“Më preve në besë, o Qerim Sula”

 Më preve në besë, o Qerim Sula, më preve në besë si burra… Kisha vendosur disa herë se do të shkruaja për jetën dhe veprën tënde artistike ndër vite. Kishim biseduar bashkë disa herë, kishim biseduar edhe kur vije në lokal “Bar Kinostudio”, i shoqëruar së bashku me Razien, pas një ndërhyrje kirurgjikale të vështirë që kalove në zemër. Ishte jo vetëm një kënaqësi të shkruaja për ju, por edhe një përgjegjësi e madhe, por gjithmonë modestia jua më kishte stepur, ma kishte prerë hovin.

Lexo më shumë

Për Qerim Sulën – Mjeshtrin e madh 

Një lajm i hidhur u përhap me shpejtësi gojë më gojë, në media mëngjesin e datës 31 maj 2020. Një bir i vyer i Dardhës, një xhevahir për shokët, një prind shembullor, një bashkëshort model, nuk është më në jetë.

Qerim Sula u rrëmbye nga një sëmundje e rëndë. Në fillim askush nuk donte ta besonte, askujt nuk i thotë zemra që një kob i zi kishte ndodhur, një tronditje shpirtërore është e fortë dhe e përbashkët.

Lexo më shumë

Për dy BURRA që ikën duke lënë dhembje e mall pas…

Si ikin burrat e Dibrës, 

kur pema e tyre rëndon 

nga frytet?

Vërtet si ikin burrat e mëdhenj të Dibrës kur pemën e tyre e kanë mbushë me fryte?

Si iku Qerim Sula, dy metër burrë që mbushte skenën me hijeshinë e maleve të Dibrës tek këndonte trimëritë shekullore të dibranëve…

Oh, medet Qerim për ty!

Si iku Përparim Tomçini, nota më e lartë në pentagramin e këngës dibrane?

Lexo më shumë

Sejfulla Sefa, 44 vjet në shërbim të arsimit

Njerëzit e ditur e të moshuar po i kin një e nga një nga kjo botë, ashtu si lisat e moçëm në një pyll të ri. Kështu u nda nga jeta dhe gjiri i ngrohte i familjes dhe i shoqërisë, shoku ynë i dashur i kolektivit arsimor, mësuesi gojëmbël e zemërbardhë Sejfulla Sefa. 

5 qershori i 2020-ës ishte goditja fatale për jetën e tij.

Lexo më shumë

Profili njerëzor dhe profesional i Luljeta Çerës

Tregohet se diku e dikur, një mbret thirri një mjek të njohur, që të shërbente pranë tij, të cilit i tha: “Mos harro se po shërben në oborrin mbretëror”! Ndërsa mjeku i njohur e human iu përgjigj: “Madhëri, përpara meje, të gjithë pacientët janë mbretër”.

Gjithmonë kur kujton këtë shprehje, më vjen ndërmend Luljeta Çera, e cila ka dhënë prova se ajo është frymëzuar e motivuar nga ky parim i madh human.

Lexo më shumë

Muhurri, histori dhe personalitete – një enciklopedi e gjithë zonës

Përse duhet të lexohet libri i Halil Ramës për Muhurrin, vendlindjen e tij, zonë e përmendur në historinë e vjetër dhe të re të Dibrës? 

Kësaj pyetjeje do t’i përgjigjem me përshtypjet që më la ky libër gjatë leximit të parë, në daktiloshkrim, me mirësinë e autorit. 

Duhet lexuar sepse është shkruar me shumë dashuri, deri në tepërim, për dymbëdhjetë katundet e kësaj zone, njëri me histori më të pasur se tjetri; një prej teprimeve më të përligjura në punët e autorësisë, që është një mister, aq mister sa vetë Bāsi, Krijuesi, sipas fjalës së përdorur në librin e parë shqip. 

Lexo më shumë

“Edhe unë jam nga Muhurri!”

Vendlindja, trualli që gjymtyrët prekin për herë të parë, ku për herë të parë thithin ajrin e kësaj toke, ku lëshon pikën e parë të lotit dhe ku zëri lajmëron vazhdimësinë e jetës, duke përcaktuar që prej atij çasti emrin e këtij trualli që do e ndjekë pas gjithë jetën, deri në përjetësi. Fjalët e bukura e të ndjera janë në nderin dhe fisnikërinë e atij që di të respektojë e të falënderojë këtë tokë që e priti.

Lexo më shumë

“Valle çmendurie”, libër për dukuritë e jetës

Ky libër “i vogël” është me 91 faqe, por i madh në përmbajtje, dritëkohorë e mbi të gjitha diagnostigues ndaj dukurive të jetës, stigmatizues ndaj politikës denigruese bashkëkohore, pasqyrë e ndritshme ndaj negativitetit aktual, përqeshës ndaj falsitetit drejtues e servil, zhvatës e mashtrues të të votbesuarëve a postdhimbjeve të pa merituar. 

Në çdo fabul, te çdo varg, lexuesi i kujdesshëm zbulon dukuri të jetës, ballafaqon realitetin me atë çka ndodh nën petkun e pozitës, të votbesimit a të ngjitjes aty ku shpërfaqet formalizmi, maska a lajkataria çnjerëzore.

Lexo më shumë

Përse nuk më shkrove inxhinier Luani?

Kur pena nuk i hapën udhë vetes e truri nuk pjell fjalët e duhura  si veprohet? Balli më është rënduar si të ishte parzmore plumbi.  Kërkoj të kap fillin e Arjanës për të shkruar një shkrim mbi… Eh sa e vështirë qenka, të ma besoni!  Sa e dhimbshme të lidhësh disa fjalë, për të formuar fjalinë apo një ligjëratë të tjerrun për një të njohur!

Lexo më shumë

“SHËNIME NË ÇADËR” NJË LIBËR ME VLERA SHKENCORE PËR GJEOLOGJINË, EKONOMINË, HISTORINË, TURIZMIN, etj.

 Në muajin janar të këtij viti doli nga botimi libri “Shënime në Çadër” me autor Vesel Hoxhën. Kam patur fatin të njihem me Veselin, sapo mbaroi shkollën e lartë për inxhinier gjeolog në Fakultetin e Gjeologjisë dhe të Miniera Tiranë, kur drejtoria e Ndërmarjes Gjeologjike të Bulqizës e emëroi të kryente stazhin e diplomës në Ekipin Gjeologjik të Dhoksit, bashkë me mua që do të isha njëkohësisht udhëheqësi i diplomës së këtij inxhinieri të ri.

Lexo më shumë
1 66 67 68 69 70 158