Dibra, “jastëku” i lagur i Ramës

Nuk do ketë më shtëpi të babës apo gjyshit pa fundosur nën ujë, dhe as varre babe, gjyshi nuk do gjeni më: as ju emigrantë dhe as ju që jeni aty e strukeni e nuk flisni sot, për t’ia hedhur surratit të gjitha fjalët boshe të së djeshmes. Dhe as ju që do ngeleni në ato shpata malesh me një mjegullmbledhës përballë që edhe lajthite nuk do ju piqen më, le frutat e perimet e tjera; as për ju s’ka bujtinë e agroturizëm.

Lexo më shumë

Lëreni Drinin të rrjedhë në shtratin e tij…

Ka ardhur koha kur duhen përshkallëzuar protestat, duhet sensibilizuar opinioni publik në mbrojtje të Dibrës, në mbrojtje të pasurisë shpirtërore e kombëtare. Koha thërret për një Kuvend Kombëtar të Madh në mbrojtje të Dibrës.

Nga AGIM CANI

Sipas mediave të shkruara e vizive, sipas portaleve rrjeteve sociale, por edhe sipas ligjëruesve në protestat “Po Dibrës, Jo Skavicës”, studiues e intelektualë dibranë mësohet se ka filluar puna në Skavicë.…

Lexo më shumë

“Ta mbrojmë Dibrën siç mbrojtëm Radikën”

Ministri për diasporën në Maqedoninë e Veriut, Xhemail Çupi, takim me Shoqatën Bashkësia Dibrane, pjesë e komunitetit dibran tradicional të Tiranës

Nga Halil RAMA

Në takimin që Ministri për Diasporën në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Xhemail Çupi, zhvilloi të hënën më 30 maj 2022, me Shoqatën Bashkësia Dibrane, pjesë e komunitetit dibran tradicional të Tiranës, veç të tjerash u ngrit shqetësimi për dëmin e madh që i sjell Dibrës realizimi i projektit të Skavicës.…

Lexo më shumë

Nisin protestat, kërkohet ndalimi i punimeve në Skavicë

“Nga qeveria shqiptarë na është thënë se jemi në fazën e studimit të fizibilitetit, por këtu puna vazhdon në mënyrë intensive, janë hapur rrugët për të shkuar të gryka e tunelit për të devijuar Drinin”.

Për protestuesit është tashmë e qartë dëmet që sjell ndërtimi i HEC të Skavicës: ndarja e Dibrës ose zhdukja e saj – siç e vlerësojnë disa protestues, mbytja e tokave bujqësore, prishja e ekosistemit, ndryshimi i klimës, mungesa e reshjeve, mungesa e dokumenteve të pronësisë, mbytja e vendeve historike etj.

Lexo më shumë

Edlira Haxhiymeri, intelektuale e përmasave kombëtare e ndërkombëtare

Ashtu si i ati, edhe Edlira nuk nguroi kurrë të përdorte imazhin dhe lidhjet e saj për të ndihmuar dibranët dhe për të promovuar Dibrën me të gjitha mundësitë e saj. Ajo luajti një rol të madh si kryetare e shoqatës “Lidhja e Intelektualeve Dibranë”. Si drejtuese e Shoqatës ajo luajti një rol të rëndësishëm në organizimin e komunitetit dibran në Tiranë si dhe evidentimin e vlerave më të mira dibrane në kryeqytet.…

Lexo më shumë

Me personalitetin dhe shembullin e saj ndriçoi dhe ndryshoi jetën e shumë njerëzve dhe fali dashuri pa kushte

Nga Nikoleta Mita

Të dashur familjarë të Edës, miq, kolegë dhe të njohur,
Ndonëse jam ende e tronditur nga ndarja nga jeta e mikes sonë të dashur, Edlira, jam e përulur dhe e prekur nga jeta që ajo ndau me ne.
Të gjithë jemi këtu sepse diku, disi, jetët tona ishin të lidhura me Edën. Besoj se që të gjithë keni momentet tuaja personale, të veçanta dhe private me Edën që do t’i çmoni dhe do t’i mbani në zemrat tuaja.…

Lexo më shumë

Pranvera plot lule e Edlira Haxhiymerit

Do të dëshiroja të udhëtoja në çdo cep të botës, por do të desha të jetoja vetëm në Shqipëri. Ka qenë zgjedhja ime edhe kur bashkëmoshatarët e mi dhe jo vetëm rendën të largoheshin nga ky vend. Natyrisht Shqipëria është më e varfër pa ata, por unë nuk do ta bëja dot.
Brezi ynë ishte brezi i sfidës së madhe. Me formimin tonë para demokracisë, ne treguam se ishim të zotët të përshtateshim, të merrnin njohuri të reja, të sfidonim vështirësitë dhe t’ja dilnim të ndërtonim familje, profesion por edhe emër në Shqipëri dhe në botë.

Lexo më shumë

Arsimi dibran “ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet”

Reformat thelbësore në arsimin fillor, përforcimi i shkollave të mesme profesionale, përmirësimi i notave në testimet ndërkombëtare, si dhe rikthimi i dinjitetit të mësuesit dhe motivimi i tyre personal. Këto janë parakushtet për një të ardhme të sigurt të arsimit.

Nga Mezin Shehi

Në këndvështrimin tim duke e nisur me atë se “Çfar ka qenë arsimi në Dibër”apo ecuria e zhvillimit të arsimit në Dibër mendoj që kjo kalon në për disa faza ose periudha, për të qen më i saktë në katër të tilla.

Lexo më shumë

Konferenca shkencore

“Shfrytëzimi i burimeve energjitike dhe minerare në gjeografinë shqiptare në dobi të vendit”
Në konferencë u tërhoq vemendja se megjithëse trojet shqiptare janë shumë të pasura me naftë e gaz dhe minerale të tjerë matalorë e jo metalorë, burime ujore e hidroçentrale,etj. shumica e tyre u janë shitur biznesmenëvë të huaj dhe vendet tona megjithëse kanë pasuri nëntokësore e mbitokësore shumë të pasura vazhdojmë të jenë vendet më të varfëra në Europë.

Lexo më shumë
1 10 11 12 13 14 83