M u l l i r i

Nga dr. Besnik RAMA

Për të shkuar në mulli, pasi të dilje nga fshati, duhej të merrje një të tatëpjetë që kishte vetëm dy segmente pak të rrafshëta. Vajtja në mulli ishte një nga kënaqësitë fëminore.
Gëzimi fillonte të pakën një ditë para kur në shtëpi bëhej gati drithi që duhej bluar dhe na dërgonin në lagjen tjetër te shtëpia e të zotit të mullirit, që të pyesnim do të kishte shumë radhë apo jo në mulli të nesërmen.…

Lexo më shumë

Elez Rasha, burri i mençur i Dardhës

Nga Shaqir Çerpja

Sa herë kujtoj, mendoj, meditoj a shkruaj dhe sa herë të flitet a të këndohet për patriotin e shquar dhe luftëtarin e paepur të çeshtjes sonë kombëtare, trimin e trimave, gjeneralin me shajak, Elez Isufin, mua, në mendje më vjen dhe kujtimet m’i zgjon, m’i ndez e m’i freskon edhe një emër tjetër, një Elez tjetër, një bir e burrë Dardhe, Elez Rasha.…

Lexo më shumë

100 vjet Shkolla shqipe e Ploshtanit

Nga Ismen Brika

Për zhvillimin e arsimit në Lumë e në veçanti për shkollën e Ploshtanit, kanë shkruar Prof. Shefqet Hoxha, ‘Mësuesi i merituar’ Isa Halilaj, anëtarët e Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane, Xhavit Lashi, Fatos Daci, historiani Xhemal Domi, Dr. Shefqet Domi, Dr. Fejzullah Gjabri, Muharrem Mezini, Jahe Delia, Mevlan Lushi etj. Në mënyrë të veçantë e të detajuar, kanë shkruar kryesisht bashkëpunëtori i vjetër shkencor, Beqir Shehu, e mësuesi veteran Metush Skeja.…

Lexo më shumë

Dogjan Dervishi, “Një histori qëndrese”

Nga prof. Hajri Shehu

Romani “Një histori qëndrese” i ka të gjitha përmasat për t’u vlerësuar. Më së pari, për idetë që na sjell. E tërë përmbajtja e tij është për punë, për bëma, përpjekje, rezultate, detyra, detyrime. Por ai na sjell edhe të dhëna, dije, modele. Vend të veçantë zënë portretizimet. Ato vijnë krejt natyrshëm. Nga njohjet vetjake të autorit, nga vëzhgimet e tij e nga gjykimet e vlerësimet e tij.…

Lexo më shumë

Xhelal Hysa, heroi që rron në përjetësi

Nga Shaqir Çerpja

Koha, ditët, muajt dhe vitet, ashtu si njerëzit, ato kanë historinë dhe biografinë e tyre. Se, ashtu si njerëzit, që lënë gjurmë në kohë, edhe koha len gjurmë në jetën e njerëzve, në kujtimet dhe kujtesën e tyre. Viti 1985, dimri i madh i atij viti, ka lënë gjurmë të thella dhe mbahet e do të mbahet mend gjatë, shumë gjatë.…

Lexo më shumë

Një vit pa Avni Xhepën

Në plejadën e ushtarakëve tanë që i shërbyen atdheut me përkushtim e devotshmëri të lartë është edhe Avni Xhepa. Për katër dekada si oficer, fillimisht në Ministrinë e Mbrojtjes dhe më pas në reparte e njësi të ndryshme ushtarake ai krijoi profilin e ushtarakut me karrierë të shkëlqyer.
Avniu u lind në Vleshë të Dibrës me 10 Korrik 1932. Ai ishte vetëm 7 vjeë kur mbeti jetim nga të dy prindërit.…

Lexo më shumë

Punimet në vazhdim nuk duhet të rrezikojnë jetën e punëtorëve dhe udhëtarëve

Ashtu siç ka ndodhur rregullisht me këtë vepër gjatë tre dekadave të fundit, edhe tani kur, si i thonë fjalës, dibranët më në fund po shohin dritë në fund të tunelit, kasta politike shqiptare po përdor këtë vepër të rëndësishme për interesat e tyre. Dita kur qeveria dhe opozita në Shqipëri, siç ndodh në vende të civilizuara, të marrin pjesë dhe gëzojnë së bashku në përurime veprash, duket akoma e largët.

Lexo më shumë

Balluku inspekton rrugën e Arbrit, bën thirrje për respektimin e sinjalistikës

Rreth 200 makina kanë mbetur të bllokuara sot në drekë në Qafë Murrizë, në by-passin e Rrugës së Arbrit që lidh Zall Bastarin në Tiranë me Xibrin në Klos.

Qytetarët e kanë shpërfillur njoftimin e kompanisë “Gjoka Konstruksion”, e cila më 23 nëntor njoftonte se “Rruga e Arbrit vijon të jetë e mbyllur deri më 29 nëntor”.

“Të gjithë qytetarët që udhëtojnë nga Tirana në drejtim të Peshkopisë dhe anasjelltas, të vijojnë të frekuentojnë akset e tjera rrugore lidhëse me Tiranën deri më datë 29.11.2021, pasi RRUGA E ARBRIT VIJON TË JETË E MBYLLUR.

Lexo më shumë

Tri arsye pse jam kundër ndërtimit të HEC Skavica

Megjithëse rajoni i Dibrës ka ende një potencial të madh për hidrocentrale të pashfrytëzuara, është e nevojshme të bëhet një vlerësim gjithëpërfshirës i situatës, duke marrë parasysh kostot dhe përfitimet në krahasim me opsionet e tjera të energjisë. Qeveria duhet të ulet në një tryezë të rrumbullakët me të gjithë palët e interesuara, edhe dibranët, identiteti, historia, kultura dhe shtëpitë e trojet e të cilëve rrezikohen të zhduken përgjithmonë.

Lexo më shumë

29 nëntor, nis qarkullimi i makinave në Rrugën e Arbrit nga Tirana në Klos përmes bypass-it

Rruga e Arbërit në Xibër, Klos. Foto: Facebook/ Gjoka Konstruksion

Nga Bujar Karoshi

Rruga do të hapet fillimisht deri në Klos. Vazhdon puna në segmentin Ura e Vashës – Qafa e Buallit. Nuk do të lejohet të qarkullojnë makinat e mëdha dhe ato të tonazhit të rëndë.

Më 29 nëntor 2021 rruga nga Tirana në Peshkopi do të shkurtohet shumë. Mbi 70 kilometra rrugë, plot kthesa e trafik, nuk do të jetë më “barrë” për udhëtarët e Dibrës dhe Matit, duke u bërë realitet një ëndërr e vjetër e dibranëve për një rrugë të shkurtër drejt kryeqytetit.…

Lexo më shumë
1 34 35 36 37 38 158