Djali i Lurës, një profesionist me integritet

Më 18 prill 2020 u nda nga jeta Hekuran Vladi – Lura. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë. Ai ishte Doktori i Shkencave Ekonomike në Fushën e Kriminalistikës.

Hekuran Vladi – Lura u lind në Lurë më 22 qershor 1973. Arsimin 8-vjeçar e përfundoi në Lurë, më vonë përfundon shkollën e mesme pedagogjike Peshkopi dhe pas përfundimit të saj punon si arsimtar në fshatin e lindjes në Lurë. …

Lexo më shumë

A janë të pastra paratë e shqiptarëve?!

Është për të ardhur keq, që kapacitetet intelektuale të angazhuara dhe të specializuara nuk kanë krijuar traditën institucionale përkatëse, në mënyrë që të jenë të afta të prodhojnë ligje e rregulla adekuate. Emërimet nepotike dhe politike janë karakteristika kryesore e personelit edhe për këtë kategori.

1. MORRAT E KOHËS SË TALLONIT.
Në fund të viteve ‘90, kohë që përveç të tjerash, shpalosi krizën ekonomike të akumuluar në shumë vite, ndodhi edhe një “shaka” e pistë në treg.…

Lexo më shumë

Xhetan Prençi, burri shekullor i Muhurrit e i gjithë Dibrës

Si i shpëtoi burgut, pas incidentit me ish kryeministrin Mehmet Shehu, kur kërkoi investime qeveritare për kanalin vaditës të Fushës së Muhurrit dhe ndërhyrja e Haxhi Lleshit për të mos e mbajtur në arrest pinjollin e familjes, dëshmorët e së cilës, të rënë në luftrat me serbët, edhe sot i kanë varret në Kolosian të Kukësit

Më 5 prill 2020, ish-partizani i Brigadës së 18-të Sulmuese dhe kryetari i parë i Kooperativës bujqësore Muhurr, Dibër, Xhetan Prençi festoi ditëlindjen e 100-të.…

Lexo më shumë

“Lirinë e gjeta këtu”

Nga Valdrin Vlesha

Në datën 2 dhe 3 mars 2020, në hollin e Pallatit të Kulturës “Haki Stërmilli “ Dibër, u hap ekspozita me titull “Lirinë e gjeta këtu”. Kjo ekspozitë përmbante piktura, dorëshkrime, libra, revista etj, kushtuar jetës dhe historisë së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbej.
Rrugëtimi i kësaj ekspozite ka nisur fillimish në datën 17 janar 2018 në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” me rastin e vitit mbarëkombëtarë “Skendërbej”, dhe nga Prishtina ka marrë rrugën për në qytete të tjera të Kosovës, e më pas është ekspozuar në Ulqin dhe Kroaci.…

Lexo më shumë

Kënga e mjekut

Doktor Rahim Gjika, të cilit i kushtohet “Kënga e mjekut”, kompozuar nga Agim Prodani dhe e kënduar nga Anita Take

Në marsin e vitit 1963 Anita Take po luftonte me vdekjen, ndërsa përpiqej të sillte në jetë fëmijën e saj ta parë. Pacientja ndiqej nga profesor Gliozheni, por meqë ai ishte tepër i zënë me pacientet e shumte, për yllin e këngës shqiptare u kujdes një mjek i ri specializant nga Peshkopia që quhej Rahim Gjika që më vonë u bë një nga ikonat e gjinekologjisë shqiptare.…

Lexo më shumë

Gripi i vitit 1957 dhe një refleksion për gripin e sotëm

7 epidemitë nga gripi që kanë vrarë masivisht botën njerëzore:

• Gripi spanjoll H1N1 i vitit 1918, preku gjithë botën dhe mori nga 50 – 100 milionë jetë.
• Një version i të njëjtit virus i quajtur virusi i derrit i vitit 2009 shkaktoi 575 400 vdekje.
• Gripi aziatik i vitit 1957 shkaktoi 2 milionë vdekje.
• Gripi i Hong Kongut ne vitin 1968 shkaktoi 1 milionë vdekje.…

Lexo më shumë

Xhevat Dani i Podgorcës së Dibrës

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Kam shëtitur Amerikën, kam shëtitur Evropën, Francën, Italinë. Kënaqësia ime është vendlindja ime. Këtë kam zgjedhur. Fëmijët janë në emigracion. Punojnë me djersën e ballit.

M’u desh që për disa minuta ta shkëpus nga atmosfera tepër e gëzueshme e ditëlindjes së 70-të të tij, nga pjesëtarët e familjes së tij të ngushtë që kishin fluturuar (ndër ë tjera me një shishe stërmadhe me verë italiane me një urim domethënës) për të qenë të pranishëm në ditën e shënuar të babait, xhaxhait, gjyshit nga miqtë dhe shokët dhe në veçanti nga ata që nuk ishin ndarë me të që nga viti 1966, shokë klase e që nga viti 1970 kolegë në profesionin e agronomit, aq të dashur me njeri tjetrin që së bashku ishin gëzuar në takimet e përvitshme me njeri tjetrin dhe ishin hidhëruar duke përcjellë shokë në amshim.…

Lexo më shumë

Shuhet ish mësuesi, specialisti dhe drejtuesi i devotshëm dibran

Një zile telefoni në një orë të papërshtatshme më bëri të ndihem ndryshe dhe të përjetoj dhimbjen që secili nga ne merr në raste të tilla. Njëri nga djemtë më të mirë të fisit dhe fshatit Sohodoll, Lulzim Methasani, kish ndërruar jetë. Një atak kardiak, ndaloi së rrahuri jo vetëm zemrën e tij, por edhe frenoi përfundimisht në moshën 66 vjeçare, një jetë të mbushur me shumë punë e përkushtim, duke  lënë gjurmë kudo ku shkeli.…

Lexo më shumë

Hajdar Poliçi punoi plot pasion e përkushtim gjatë gjithë karrierës së tij.

Hajdar Poliçi  lindi në Katundin e Ri, me  15 dhjetor 1947, në një familje të thjeshtë punëtore.
Babai i Hajdarit, Rama, deri nga vitet 1960 është marrë me bujqësi e blegtori. Rama ishte njeri shumë punëtor, inteligjent e njeri besimtar.  Në punët e tij të përditshme e ndihmonin shumë edhe fiziku i tij i veçantë, zgjuarsia dhe pasioni. Ai bënte gjithçka, siç thotë populli: “Çfarë i shihte syri, i bënte dora”.…

Lexo më shumë

Mall dhe krenari për mësuesin tim

Të shkruash për mësuesin është e vështirë, se ai është psikolog, ku njeh mirë karakteret e din të sillet me secilin prej tyre, duke të imponuar respektin e dashurinë. Kështu ishte mësues Xhelali. Sigurisht edhe metodist e gjithmonë i përgatitur për të shpjeguar leksionet e radhës. Ndaj, kur thuhet se nxënësi është pasqyrë e mësuesit, kështu vërtet ishin qindra breza që përgatiti  mësues Xhelali nga Grykë Noka, në Fushë Muhur, Sinë, Arras e së fundi në gjimnazin e qytetit të Peshkopisë.

Lexo më shumë
1 39 40 41 42 43 83