Zëri dramatik i ndërgjegjes ose i përkulem flijimit tënd dhe dhembjes sate

Agron i dashur,
Ka gjysmë qindvjetshi që merrem kryesisht me punën studimore dhe me hartimin e veprave letrare poetike dhe kam qenë “larg” politikës dhe zhurmës që e kushtëzon përditshmëria. Kjo ka ndodhur sidomos në 23 vjetët kur kam punuar si ligjërues në Universitetin e Kalabrisë në Itali (nga nëntori i vitit 1993). Shpesh ajo që ka ndodhur në jetën tonë kulturore dhe politike në Kosovë dhe në Shqipëri, veçmas në dy dekadat e fundit, kur kanë ndodhur ngjarje e dukuri me rëndësi të madhe (lufta, shpallja e pavarësisë së Kosovës, qeverisja e saj nga vetë shqiptarët, hapja e Shqipërisë përballë demokracisë dhe botës, futja e saj në disa organe përfaqësuese të Evropës etj.)…

Lexo më shumë

“Bota është bërë e vogël, por të bëhet i madh njeriu”

Puna Juaj e madhe si drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit mbetet e rëndësishme, plot me nxjerrje dëshmish tronditëse nga jeta, nga antijeta jonë infernale në burgje, ku me ne ishte dhe ati juaj, në kampet shfarosëse aushviciane, etj., nga epoka e diktaturës më të egër në Europë dhe e gjitha kjo u shndërrua dhe në një akuzë të hapur, vazhdim i duhur i ofshamave dhe akuzave tona ndaj sundimtarëve, krimi shtetëror i të cilëve kishte nisur që gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku fitimtarët, nga çlirimtarë të vendit, u shndërruan menjëherë në pushtues të tij, u çlirua Shqipëria dhe shqiptarët u robëruan më keq se kurrë.

Lexo më shumë

Një tërmet intelektual në Shqipëri

Mbrëmë nga disa portale mora vesh që shkrimtari Agron Tufa me familje, pas një persekutimi të gjatë nga pushteti i keq dhe shoqëria e kuqe, ka kërkuar azil politik në Zvicër. Edhe pse isha i sigurt që kjo herët a vonë do të ndodhte, mbrëmë nuk doja t’u besoja lajmeve, por këtë e konfirmova shpejt nëpërmjet komunikimit direkt me familjen e persekutuar.…

Lexo më shumë

Vetmia e Agron Tufës!

Shkrimtari Agron Tufa iku nga shtëpia e tij dhe gjeti strehë dikund në Zvicër. Ai nuk u ndie sigurt më në shtëpinë e tij. U frikësua më tepër për fëmijët dhe gruan, se një ditë mund të ishin cak i ndonjë çmendurie kriminale.
Por, ajo që shqetëson më tepër, kur jemi te ky rast, është heshtja, ose reagimi i vonuar i shoqërisë shqiptare.…

Lexo më shumë

Për lirinë e Agronit dhe humbjen e lirisë tonë

Agroni gjeti mënyrën për të ekspozuar para opinionit vendas dhe europian rrezikun që na kanoset ne që jetojmë këtu nga një e ardhme pa liri, sepse institucionet e quajtura demokratike të këtij vendi, në fakt, janë kthyer në institucione të dhunës.

1.
Kjo foto është në një nga netët e fundit në Tiranë me Agronin dhe Elvanën. Ndenjëm deri vonë – si kurrë më parë – dhe nuk ndaheshim dot.…

Lexo më shumë

Tre dimensionet e tim xhaxhai dhe një kauzë e humbur për të tjerët

Hekuri, thonë rrifet sa është i nxehtë, por të nxehtë, e rref veç ai që di se ku ta kapje, ku ta mbështesë, si t’i bjerë, sa t’i bjerë, si ta shtyjë, qysh ta kthejë, e së fundmi, kur ta shqimë në ujë, pra duhet një esnaf. Por meqë unë nuk jam edhe aq esnaf, thash të ftohet fillimisht hekuri e mandej, pasi i ranë të gjithë me ç’mundën, ta kap edhe unë kur të dua e t’i bie sa të dua, pavarësisht se forma është e vështirë për t’iu dhënë.…

Lexo më shumë

Shqipëria, vendi i vetëm ish-komunist që nuk e kemi ba ndamjen nga e shkuemja diktatoriale

Para disa ditësh shkrimtari Agron Tufa kërkoi azil politik në Zvicër. Siç u mësue nga deklarimi i tij dhanë publikisht, ai e ndërmori këtë hap sepse i kërcënohej jeta jo vetëm atij në person por edhe pjesetareve të familjes, bashkeshortes dhe pesë fëmijëve që kanë. Zotni Agron Tufa deklaroi se kerkonte azil si person i kercenuem per shkak te detyres si Drejtori i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit (ISKPK).…

Lexo më shumë

Unë kam qenë dhe jam me Agron Tufën!

Unë kam qenë dhe jam me Agron Tufën! E kam njohur qysh kur ishte nxënës në gjimnazin e Kastriotit. Kur punonte gjithë ditën në fushë dhe shkollën e vazhdonte natën. Se hienat e komunizmit nuk e lejonin të vijonte mësimet ditën, si gjithë të tjerët! Megjithatë, me një vullnet të hekurt dhe etje të pashterrshme, ai studionte shumë dhe përpinte çdo libër që i binte në dorë.…

Lexo më shumë

Fallsifikimi i historisë – shkas për spastrime etnike

(Ky shkrim eshte botuar me pak shkurtime ne shtypin rus, “Tatjanin denj” (“Dita e shen Tatjanes) reviste nacionaliste studentore dhe ortodokse. Pas botimit te ketij shkrimi, kryeredaktori i saj u shkarkua nga puna, per “simpati” ndaj shqiptareve. Gjithashtu, nje fragment nga ky shkrim eshte botuar ne revisten me popullore ruse, te perjavshmen “Novoje Vremja” (Koha e Re’~ me psudonimin Elez Isufi.

Lexo më shumë
1 44 45 46 47 48 83