Selman Karoshi, njeriu që u afirmua me punë e sakrifica

Nga Dali Noka

Ashtë kënaqësi të shkruash për njerëz që i kanë dhanë familjes, vendit dhe shoqërisë.
Njeriut që jetoi gjithë jetën e tij si njeri me vlera dhe i përkushtuar, ndërroi jetë duke lënë gjurmë pas. Ky ishte Selman Karoshi!
Shumë vite që është nda nga ne, por ai jeton, në zemrat tona.
Ishte nji model në marrëdhëniet shoqërore. E ushqente shoqërinë me traditat e shkëlqyera që ka krahina e Çidhnës.…

Lexo më shumë

Hysen Puca modeli i atdhetari në Grykën e Madhe

Nga Zabit Lleshi

Në gjysmën e parë të shekullit tetëmbëdhjetë nga Pusi i Thatë i Gjinajt të Hasit të Kukësit të parët e familjes Puca u larguan dhe u vendosën një vëlla në fshatin Gjegje të Kukësit, një në Venisht të Dibrës dhe ma i vogli erdhi në Godvi të Grykës së Madhe. Këtu lindi Hysen Puca më 8 mars 1903.Thirrej…

Lexo më shumë

Ishte një kohë me Ty!

Për babain e dajën tonë Lutfi Manjani!

Në muajt e fundit të klasës së katërt fillore, kur po e mbyllte me sukses, në klasë erdhi Selim Alliu, kryeinspektor i arsimit. Shkonte çdo fundviti nëpër shkolla dhe me shumë interes shënonte emrat e nxënësve më të mirë, pasi i’a tregonte mësuesi dhe ai vetë i testonte. Me një punë bindëse me prindërit, i tërhiqte në shkollën unike në Peshkopi.…

Lexo më shumë

Homazh për qytetarin me vlera humane, Fitim Islamin

Më datën 4 shkurt 2023, pas një sëmundje të rëndë e të pashërueshme u nda nga jeta në moshën 64 vjeçare Fitim Islami. I madh dhe i vogël në qytetin e Bulqizës e njohin Fitimin si qytetar i dashur e i sjellshëm me të gjitha kategoritë e moshave për më shumë se dy dekada në vitet 1982-2005.
Ai erdhi nga Grazhdani i Maqellarës si një pjesë e madhe e punëtorëve të minierës së Bulqizës.…

Lexo më shumë

Protestë në Londër kundër Skavicës

“Kemi besim që dibranët do të zgjohen nga gjumi letargjik, për ta vlerësuar vendlindjen. Nuk kemi kohë për kritika të merituara, por do gjejmë durimin për ti pritur krahë-hapur, për të na u bashkuar në ditët në vijim”, thuhej mes të tjerash në njoftimin pas protestës.

Çështja”Skavicës” vazhdon të trazojë jetën e banorëve në Dibër dhe komunitetit dibran nëpër botë. Më 23 shkurt 2023, grupimi i quajtur “Aleanca për Dibrën” që drejtohet nga biznesmeni Zenel Hoxha, zhvilloi një protestë në Londër, përballë zyrave të kompanisë qendrore të Bechtel.…

Lexo më shumë

KESH publikon draft projektin e vlerësimit të ndikimit mjedisor dhe social

Raporti Mjedisor dhe Social konsiderohet si një çështje e rëndësishme në vendimmarrjen për ndërtimin ose jo të hidrocentralit të Skavicës.

Shkurt 2023 – “Golder Associates S.r.l.” dhe “Gr Albania” kanë dorëzuar te Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) një draft të projektit mbi vlerësimin e ndikimit mjedisor dhe social.
Ky draft, i hartuar që në shtator 2022, është firmosur nga ekspertët e GR Albania më 7 shkurt 2023 dhe është publikuar në faqen e internetit të KESH në fillim të shkurtit.…

Lexo më shumë

Skavica – pikëpyetjet e një hidrocentrali që cënon Dibrën dhe luginën e Drinit të Zi

Në kushtet kur shkenca ka parashikuar që thatësira do të rritet gjatë këtij shekulli, është e pafalshme të bazosh perspektivën e energjisë së vendit vetëm nga hidrocentralet. Ndaj duhen gjurmuar alternativat, si energjia solare, ajo e erës etj, të cilat kanë më pak kosto, janë të pashtershme, e nuk sjellin dëme të tilla në mjedis e në ekonomi sikurse “Skavica”.

Nga Dr.ADRIATIK

Lexo më shumë

Shungullime malli dhe dritëhijet e kohës

Shënime nga Firence

Nga Selman Mziu

Ecja i menduar, pasi zbrita nga autobusi urban. Koka më shungullonte. Trotuaret ishin me gurë të skalitur. Kujtesa më çoi atje, te vendlindja. Te ato blloqe mermeri që skaliteshin nga muhuraku, brezhdanasi, luznaku, çidhnaku deri te bellovasi dikur patateprodhues. Ato nuk janë ma. Edhe unë veç lëshoi kamerat e kujtesës. Miniera më shfaqet si një përbindësh prehistorik i zgavëruar nga tretja, kalbëzimi.…

Lexo më shumë

Përse nuk e shikoj Big Brother VIP?

Ne shtyjmë, shajmë (kryesit pas krahëve), vishemi ndryshe për PRIME, e ndryshe e kemi zemrën pas kuintave. Ne të shajmë e të kritikojmë, e pastaj të japim të drejtë… Sot vdesim për ty, nesër nuk na duhesh. Të marrim në telefon kur na ka rënë një hall, e të kritikojmë për sjelljen tënde, kur të kanë rënë ty halle mbi kokë..

Lexo më shumë

Nga Dibra në Dibër, përmes Trebishtit, Gjinovecit, Steblevës, Llakaicës…

Nga: FITIM DIKA

Tre dibranë dashamirës të historisë, traditës, kulturës dhe normalisht maleve të Dibrës, Butrint Sela, Brezar Dibra dhe Fitim Dika, fundjavën e parë të 2023 vizituan pjesën jugore të vendlindjes së tyre ose Malet e Kuqe, që tashmë ndër popull njihen me emrin ruso-sllav Jabllanicë-Shebenik.
Pasi gjerbën ekspresin në kafen Retro 2, tre bjeshkatarët me arushën e maleve Jeep Grand Cherokee nisen drejt këmbimores për të këmbyer ca dollarë e denarë në lek dhe më pas drejt kufirit rajonal Xhepisht-Trebisht, ku na pritsin dy policë, disi të lodhur nga vetmia, përkundër ajrit të pastër që mbizotëron aty.…

Lexo më shumë
1 2 3 4 5 6 83