Sakip Ngota, baxhieri i ndershëm dhe i punës

Ishte viti i hershëm 1971, kur djaloshi nga Çetushi Sakip Ngota, lirohet nga ushtria. Që të thoshte të vërtetën, djaloshi i i ri nuk e kishte me qejf të punonte në kooperativë. Jo se nuk mundej, por vlera e pakët e dites se punës ishte shkaku që donte të shkojë diku tjetër. Familja e tij kishte nevojë për të më shumë se kurrë dhe donte të kishte një punë , apo një zanat me fitim më të madh.…

Lexo më shumë

Figura dibranësh – pishtarë të Rilindjes:

Nga Prof. dr. Bajram XHAFA

Sait Najdeni (Hoxhë Voka) (1864 – 1903) – një pishëtar i Rilindjes

Na mblodhi sot këtu në Tiranë me 7 qershor 2017 Shoqata “Bashkimi Dibran”, me rastin e përvjetorit të krijimit të saj,  për të nderuar kujtimin dhe veprën e disa prej rilindësve dibranë të brezit të dytë të periudhës së Rilindjes, që me veprimtarinë e tyre kombëtare rrezatuan në etapën e fundit të saj dhe, disa edhe në periudhën e Pavarësisë (1912-1939).…

Lexo më shumë

Për fe apo për atdhe thuri lavdi Skënderbeu?

Shkruan shumë gazeta, më tepër se për çdo problem tjetër, edhe se për problemet e jetesës. U fol në tërë televizionet, u bë bujë e madhe se myslimanët paskan vendosur një perde para tyre për të shkëputur shikimin nga përmendorja e Skënderbeut. Kujtesa ime fluturoi larg, shumë larg në kohë. Ishte mars i vitit 1953. Isha në shkollë. Aty ku sot ngrihet krenar monumenti i Skënderbeut, qëndronte mbi këmbë guri monumenti i J.…

Lexo më shumë

Ushtaraku dhe intelektuali i gjurmëve të fisnikërisë

Kur mëson gjurmët e një ushtaraku, apo intelektuali, duket sikur je përpara një kurore luleshumë, përpara një bukurie a pasurie të çmuar. E kjo pasuri janë gjurmët… Vetëm gjurmët, dëshmi e djersës, përkushtimit e humanizmit, vetëm gjurmët e korrektësisë, urtësisë e paqëtimit, e lartësojnë njeriun dhe bëjnë që të rrezatojë fisnikëria.

Kështu të ndodh kur mëson për birin e Lisit të Matit të barotit, major Rifat Haziz Malajn.…

Lexo më shumë

Lavdrim Krashi – dibrani që menaxhon politikat e strehimit në bashkinë e Londrës

Lavdrim krashi 2 me dicituren: Me kryetarin e bashkisë së Londrës, Sadiq Khan

“Atdheu përfaqëson vlerat me të cilat jam rritur, trashëgiminë kulturore të paraardhësve, të njerëzve që do…, përfaqëson vendin ku ndihem gjithmonë ‘në shtëpi’ edhe pse kaloj vetëm një muaj në vit atje”. Kështu shprehet Lavdrim Krashi, dibrani që për më shumë se 20 vite menaxhon aspekte të ndryshme të politikave të strehimit në kryeqytetin e Britanisë së Madhe.

Patriotizmi ka rrënjë të thella në mendjen dhe shpirtin e tij.…

Lexo më shumë

NË MANASTIR, KU LINDI ALFABETI I GJUHËS SHQIPE DHE “QYTETI I KONSUJVE”

 Që kur ishim në gjimnaz, në vitet e 60-ta, për profesor të gjuhës shqipe kishim Mahmud Hysën, një personalitet me plotëkuptimin e fjalës, ligjërues me të gjitha tiparet e që mund t’i ketë një pedagog i mirëfilltë , me njohuri te rralla. Në një orë mësimi, na sugjeroi, jashtë programit shkollor  për çdo ditë të mbajmë ditar. Me shumë respekt dhe dashuri u morëm vesht se do të veprojmë.

Lexo më shumë

Kur Aqif Pasha kujdesej për Gollobordën

Fakte të panjohura dalin përditë e më shumë në lidhjet e hershme të Elbasanit me një nga krahinat më në zë të Atdheut, Gollobordës. Në arkivat britanike që mbajnë datën e 1 janarit të vitit 1914-të, nën një titull sa dhimbës dhe mjaft domethënës për kohën, thuhet se 30 mijë njerëz janë në rrezik për jetën e tyre. Thuhet se të gjithë këta njerëz janë në rrezikun e urisë dhe vdekjes nga mungesa e ushqimeve.…

Lexo më shumë

Rreth përkatësisë etnike të Vojsava Tribaldës “Kastriotit”

 

 

Nga Hilmi Sadikaj

 

Vojsava Tribalda pasi u martua me Gjon Kastriotin mori mbiemrin “Kastrioti”. Rreth përkatësisë etnike të saj në historiografinë skënderbegiane janë hedhur disa mendime. Shumica e këtyre mendimeve janë të përgjithshme, anësore e pothuajse kanë lënë pa prekur fare problemin, se cila ka qenë përkatësia etnike e familjes së saj. Burime të tjera, sidomos atyre që datojnë nga çereku i fundit i shek.…

Lexo më shumë

Për një Dibër të bashkuar

Përçarja, ndasia, përjashtimi, mosdurimi i tjetrit, ja çfarë janë gjërat të cilat kultivojnë vetëm shije të së keqes e se nuk lënë shteg për të triumfuar e mira e përbashkët. Po janë këto dukuri që shfaqen thuajse kudo, në vendin tonë në radhë të parë, në krahinën tonë ta themi më shkoqur. Edhe pse një krahinë që për fat të keq ashtu bujarisht e krenarisht ka mbetur e braktisur goxha nga njerëzit e vet, brenda saj ka përçarje, një ndasi që ka kuptimin më negativ të mundshëm.…

Lexo më shumë

Dibër, tokë e trandur

Bulqize

Kisha një javë pushime dhe u nisa për në Dibër, vendlindja ime. Që kur rrotat e automjetit nisën të lëvizin drejt një krahine disi të fjetur, menjëherë sikur në mjegullnajë më erdhi ndërmend libri i Albert Kamy: “Njeriu i parë”. Kamy në këtë libër dëshmon në një mënyrë të qetë dhe natyrale për vitet e para të jetës së tij, për vendlindjen Mondovi në Algjeri, pasi atdhe kulturor i ishte bërë Franca.…

Lexo më shumë
1 75 76 77 78 79 83