Skënderbeu dhe martirizimi i pashoq i Dibrës

…Dëmet që treva dibrane pësoi gjatë fushatave osmane qenë të mëdha. Por sakrificat e pallogaritshme njerëzore dhe materiale ajo i pësoi në vitet 1466-1467, gjatë rrethimit të dytë dhe të tretë të Krujës. Gjatë rrethimit të dytë, në pamundësi për të shtënë në dorë kalanë e Krujës sulltan Mehmeti II shpresoi se do ta thyente rezistencën e Skënderbeut duke asgjësuar bazën njerëzore dhe ekonomike të rezistencës shqiptare.

Lexo më shumë

Torinezja, Karolina Festa (Farrici) – Qytetare Nderi e Burrelit

Më 16 mars 1911 (njëqind e shtatë vite më parë), në familjen e çiftit Viçenzo e Roza Festa, në qytetin e Torinos në Itali, shpërtheu gëzimi dhe hareja, sepse ajo u shtua me një foshnjë të seksit femër, të cilën e pagëzuan me emrin e bukur, Karolina. Para saj në këtë familje kishin ardhur edhe katër fëmijë të tjerë, motrat Xhuzepina, Anxhelina e Xhina, si dhe vëllai i saj i vetëm, Xhovani, i cili mbante gradën doktor i Shkencave Ekonomike.…

Lexo më shumë

Zeqi Agolli dhe Mit’hat Frashëri në Betejën e Dibrës, nandor 1943

Zeqi Agolli iku nga kjo jetë në moshën 93 vjeçare. Për të nuk shkroi asnjë gazetë, nuk u dha asnjë lajm në mjetet e komunikimit masiv. Kryeministri u harrua në bisedat me këdo në facebook. Ministri Bushati nuk u fol se shkoi për ngushëllim (pa le të lironte hollin e Ministrisë për t’i bërë homazhe e nderime një diplomati karriere që zor se i afrohet kush).

Lexo më shumë

Salkurti: Bashkëpunimi mes fermerësh, e vetmja zgjidhje për një treg të sigurtë

 

Qindra ton mollë aktualisht janë të destinuara të shiten nën mesataren e çmimit dhe në rastin më të keq të mundshëm të kalben duke detyruar fermerët të braktisin këtë sektor kaq të rëndësishëm për ekonominë e një vendi kaq të varfër siç është edhe zona e Dibrës.

Iljaz Gjapi: “Mundi dhe puna jonë nuk llogaritet fare kur shteti nuk merr masa për këtë situatë duke qenë që ne kemi një mollë me cilësi tepër të lartë.

Lexo më shumë

Menaxhimi i qëndrueshëm i pyjeve bashkiake nga komuniteti

Si të ndihmojmë në zhvillimin e ekonomisë në zonat e rurale të Dibrës në të gjitha fushat si në bujqësi, blegtori, mjedis, pyje, bimë medicinale.
Misioni i Agro Eko Dibrës: Të ndihmojë në zhvillimin e ekonomisë në zonat e varfëra rurale të Dibrës në të gjitha fushat si në bujqësi, blegtori, mjedis, pyje, bimë medicinale. Nuk është hera e parë që kjo organizatë ndeshet me sfida të tilla që duan angazhim dhe seriozitet.…

Lexo më shumë

Maqellarë, situatë alarmante nga mbetjet

kazan plehrash para shkollës 9-vjeçare, Maqellare.

“Mungesë në mjete transporti dhe gjendje e amortizuar e mjeteve ne dispozicion, fuqi punëtore e pa mjaftueshme dhe shpenzime të tjera financiare të pa përballueshme”, shkruan bashkia Dibër në përgjigjen e saj.
Në fshatin Popinar dhe Pocest, situata muajt e fundit është bërë edhe më e rëndë, kjo për faktin se një banorë i zonës që më parë kundrejt një pagese prej 100 lekësh për familje, me traktor bënte grumbullimin e mbetjeve, nuk e bën më.

Lexo më shumë

Letër vëllait për datëlindje

Jam i ulur në zyrë, në këtë hapsirë që të çon në mendje së pari vetëm luksin, me gjithatë po të testosh vërtetësitë nuk të cojnë kund, edhe kjo si shumë të tjera ka lukset dhe vështirësitë veta. Sigurisht unë nuk jam në një furrë që piqem dhe kulloj djersë, as nuk rri në këmbë 13-14 orë. Jam pra në këtë hapsirë, që më krijon së pari luksin për të shkruar, anipse sipas meje shkrimi është nevojë, kështu që le të themi se i kam të dy këto komponentë dhe po i përdor ashtu siç dua.…

Lexo më shumë

Skënderbeu i parë nga Haki Stërmilli

Është viti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, deklaruar solemnisht në mbledhje qeverie e në tubime të mëdha e të vogla. Më se gjysma e vitit kaloi, Kaloi në heshtje, kaloi me zë “të ngjirur” në janar 2018, në 550 vjetorin e ikjes duke lënë pas një histori për të cilën krenohet çdo shqiptar.
Kaloi edhe ditëlindja e tij, 6 maji, ditë dhe datë që në truallin e të parëve të tij është shndërruar në një festë të madhe.…

Lexo më shumë
1 58 59 60 61 62 83