Turi i liqeneve akullnajore

Përshkrimi i turit të 17 liqeneve
akullnajore të Lurës dhe Kacnisë

Janë 17 liqene akullnajore në parkun kombëtar të Lurës (7 liqene) dhe në zonën e Kacnisë, që është pjesë e territorit të Selishtës dhe Klosit, 10 liqene.
Gjatë këtij itinerari ke mundësi të eksplorosh fshatrat e Njësisë Administrative Lurë, Parkun Kombëtar të Lurës dhe fshatrat e Njësisë Administrative Selishtë dhe pyjet e Balgjait, Kacnisë, Mbas Dejës, që janë vazhdim i Parkut të Lurës.…

Lexo më shumë

“Mos m’u harroftë te Zoti”

Nga Xhafer Martini

Mësuesit e tjerë të Cerenit, kolegë me mua, ishin nga fshatrat rreth e rrotull; në çdo mbrëmje shkonin në shtëpi. Megjithatë kishin sjellë nga një dyshek dhe jorgan në “odën e mësuesve” dhe rrinin ndonjë natë aty… Këshilli i fshatit na kishte futur në një shtëpi të braktisur të një familjeje që ishte arratisur. Nuk bënte as për stallë, pale më për mësues. …

Lexo më shumë

Punë burrash…

Burrat në bulevardin e Peshkopisë. Foto: Adriatik Sula

Burrat në bulevardin e Peshkopisë. Foto: Adriatik Sula

Qershor 2019 – “Burrat e Dibrës janë dembelë”. Kështu thonin statistikat në fillim të majit, por u desh qershori që të tregonte të kundërtën: që burrat e Dibrës janë burra zamani. Kur i do të fortë, muskujt tregojnë; kur i do të zgjuar, me hile ta dëftojnë; kur i do të fjalës – llafin ata mbajnë; në i do të pushkës – plumbin ta tregojnë, në i do n’protesta – hurin me vete kanë; në i do për vota – tërmet ata e bëjnë…
Burra gjithkund: burra në zgjedhje, burra kundër zgjedhjeve; burra në protestë, burra kundër protestës, burra gazetarë, burra opozitarë, burra në përgjim, burra në vendim, burra në kuvend, burra në bashki, burra në fushatë, burra në burg, burra në polici, burra në vaki… Burra gjithkund, por gratë kurrkund…
E si u doli nami burrave, i thirrën të pastrojnë edhe plehrat e katundeve, por aty u tërhoqën: me llomet merren gratë… Jo se burrat nuk e bëjnë, por këtu hyn statistika: Jo të gjitha punët janë për burrat…
Por ndonjëherë punët i bëjnë bashkë burrat edhe gratë: kur gratë lajnë shtëpinë – burrat lajnë qeverinë; kur gratë mjelin lopët – burrat mjelin shtetin; kur gratë mbajnë llogaritë e shtëpisë – burrat mbajnë llogaritë e tenderave; kur gratë skuqin mishin – burrat pjekin presidentin; kur gratë merren me thashetheme për burrat e fshatit – burrat marrin nëpër gojë burrat e shtetit… Kur ndonjëherë mes burrash bie fjala për gratë, aty bëhen seriozë: janë punë burrash e nuk tregohen n’katund…
E si përfundim: burrat dolën kundër zgjedhjeve, por burrat i bënë zgjedhjet; burrat dorëzuan mandatin dhe burrat morën mandatin, burrat shkuan në burg, por burrat i arrestuan; burrat hodhën molotovë në protesta dhe burrat u plagosën; burrë ishte gazetari që xhironte me telefon; por burra ishin edhe policët që ia thyen; burra ata që shkuan në votime; burra ata që penguan votimet.…

Lexo më shumë

Përmirësimi dhe ndërtimi i rrugëve lidhëse me Rrugën e Arbërit të Njësive Administrative të Peshkopisë, Kastriotit, Çidhnës, Lurës, Dardhës, Reçit, Sllovës, Kalasë së Dodës, Tominit dhe Melanit – me rëndësi për zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë, turizmit malor e Historik

Në foto: Prof.dr. Vesel Hoxha duke mbajtur referimin.

 

Shënim: 
Ndalohet kopjimi i këtij materiali apo përdorimi i tyre, me çdo lloj apo mjeti, përveç rasteve kur shërben si burim referimi. 
Materiali i mësipërm është punë origjinale e autorëve ndaj çdo keqpërdorim i tij, pa miratimin e autorëve është i ndaluar.
Çdo shpërndarje përmes internetit duhet të ruajë linkun e botimit origjinal.

 

Konferenca shkencore me temë: “Përmirësimi dhe ndërtimi i rrugëve lidhëse me aksin kryesor të Rrugës së Arbërit për zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë dhe turizmit historik e malor në Qarkun e Dibrës“, thirret në momentin e duhur dhe historik.…

Lexo më shumë

“Brenda 2-3 viteve në do të fillojmë të lëvizim në Rrugën e Arbërit bashkë me potencialet ekonomike që Dibra mban brenda”

Ndjehem tepër i nderuar që në emër të Kryesisë së Shoqatës LID t’ju uroj mirëseardhjen.
Sot këtu do fliste kryetarja e shoqatës, zonja Edlira Haxhiymeri, por për shkaqe shëndetësore ajo nuk mund të jetë e pranishme sot. Duke ju përcjellë përshëndetjet dhe falënderimet e saj, i urojmë të gjithë së bashku shërim të shpejt dhe kthim mes nesh, plot energji e vitalitet, si më parë.…

Lexo më shumë

Turi i Korabit, mali më i lartë në Shqipëri

Përshkrimi i vargmalit të Korabit
Shijo ngjitjen në malin më të lartë të Shqipërisë, Korabin. Një udhëtim që do ju magjepsë nga çatia e Shqipërisë, ku do të njiheni me bukuritë natyrore të parkut Korab-Koritnik, kushtet e jetesës baritore në stane, kulturën dhe traditën e pasur të Maqëllarës, fshatrave turistikë të Radomirës dhe Rabdishtit, si dhe mikpritjen e gatimet tradicionale të dibranëve në familjet e tyre.…

Lexo më shumë

Mbetesh fisnik dhe madhështor në kujtesën tonë

Ndarja e papritur nga jeta e zotëri Qemal Xhafës më befasoi, më shqetësoi e më la një peng të parrëfyer nga ajo ditë që lajmin e mora larg, në Itali. Lajmi i hidhur më preku në shpirt. Ishte lajm për vdekjen e qytetarit tonë më të respektuar, i cili me punën dhe sjelljen më korrekte dhe më shembullore, me karakterin e fortë edhe me modestinë njerëzore, na impononte besim dhe respekt, na jepte shembullin më të mirë se si duhet të jetë një familjar e si duhet të jetë një profesionist në detyrën e tij, si duhet të jetë një intelektual që merr detyrat me përgjegjësi të lartë qytetare dhe kombëtare, siç ishte detyra e drejtuesit të partisë së parë demokratike dhe detyra e kryetarit të Komunës së Dibrës, në ditët e vështira të viteve ‘90, në një kohë që pasonte nga një e kaluar e rëndë për qytetarin shqiptar.…

Lexo më shumë

Dëshmori Klodian Tanushi

Është në nderin e çdo shqiptari kudo ku jeton e punon të njoh nga afër jetën, veprimtarinë jetsore të dëshmorëve të tijë, që dhanë jetën në lulëzimin e moshës, për çështjen e atdheut apo të popujve të ndryshëm të botës.
Një i tillë, që shpalosi trimërinë, mençurinë e devotshmërin e tijë ishte edhe major Klodian Tanushi, i cili lindi me 31 tetor 1980 në lagjen Tanushe të Fushë – Muhurrit të Dibrës së vogël.…

Lexo më shumë

Golloborda, aty ku mundja kthehet në festë!

Mjafton një ditë e organizuar bukur, që Golloborda të shpalosë vlerat e saj artistike dhe sportive, veçmas në sportin e traditës, atë të mundjes, që thuajse ka kampion në çdo shtëpi. Prej kaq shumë vitesh, pikërisht në qendër të fshatit Ostren i Madh, qindra njerëz mblidhen për të festuar dhe për t’u ndeshur në tapetin e jonxhës, duke garuar për të fituar më i forti.…

Lexo më shumë

Nderim për tre dëshmorët e Tërnovës

TËRNOVA, FSHATI QË U SHËNDRRUA I GJITHI NË BAZË LUFTE DHE QË I DHA ATDHEUT
42 PARTIZANË DHE 3 DËSHMORË

Tërnova ndodhet në brëndësi të tokës shqiptare dhe të Dibrës, ajo mbështetet në pjesën qendrore të Shqipërisë Veriore, me territor që shtrihet përgjatë krahut të majtë të Lumit të Okshtunit, që nga Zerqani pothuajse në Verilindje, Kaptina e Martaneshit në Perëndim.…

Lexo më shumë
1 90 91 92 93 94 158