apo bëmat e tyre. Një i tillë është edhe Nazmi Përkola që me plot gojën mund ta quash Babai”i minierës së Bulqizës.…

Lexo më shumë

GJECI & GJOCI

Një takim befasues.
Para 13 vjetësh, saktësisht më 1 qershor 2008.
Takim malli dhe dashuria.
Gjecin e mbaja mend herët, në fëmijërinë time, e kam ndjek duke u rritur, shkolluar, marrjen përgjegjësi të detyrave të vështira të punës. Kisha miqësi me babanë e tij, Shukriun, bile kisha bërë një fotografi kur fillova punën në shtator 1959 si agronom në kooperativën e Brezhdan-Zdojanit, vendlindjen e tij dhe timen.…

Lexo më shumë

E qeshura që më sjell Musa Vladi

Dy foto, njëra serioz e tjetra i qeshur.
E para duhet të jetë fiksuar para se të hyjë në klasë, para se t’u thotë e t’i thonë nxënësit “Mirëmëngjesi mësues”. Të gjithë në këmbë. Me sytë tek Ai. Me frymëmarrjen tek Ai.
E dyta e qeshur, plot gaz e hare, siç dinte ta mblidhte e ta shpërndante, Musa Vladi tashmë i Bulqizës.…

Lexo më shumë
1 29 30 31 32 33 158