“SHËNIME NË ÇADËR” NJË LIBËR ME VLERA SHKENCORE PËR GJEOLOGJINË, EKONOMINË, HISTORINË, TURIZMIN, etj.

 Në muajin janar të këtij viti doli nga botimi libri “Shënime në Çadër” me autor Vesel Hoxhën. Kam patur fatin të njihem me Veselin, sapo mbaroi shkollën e lartë për inxhinier gjeolog në Fakultetin e Gjeologjisë dhe të Miniera Tiranë, kur drejtoria e Ndërmarjes Gjeologjike të Bulqizës e emëroi të kryente stazhin e diplomës në Ekipin Gjeologjik të Dhoksit, bashkë me mua që do të isha njëkohësisht udhëheqësi i diplomës së këtij inxhinieri të ri.

Lexo më shumë

Jeta dhe veprimtaria e profesor asoc. dr. Vesel Hoxha

Vesel Ramadan Hoxha lindi më 20 tetor 1952 në fshatin Blliçe, bashkia Dibër. Shkollën fillore dhe 7 vjeçare i kreu në vendlindje dhe në Fush Çidhën më 1966, me rezultate të shkëlqyera. Më 1970  kreu po me rezultate të shkëlqyera Teknikumin e Minierave dhe të Gjeologjisë në Prrenjas të Librazhdit, ku diplomohet Teknik i Mesëm Markshajder. Në vitin 1975 kryen me rezultate shumë të larta Fakultetin e Gjeologjisë dhe të Minierave dhe diplomohet Inxhinier Gjeolog për Minerale të Dobishme të Ngurta.

Lexo më shumë

Jam i lumtur kur kanë të tjerët

Në qershor të këtij viti u mbushën plot njëzet vjet ku banorët e Sllatinës festojnë festën e tyre të bukur të bjeshkës. Nisi fare rastësisht si një vullnet e dëshirë e madhe e djemve të këtij fshati që janë prej vitesh në mërgim, por ja që ajo llavë e ndezur njëzet vjet ma parë ende nuk shuhet, por flaka e saj ndriçon në të gjithë zonën e Ujemujës.

Lexo më shumë

Veli Torba, fermeri që nuk di të ndalet

Ai nuk arriti te shkojë më shumë se shkollimi i mesëm, ndonëse dëshirat i kishte të mëdha. Bile dhe atë e mbaroi, pa shkëputje nga puna, pasi duhej të ndihmonte familjen e tij të varfër, siç ishin të gjitha familjet e asaj kohe. Linte pas fshatin e tij të bukur malor e derdhej fushave poshtë me një çantë të thjeshtë në sqetull, me pak libra e fletore në të, por me shumë dëshira e ambicie për të ardhmen.

Lexo më shumë

Dibra apo Skavica?

Lugina e Drinit të Zi është një nga “PERLAT” më të bukura e më të pasura në tërë rajonet shqiptare. Ajo krijon një korridor të bukur natyror me shtrirje nga Kukësi në veri deri në kufi me Maqedoninë në jug në një gjatësi prej 75 km. Kjo luginë kufizohet nga male të larta që shkojnë paralel me njëri-tjetrin. Në lindje të saj shtrihet mali i Korabit, bjeshkët e Gramës, vargmalet e Deshatit, kurse në perëndim malet e Lurës, të Xharxhishtit dhe vargmalet e Pllajut.…

Lexo më shumë

Katastrofa ekologjike është ulur këmbëkryq në malet tona

Më poshtë po ju paraqesim një intervistë të tij dhënë dy vite më parë gazetarit Bashkim Koçi, përgatur për botim nga Abdurahim Ashiku, në shenjë nderi dhe respekti për Haki Kolën që iku pa e vënë në zbatim ëndrrën për një pylltari të kohës në të gjithë hapësirën e Shqipërisë dhe Kosovës.

Intervistoi: Bashkim Koçi, dhjetor 2018 

Inxhinier! Si është sipas jush gjendja, mund të jepni një informacion të shkurtër  rreth situatës që përjetojnë pyjet në vendin tonë?

Lexo më shumë

Nga Veriu në Jug, Gjenerale Manushaqe Shehu e  angazhuar në shpërndarjen e ndihmave humanitare

Gjenerale Shehu duke shperndare ndihma

Në datat 11-12 maj ajo ka marrë pjesë në shpërndarjen e ndihmave në prefekturën e Dibrës, ku pushtetit lokal iu dorëzuan 1200 pako ushqimore për familjet në nevojë. Strukturat e Prefekturës dhe të bashkisë Dibër kanë shprehur mirënjohjen për këtë kontribut në ndihmë të familjeve dibrane në nevojë.

Zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Brigade Manushaqe Shehu, pothuajse gjatë gjithë muajit maj 2020 ishte e angazhuar në shpërndarjen e ndihmave humanitare për fatkeqësinë natyrore të shkaktuar  nga COVID-19.…

Lexo më shumë

Orteku i punëve të mira

Allajbegia është një nga 22 fshatrat e Maqëllarës, por nga vlerat dhe historiku i kalon përmasat e një fshati të zakonshëm. Nëse do ti referoheshim historisë, të paktën do të dallojmë tre kulme, që i japin pikërisht ato vlera dhe atë të veçantë.

Allajbegia është një vendbanim gjashtë mijë vjeçar, ndër më të vjetrit jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Ballkan.…

Lexo më shumë

Serveti i Cerjanit, një hero i heshtur

Nuk di, nëse atë ditë fundmaji shkova të shoh fshatin e Cerjanit, Servetin, fermerin e talentuar të këtij fshati, apo të dyja njëherësh. Normalisht, që ata janë të pandashëm, një binom me dy gjymtyrë. Nuk isha vetëm në këtë udhëtim të mrekullueshëm. Ishte një ide e hershme, bashkë me profesorin e nderuar, po nga ky fshat, Hajredin Paci. Ai ka vite që banon në qytetin e Peshkopisë, por shpirtin, mendjen, zemrën, por pse jo dhe fizikisht është çdo ditë atje.…

Lexo më shumë
1 37 38 39 40 41 83