Rënia e çmimit të kromit çon drejt kolapsit galeritë e Bulqizës

Mbi 30 kompani që kanë koncesione në Martanesh dhe Bulqizë kanë bërë shkurtime dhe kanë vonuar prej muajsh pagat për minatorët për shkak të rënies së çmimeve të kromit në bursa, duke zhytur në varfëri qindra familje që mbajnë frymën gjallë me punën nëntokë.

Shumë minatorë që po vuajnë mungesën e pagës shprehen se nuk kanë protestuar dhe as kanë denoncuar pranë institucioneve shtetërore, me shpresën se dita-ditës kjo situatë do të marrë zgjidhje.

Lexo më shumë

“O mirë se na erdhe!”

Të udhëtosh nga Tirana drejt Dibrës, vendlindjes, çdo herë ndjehesh mirë, aq më shumë që ky udhëtim është për festë, festën e Ansamblit Artistik “Kuvendi i Zall Dardhës”, ku do këndojnë e hedhin valle artistët më të mirë të Dardhës, aty në vendlindjen e artistëve.
Këshilli Bashkiak i Dibrës ka vendosur datën 1 gusht si Festa e Kuvendit të Zall-Dardhës, por për shkak të pandemisë, këtë vit festa u shty për në shtator.…

Lexo më shumë

Elez Isufi dhe Suf Xhelili

Elez Isufi dhe Suf Xhelili, në kohën e tyne, kanë pasë qenë të njoftun kështu me kët identitet, tue u përmendum në kët mënyrë në popullsinë e vendit.

Elez Isufi dhe Suf Xhelili, origjinën e kishin nga katundi Dardhë i Dibrës, qi turqt, në kohë të vjetra i thojshin Debre i Zir, dmth. Dibra e Poshtme. Këta, ishin agjë e nip.…

Lexo më shumë

Dibra resort, një oaz qetësie në Luginën e Shërimit

Resorti i Gëzimit është vetëm një oaz në shkretëtirë. Më sipër vazhdon Lugina e Shërimit, me këtë emër të bukur. Rruga që shkon përmes saj e të çon në fshatrat e Bellovës, ku mes tyre dhe Rabdishti i shpallur fshat turistik, është për t’i qarë hallin. E paasfaltuar, gjithë gurë, pluhur e gropa… Ajo sipërfaqe dhjetëra hektarësh, që dikur ka qenë me plepa, mund të kthehet në një park të bukur, me asfalt, me pemë dekorative, me stola, kënde lojërash e bare që shërbejnë.

Lexo më shumë

Kryengritja kundër serbe e shtatorit 1913

Karakteri i fortë, shpirti luftarak, dëshira për t’u pajisur me armë të reja, bëri që shumë çidhnakë të shkruhen vullnetarë për në Shkodër.

Patriotët e Dibrës së Poshtme, nën udhëheqjen e Isuf bej Hysenagollit, ia dolën të mbledhin mbi 4000 vullnetarë, të cilët do t’i shkonin në ndihmë Shkodrës. Në mes këtyre burrave ishin edhe mbi 1000 çidhnakë, të cilët të udhëhequr nga Selman Alia, Llan Kaloshi e Shaban Lusha u rreshtuan me këtë ushtri.

Lexo më shumë

Hajredin Shehu i shehelerëve të Zerqanit, kleriku dhe atdhetari në gjurmët e të parëve

Veprimtaria e Sheh Hajredin Zerqanit ishte dhe do të mbetet një shembull i lartë patriotik për brezat, në mbrojtje të çeshtjes kombëtare.

Në vend të hyrjes
Ashtu si dhe në jetëshkrimet për Sheh Mustafën e Sheh Sulën e Zerqanit, edhe në realizimin e jetëshkrimit, për Sheh Hajredinin e Zerqanit, jam mbështetur në materiale të shumta dokumentare e historike, në kujtimet gojore të familjes, trashëguar ndër breza, si dhe dokumenteve e dëshmive të marra nga Muzeu i Dibrës, mbledhur e sistemuar me shumë kujdes nga Fadil Shehu, djali i Sheh Hajredinit të Zerqanit.…

Lexo më shumë

QEMAL ÇADRI, një meteor që nuk do të shuhet kurrë

Z.Qemal Çadri, Qytetar nderi i Bashkisë Dibër: Personalitet i spikatur dhe udhërrëfyes në rrugëtimin e mjekut, që me cilësitë personale, njerëzore, profesionale, ngriti në nivelet më të larta mjekësinë në Dibër e në mbarë Shqipërinë.

Kolegu ynë, Qemal Çadri, ishte një kategori e veçantë njerzore. Aty plekseshin në mënyrë harmonike e nivel të lartë cilësi të tilla si erudizmi, dashuria për shkencën dhe profesionin, modestia e tejskajshme, dashuria për njerëzit, sidomos pacientët që i njihte shpejt, i kuptonte mirë dhe ju shërbente njëlloj, por gjithmonë në një nivel të admirueshëm, jo të arritshëm nga kushdo.

Lexo më shumë

Selim Sula, ambasadori shëtitës i Elez Isufit

Një jetë nëpër odat e Dibrës dhe malet me borë, nëpër qelitë e burgjeve dhe pallatin e mbretit. Një libër i pa shkruar, por që mbushen mijëra fletë me fjalën e mençur dhe alegorinë e këtij studenti që mori diplomën në “Universitetin e Dibrës”.

Nga Shaqir Skarra

Në qoftë se historia ka borxhe për të larë karshi Sllovës, do të mbetet fajtore për jetë.…

Lexo më shumë

Velo Cfarku, ikja e një njeriu që la emër pas

Më 29 gusht 2020 u nda nga jeta gazetari, publicisti dhe shkrimtari Velo Cfarku. Gazeta i përcjell ngushëllimet familjes.
Ai ishte një kontributor me vlerë në gazetën tonë, duke botuar shkrime, por dhe duke dhënë sugjerime të vlefshme.
Velo Carku ishte një nga lexuesit tanë më të rregullt, i cili shprehej se gazetën “Rruga e Arbërit” e lexoj me laps në dorë”.…

Lexo më shumë

MA DALLGËZOVE SHPIRTIN VELO CFARKU

NJË LETËR NGA VELO CFARKU


I dashur Abdurahim !
Jam mirë, dëshiroj që të jeni shëndosh e mirë familjarisht.
Abdurahim !
Ka disa vite që nuk jemi parë, por po të them sinqerisht ushqej një respekt të jashtëzakonshëm për gjithë atë punë që po bën, me pasion e përkushtim. Nëpërmjet shkrimeve që po lexoj në gazetën “Rruga e Arbrit“ më duket sikur jemi shumë afër.

Lexo më shumë
1 34 35 36 37 38 83