Muharrem Gjoka, burri i mirë i Dardhës dhe Dibrës

Njëri prej djemve të mirë të Dardhës dhe Dibrës, quhet Muharrem Gjoka, njeriu që edhe pse iku shpejt nga vendlindja e tij Zall-Dardha, kthen koken pas shpeshhere dhe gjindet pranë njerëzve dhe vendit të tij. Por nuk thonë kot që mbi vështirësi, ndodh që njeriu ndërton edhe një lumturi dhe si duket rrugëtimi i tij i kahershëm, i shërbeu si një shkollë e dytë, por edhe si një trampolinë për njeriun e mirë, fisnik dhe human i cili sot gëzon respektin e të gjithëve.…

Lexo më shumë

Sali Jakup Hoxha – njeriu i kontributeve dhe sakrificave

 

Krahina e Matit, përveç veçorive dalluese fiziko-gjeografike, përbën dhe veçorinë dalluese të familjes së madhe patriarkale me shumë frymë. E tillë familje ka qenë dhe ajo e Jakup Hoxhës në fshatin Gërman në rrethin e Matit, me mbi 40 frymë. Në gjirin e kësaj famije bën pjesë edhe Saliu, i cili ishte djali i parafundit i Jakupit (Pas Hamitit, Mehmetit, Isufit, vetë Saliu dhe i fundmi, Xhemali) si dhe i tri motrave (Zela, Fatimja dhe Lutfija), gjithsej 8 fëmijë që përbënin këtë familje të madhe.…

Lexo më shumë

Kur populli të ngre këngë, veprat dhe emri nuk shuhen kurrë

Nëse ndodhesh në fshatin Urxallë, të Njësisë Administrative Macukull, Bashkia Mat dhe kërkon të njohësh figurë të historisë si atdhetar e patriot, menjëherë bashkëbiseduesi vendas të prezanton emrin e Shahin Toçit. Kjo situatë të ndodh edhe në fshatin tradicional, Macukull, ku dikur fshati Urxallë administrativisht ka qenë lagje e tij. Sigurisht, lista e atdhetarëve dhe e patriotëve të dëgjuar në këto fshatra është e gjatë, por ajo “shkurtohet” në një ku në memorien popullore ekziston emri i Shahin Toçit.…

Lexo më shumë

Njeriu që zgjonte shatërvanë…

Nga fotoarkivi i gazetarit

Ai iku duke lënë pas një emër me germa të mëdha: BAJRAM STOJKU.
Mbase, në nderin e tij, Këshilli Bashkiak i Dibrës, Rrugën e Stojkeve, siç emërtohet në gjeografinë e përditshme të banorëve të qytetit të Peshkopisë, autoktone me histori brezash trimërie e përkushtimi atdhetarë do ta përjetësojë me emrin “RRUGA BAJRAM STOJKU”…


<br>Do të shkrihen në NJË e kaluara dhe e sotmja…
Unë e propozoj, nga larg në mërgim…
E kërkova në arkivin tim fotografik:
Të pasur në ato që kam fiksuar ndër vite…
Të varfër në ato që në udhëtimin tim larg e larg humbën për të mos u bashkuar kurrë…
Kërkova shumë…
E gjeta në një portret të 9 tetorit 2007…
E gjeta në një duet fotografik të po asaj dite…
Unë dhe Ai…
Ishim ulur në një lokal në hollin e ish Shtëpisë së Kulturës.…

Lexo më shumë

Dr. Ahmet Alliu

Ditët e fundit te Marsit, familjarët, shokët dhe miqtë nga Dibra, Tirana dhe e gjithë Shqipëria  i dhanë lamtumirën e fundit njërit prej mjekëve më të shquar të Dibrës, shokut, mikut, kolegut, prindit dhe familjarit shembullor, njeriut tonë të dashur, Dr. Ahmet Alliut.
Do të duhej atë ditë të ishim mbledhur për ditëlindjen e tij, pasi ai u lind me  25 mars të vitit 1933, plot 86 vjet më parë, në familjen e Ramadan Alliut në fshatin Strikçan të Dibrës.…

Lexo më shumë

Rruga e Arbërit, dëshmitë historike nga Tirana në Bulqizë

Ura e Brarit

Me hapjen e rrugës trashëgimnia historike e kulturore do të pësojë një ringjallje, duke i dhënë hov zhvillimit të turizmit dhe ekonomisë

Dibra nuk i kërkon askujt lëmoshë për këtë rrugë por veç një “borxh të pashlyer” jo vetëm ekonomik, por dhe me kosto gjaku.

Të shumta janë njoftimet shpresëdhënëse për ritmet e larta të ndërtimit të Rrugës së re të Arbërit, sidomos në segmentet Ura e Vashës- Qafë Murrizi dhe Ura e Topojanit në Homesh.…

Lexo më shumë

Biznesmeni Faik Bruçi na ka ofruar një model të njeriut të suksesshëm, që suksesin e tij kërkon me ngulm ta ndajë me njerëzit.

Në foto: Gaqo Apostoli, Faik Bruçi dhe Defrim Methasani gjatë ceremonisë së nderimit me titullin “Ambasador i Paqes” për z.Bruçi.

Faik Bruçi është një biznesmen intelektual. Ashtu siç jam ndjerë komod në bashkëbisedim me të për çështje të ekonomisë, financës, apo politikave monetare, etj, ashtu jam ndjerë në siklet teksa më ka rastisur të jem i pranishëm në biseda të tij me palë të tjera nga niveli “shkatërrues”i njohjes së fushave të tjera si inxhinieri, energjitikë, mjedis, histori, etj.

Bamirësia dhe Filantropia

Filantropi do të thotë patjetër dashuri për njerëzit.…

Lexo më shumë


Si e kam njohur Moisi Murrën?

Moisi Murra u përkushtua 30 vjet për të përfunduar studimin e historisë së Dibrës dhe shumë punime e studime të tjera, duke lënë pas një trashëgimi me shumë vlerë për të gjithë trevën e Dibrës. Dibranët e mendjes dhe të pushkës e bënë historinë e Dibrës. Ai e gjurmoi, e mblodhi, e shkroi dhe e përjetësoi historinë e Dibrës.

Për shokun tim Mois Murra!…

Lexo më shumë

Duart e florinjta të Ramazan Miftarit

Ramazan Miftari nga Çereneci i Dibrës e nisi që herët shtegëtimin nëpër veprat e kohës që ndërtonte Shqipëria. Sapo kishte mbaruar klasën e tetë, kur filloi punë me ndërtimin në Krumë të Kukësit. Po hidheshin themelet e pallatit të kulturës dhe disa objekte të tjera, që do të formatonin Krumën si një qytet të ri, në listën e shumë të tjerëve të kohës.…

Lexo më shumë
1 52 53 54 55 56 83