Ra Amerika dhe u zbulua Dibra…

Po, po u zbulua. Emri i saj kalon zgavrave të gojës, pëlcet bullçinjtë fry si tullumbace, merr arratinë mediave të shkruara e fluturuese, përplaset në foltore kuvendare, ulet pasdarkeve odave pranë sobave prej llamarine skuqur nga zjarri i druve të dushkut këtij dimri të egër…
Aq shumë flitet e bërtitet për të sa gjëma më vjen edhe këtu, njëmijë kilometra larg.…

Lexo më shumë

Elez Isufi, dibrani që u dekorua nga mbreti i Austro-Hungarisë

Kujtoj se asht e tepërt me u zgjat në përshkrimin e gjendjes s’administratës, kur ishte Ahmet Zogu kryeministër e ministër i Punëve të Mbrendshme, mbasi të interesuemit e dinë fare mirë. Veprimet arbitrare dhe ilegale provokuen që të bahesh antentati kundër Ahmet Zogut në parlament. Ahmet Zogu shpëtoi me nji plagë të vogël në dorë. Por, përveç disa pak besnikëve të tij, gjithë populli dhe ushtria u çue kundër tij dhe banë Revolucionin e Qershorit, i cili përfundoj me fitimin e kryengritësve dhe me ikjen jashtë Atdheut të Ahmet Zogut me shokët e vet…
Elez Jusufi e çmonte delikatesën e gjendjes së turbullueme, prandaj herë pas here i shkruente dhe i tërhiqte vrejtjen ministrit të Mbrendshëm, Rexhep Shalës, ashtu dhe Bajram Currit.…

Lexo më shumë

Syri i një mjellme në Korab

Ka rrugë të cilat nuk maten me kilometra e orë udhëtimi, por me mori emocionesh. Ndaj, kur rrugëton, ashtu si uji që rrjedh e gurgullon në shtratin e vet duke lenë pas brigjet, ato nuk të tradhëtojnë kurrë. Sidomos kur e panjohura mes bukurive magjike të bën mik shpirtëror duke i shfletuar. Ndaj sa here nisem në rrugë të largëta me padurimin për të arritur sa më parë në destinacion, i shpreh emocionet frymëzuese për t’i bërë pjesë në krijimtari, biseda miqsh e të njohur.…

Lexo më shumë

Karakteri atdhetar i luftërave të Skënderbeut, themelues i shtetit të parë kombëtar shqiptar

Skënderbeu nuk ka qenë as “Atlet i Krishtit” dhe nuk ka luftuar as për Krishtërimin, ashtu siç nuk ka luftuar as kundër Islamit. Skënderbeu ka qenë “atlet” vetëm i atdheut të vetë, sepse ai ka luftuar për të mbrojtur atdheun dhe shtetin e vet nga të gjithë armiqtë pushtues ngado që i vinin ata: si nga ata që i vinin nga Lindja islame, siç ishte ushtria e Perandorisë Osmane, ashtu edhe nga ata që i vinin nga Perëndimi i krishterë, siç ishte ushtria pushtuese veneciane.…

Lexo më shumë

Origjina dhe vendlindja e Skënderbeut

Si për çdo figurë të madhe historike, ashtu edhe për Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, historia botërore është interesuar të ketë sa më tepër njohuri edhe për jetën personale dhe shoqërore të heroit, para se ai të vihej në krye të luftës legjendare, me qëllim që nëpërmjet tyre, të ndriçojë sadopak formimin e tij shoqëror, politik dhe ushtarak, që kanë ndikuar të shquhej në mënyrë të mahnitshme gjatë epopesë së tij të shkëlqyer në shek.…

Lexo më shumë

Si të kemi një pyll për çdo shtëpi

Bashkëpunimi me Bashkinë Dibër si bashkëfinancues, nëpërmjet zyrës se kordinimit te projekteve dhe stafit të specialistëve te pyjeve dhe kullotave është një obligim më shumë për të rritur kontaktin nëpërmjet modeleve dhe promovimeve reale me banorët dhe komunitetin. Publikimet në median e shkruar, spotet televizive dhe promocionet ne takimet e realizuara, i kanë shërbyer mjaft mirë këtij qëllimi të rëndësishëm. Ky shkrim është në vazhdën e ciklit te promovimit dhe sensibilizimit te komuniteteve qe jane banorë pranë pyjeve bashkiake dhe janë pjesa më e interesuar e komunitetit te bashkisë për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe mbrojtjen e tyre si burim jetese.…

Lexo më shumë

Emini i Ashikëve të Brezhdanit

Nga Abdurahim Ashiku

Emini iku…
Iku thjeshtë dhe qetë, siç ikin njerëzit me dinjitet…
Për të nuk shkruan gazetat…
Shkroi djali i tij, Blerimi në një kënd të faqes për të gjithë, në facebook…
E mbuluan ngushëllimet…
Si tufa me lule…
Si kurora me shkronja dhimbjeje dhe kuraje..
Më dhëmbi shumë…
I shkrova Blerimit… “Ngushëllime për ikjen e babait tuaj, shokut tim të fëmijërisë, njeriut më punëtor që kam njohur në jetë EMIN DIK DHE NIJE ASHIKUT.…

Lexo më shumë

Meditim i Nazmi Koçit mbi supin e të cilit iku Zeqi Agolli

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Me Nazmi Koçin prej kohësh komunikojmë larg e larg, e kur ndodh që të jem në Tiranë pimë një kafe e marrim arratinë nëpër Dibër, luginës së Drinit e Zallit të Okshtunit, gjelbërimit e bukurive të natyrës e të njerëzve të një treve që të hyn e të del vetëm me shpirtin.
Më shkroi një letër, plot mall e dashuri për një njeri që iku pa ceremoni kur kundërshtari i tij “pushkë më pushkë” u nderua si një hero i madh…
Letrën nuk mund ta mbyllja në ndonjë zarf në arkivin tim, nuk ishte për mua, ishte për të gjithë…
“I dashur Abdurahim!-…

Lexo më shumë

Musa Shehu, mësues dhe gazetar i “Ora”-1930

Ekisha has për herë të parë në faksimilet e disa dokumenteve të viteve ’20 të shekullit të kaluar, faksimile marrë nga Arkivi i Shtetit. I mora fotografitë dhe i kam ende në arkivin tim. Asokohe isha gazetar i Agjencisë Telegrafike Shqiptare për rrethet Dibër dhe Mat
Musa Shehu emërohej mësues në Lurë. Dokumenti fliste për: “Viti shkolluer 1925-1926.”
Vite më vonë në 50 vjetorin e shkollës së parë shqipe në Lurë do ta shoqëroja, do t’i bëja disa fotografi e do të zhvilloja një bisedë për ditën e parë të shkollës shqipe në Lurë.…

Lexo më shumë

T’i shërbesh atdheut si Selim Pira!

Vetëm Selim Pira shkruaj në zarfin e kujtesës dhe fletët brenda do të hapen si në një enciklopedi…
Nuk kisha pi ndonjëherë kafe me Selim Pirën…
As i kisha dhënë dorën në ndonjë konak Dibre…
Me të vëllain Sulën po,
Edhe me fëmijët e tij…
Banonim në një pallat me themele të lidhura,
Ai në hyrjen e parë e unë në të tretën,
Në të njëjtin kat…
Selimi më njihte,
Jo në portret, por në germë të penës…
Sa herë më lexonte në “Rruga e Arbrit” apo në “Dita”, më merrte në telefon…
Nuk dëgjonte mirë, por fliste qartë e me pasion,
Më bënte të skuqesha nga fjalët në shkallën më të lartë që përdorte ndaj meje…
Më fuste në borxh,
borxhin njerëzor për ta takuar,
pirë një kafe e qëndruar në krah të njërit tjetrit përjetësuar në fotografi…
Do të më afronte me të djali i tij, Xhimi, ikanak si edhe unë në Athinë…
E kisha fiksuar numrin e tij të telefonit…
Xhimi më dha numrin e motrës së tij me këshillën që lidhu me të se ajo ta sjell ku të duash…
Në Tiranë shkoj e iki, si i thonë, “për të marrë një gacë për zjarr”…
Sa herë shkoja e kisha në mendje ta takoja,
“Gaca” mi digjte takimet…
Më në fund e gjeta kohën…
I “lidhur” për t’i shkuar në shtëpi por i zgjidhur gjalmash për ta takuar atje ku duhet të ndiqja një seminar treditor…
I ngjiti shkallët e hotelit “Tirana Internacional” mbajtur për krahu nga vajza, për siguri (kështu na mbajnë tash fëmijët),
i drejtë si plepat “fyell pushke” të Lugjejt buzë Drinit…
“Kambët po më lenë,-më tha duke u përqafuar- por mendjen e kam si në rini”…
U ulëm ballë për ballë…
I shikoja në fytyrë buzëqeshjen…
Mundohesha t’i lexoj shpirtin…
I gjerë si deti, ku kishte lundruar në sipërfaqe e në thellësi…
I lartë si Korabi bjeshkëve të të cilit kishte kullotur ëndërrat…

SHPIRTIN E KAM ATJE,
NË DIBËR…

“Unë jam Selim Isuf Pira, mu prezantua me një zë gjëmues…
Datëlindja 1926…
Lindur në Lugje të Dibrës…
Kam pas babën patriot e atdhetar…
“Daja i vogël”, i thoshte Eles Isufi…
Në pesëdhjetëvjetorin e Pavarësisë, në vitin 1962, është dekoruar…
E quajnë Isuf Pira…
Unë: Një biografi që më erdhi në shpirt si këngë trimërie, atdhedashurie…
Shpirtin e kam atje, trupin e kam këtu në Tiranë…
Në Dibër…
Duke filluar nga fisi, nga fshati…
Unë: Një mall që s’e shuan as Drini në rrjedhë të trojeve të tijLugjejt, as Veleshica tek takohet me Drinin e Zi…
Zall Dardha më ka nderue me titullin “Nderi i Dardhës”…
Erdhi edhe Donika Hyseni, sekretarja e përgjithshme…
Erdhën edhe nga komiteti i veteranëve, IlmiCani…
E kush do ta humbiste një flori kaq vezullues të asaj treve që atdhetarët e mëdhenj dhe këngët i kishte në barazkandar…
Unë kam 38 vjet pension…
Por a kam qenë në pension apo në punë?……

Lexo më shumë
1 56 57 58 59 60 83