Ismail Bara,  ish partizan i Brigadës 18 -të, aktivist dhe drejtues  me vlera  shoqërore

KRONOLOGJI

Më 18 gusht 1944, sipas urdhrit të Shtabit të Përgjithshëm u formua në Sllatinë të Dibrës  Brigada e 18-të S mbi bazën e tre batalioneve të Dibrës, Martaneshit, Çermenikës si dhe të partizanëve të ardhur nga krahina të tjera të vendit.

Në drejtimin e Brigadës në ditën e formimit ishin Esat Ndreu, komandant, vëllai i patriotit dhe luftëtarit Elez Isuf Ndreu, Zëvendës komandant Zoi Themeli, Miço Kallamata komisar dhe Sotir Vullkani zëvendës komisar.

Lexo më shumë

Gjaku i Isuf Murres si gjak dovleti

  1. PARATHËNIE 

Historia e dëshmorit Isuf Murrja është pjesa e pestë e studimit “Kronologjia e fisit Murrja në Luzni të Dibrës”. Vrasja e Isufit nga turqit në hyrje të fshatit Grevë ishte nga më të tmerrshmet e kohës. Kompania shëtitëse e xhandarëve turq nën drjtimin e yzbash Deli Mehmeti, i prenë kokën dhe bashkë me trupin e ekspozuan rrugëve deri në Këshlla (divizioni ushtarak turk) në Peshkopi.

Lexo më shumë

Skënder Gjuci: dija, puna dhe përkushtimi ndaj detyrave

Dritësimi dhe vlerat njerëzore janë dy shina, dy rrezatime që pasqyrojnë zotësinë, çiltërsinë, shpirtin e shenjtëruar dhe rrezatimin e vërtetë të provave demokratike. Koha e re dhe brezat, cilido nesh ka nevojë për dritësim e fisnikëri, brenda të cilave është atdhetaria, mirësia, humanizmi, e drejta, e vërteta, mbi të gjitha bleron thjeshtësia njerëzore, kultura intelektuale demokratike dhe vlerat, të cilat nuk vyshken kurrë.

Lexo më shumë

MËRIA E MOISI GOLEMIT

  1. Hyrje. 

      Në vijim të ciklit kushtuar Aranitëve në Librazhd, në këtë shkrim do të ndalemi te figura e Princit Moisi Golem Araniti.

      Moisiu ka qenë një nga kryegjeneralët më të sprovuar e më të shquar të ushtrisë arbërore të shek. XV,1) i cili “…kishte famën se vinte i dyti në zotësi pas Skënderbeut”, si “krahu i djathtë” dhe “gjenerali më i mirë i ushtrisë së Skënderbeut”.

Lexo më shumë

“Vulosja” e origjinës dibrane të Skënderbeut nga akademikë të njohur 

Mësuesi  i mirënjohur, Besnik S.Këbej, për gati njëmbëdhjetë vjet drejtor shkolle në Sinjë (1978-1979), përveç shkencave ekzakte si i diplomuar për lëndët matematikë –  fizikë, do t’i përkushtohej studimeve skurpuloze për të hedhur dritë mbi origjinën dibrane të Skënderbeut. Dhe këto studime e hulumtime shkencore i kurorëzoi me botimin në vitin 2010 të  librit me 208 faqe “Origjina dibrane Skënderbeut”.

Lexo më shumë

Skavica, hidrocentrali që po trazon jetën e banorëve luginës së Drinit

Në foto: Fshati Fushë-Alie i cili mbulohet nga uji edhe në versionin e Skavicës 388 metra. Foto: B.Karoshi, qershor 2020

Banorët kundërshtojnë planet e qeverisë: Nuk ka Skavicë pa bisedime me njerëzit në terren. Planet e paqarta të qeverisë për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës me forcat tona ngjallin pasiguri për të ardhmen e banorëve që jetojnë në fshatrat përgjatë luginës së Drinit të Zi nga Gjorica, në kufi me Maqedoninë e Veriut, deri në Zall-Reç.

“Skavica, një kërcënim real për banorët e pellgut të Drinit.

Lexo më shumë

Argumentet pse kundërshtoj ndërtimin e HEC-it të Skavicës!

“Kodra e qytetit” (Zall-Sinë), një vendbanim eneolitik. Foto: A.Bunguri.

“Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshishë kujtesën e tij historike. Shkatëroni librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëhere vini dikë të shkruaj libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re. Para se të kalojë shumë kohë kombi do të harroj se çfarë është dhe çfarë qe!”.

Lexo më shumë

Sejfulla Sefa, 44 vjet në shërbim të arsimit

Njerëzit e ditur e të moshuar po i kin një e nga një nga kjo botë, ashtu si lisat e moçëm në një pyll të ri. Kështu u nda nga jeta dhe gjiri i ngrohte i familjes dhe i shoqërisë, shoku ynë i dashur i kolektivit arsimor, mësuesi gojëmbël e zemërbardhë Sejfulla Sefa. 

5 qershori i 2020-ës ishte goditja fatale për jetën e tij.

Lexo më shumë

Profili njerëzor dhe profesional i Luljeta Çerës

Tregohet se diku e dikur, një mbret thirri një mjek të njohur, që të shërbente pranë tij, të cilit i tha: “Mos harro se po shërben në oborrin mbretëror”! Ndërsa mjeku i njohur e human iu përgjigj: “Madhëri, përpara meje, të gjithë pacientët janë mbretër”.

Gjithmonë kur kujton këtë shprehje, më vjen ndërmend Luljeta Çera, e cila ka dhënë prova se ajo është frymëzuar e motivuar nga ky parim i madh human.

Lexo më shumë

Përse nuk më shkrove inxhinier Luani?

Kur pena nuk i hapën udhë vetes e truri nuk pjell fjalët e duhura  si veprohet? Balli më është rënduar si të ishte parzmore plumbi.  Kërkoj të kap fillin e Arjanës për të shkruar një shkrim mbi… Eh sa e vështirë qenka, të ma besoni!  Sa e dhimbshme të lidhësh disa fjalë, për të formuar fjalinë apo një ligjëratë të tjerrun për një të njohur!

Lexo më shumë
1 36 37 38 39 40 83