Të ndërtosh jetën mbi profesionin e berberit

Të kesh një profesion do të thotë të mos mbetesh kurrë pa bukë. Me këto fjalë populli duket sikur justifikon çdo “zanatçi” të çdo profesioni që i shërben njerëzimit. Çdo profesion ka benefitet dhe vështirësitë e tij, duke qenë se perfeksioni nuk ka kufi e çdo gjë vjen drejt përmirësimit dhe evoluimit. Profesionisti, përtej çdo vështirësie, dashuron me të vërtetë atë punë që bën, ndryshe nuk do ta bënte kurrë atë profesion.…

Lexo më shumë

NEKROLOGJI / Ndahet nga jeta Profesor Doktor Agim Tërshana

Më 30 nëntor të vitit 2016 u nda nga jeta njeri nga specialistët më të mirë të Institutit të Studimeve e Projektimeve të Gjeologjisë në Tiranë, Profesor Doktor Agim Tërshana.
Agimi ka lindur në Tiranë më 21 shkurt të vitit 1933 nga familja e shquar intelektuale, arsimdashëse e me tradita patriotike e Tërshanave të Dibrës. Arsimin unik e të mesëm në ish Politeknikumi “7 Nëntori” i kreu me rezultate të larta në Tiranë.

Lexo më shumë

Tradita dhe prodhimet bio të Dibrës e Matit surprizojnë banorët e kryeqytetit

Në qendër të sheshit, njëjtë si në mesin e një ode, priste e përcillte një sofër. Historikisht shtëpitë njiheshin prej oxhaku e prej sofre, kështu që edhe tani Dibra e Mati po identifikoheshin me sofrën. Ajo ishte e drunjtë, siç ishin sofrat dibrane e matjane në kohë të mëparshme, e rrethuar me “shkàma”, stola, edhe këto prej druri, në lartësinë gati sa
të sofrës, të cilët shërbejnë për t’u ulur.

Lexo më shumë

Vasfi Cibaku, mësuesi i përkushtuar i Sohodollit

Pasioni dhe korrektësia, zelli reformator janë trinomi i shëmbëllimit të Vasfi Cibakut si mjeshtër i mësimdhënies dhe i drejtimit arsimor. U rrit udhëve të dijes, u rrit nëpërmjet studimit, shëmbëllimit metodik shkencor e organizativ.

Puna në arsim mund të krahasohet me rrezatimin e dritës, me rrezatimin hyjnor. këtë e tregon me punën dhe shembullin e tij Vasfi Cibaku, zëvendëdrejtori i shkollës së Sohodollit.…

Lexo më shumë

Kujtesë / Lamtumirë i dashur Xhevat SPAHIU

Me hidherim te thelle, percjellim Xhevatin tone te shtrenje per ne banesen fundit ate te Zotit.
Xhevati yne u lind dhe u rrit ne gjirin e familjes Spahiu, nje familje tregtare me tradita te shkelqyera qytetare e ardhur ne Tirane nga Dibra e Madhe 85 vjet me pare.
Ai u edukua dhe u shkollua ne familjen e tij, prane Rruges se Dibres, si si biri i pare i saj, u be shtylla dhe shembulli i njeriut te mire ne Familje.…

Lexo më shumë

Zall Bastari, mes ujit dhe pa ujë

Teksa udhëtonim këto ditë të fund vitit, në zonën e Zall Bastarit, përgjatë gjurmës që do të përbëjë, pas pak kohësh edhe Rrugën e Arbërit, kaq të shumëpritur nga banorët e kësaj zonë dhe më gjerë, hasëm edhe në disa fletëvolante, UJITJA DHE KULLIMI – JETIKE PER FERMERET, të shpërndarë nëpër fshatra, por jo vetëm, nga qendra për studime dhe trajnime, “ULIMINATOS”, në kuadër të projekteve të financuar nga “LevizAlbania”.…

Lexo më shumë

Uji derdhet, toka thahet

Liqenet e Kacnisë. (Foto e marrë nga Sektori i Bordit të Kullimit dhe Vaditjes, Peshkopi

Fermerët presin, në një pritje që nuk dihet sa zgjat. Pa ujin, të gjitha teknikat e teknologjitë shumëzohen me zero.
Janë 22 rezervuare që funksionojnë sot, me një kapacitet total 4,4 milion metër kub ujë. Këto liqene, vadisin mbi 12 mijë hektarë, kurse pjesa tjetër vaditet me kanale që e marrin ujin nga burime të caktuara uji.

Disa rezervuarë nuk funksionojnë më, si ai i Çernenës në Maqellarë dhe liqeni i Çetushit, për çështje pronësie; Liqeni i Vakufit ka të prishur saraçineskën dhe ushqyesi i tij është i dëmtuar, ai i Ndërshenës në Reç ka probleme me digën dhe ujëlëshuesin.

Lexo më shumë

Jordan Daci, dibrani që dëshiron të bëhet Avokati i Popullit

Qysh se është formuar shoqëria njerëzore, u vu re se i forti e rrihte të dobëtin, se njeriu që kishte pushtetin bënte çfarë të donte me të papushtetshmin dhe se kishte shumë padrejtësi të kësaj natyre. Atëherë, kryesisht filozofët e lashtësisë menduan se duhet instancë e drejtësisë, që të vendosë balancat, që të dënojë të fortin në rast se abuzon me të dobëtin, mos të letjohet padrejtësia, mos të shkatërrohet natyra, mos të preken liritë themelore të njeriut.…

Lexo më shumë

Ja si më infiltruan komunistët në Konferencën e Zall Herrit

Ibrahim Kika, 97-vjeçari nga Valikardha e Zerqanit, i infiltruar nga komunistër në sekretarinë e Konferencës, tregon ngjarjet e atyre viteve, në një rrëfim ekskluziv për gazetën “Rrugën e Arbërit”.

Cili ishte roli i Fiqiri Dines, Muharrem Bajraktarit, Aqif Lleshit, Miftar Kaloshit dhe Cen Elezit?
Na mbajtën mirë me ushqim ku çdo natë thereshin berre, por edhe na paguanin me napolona floriri për ditët e qëndrimit, natyrisht me pagesa të diferencuara ku më shumë merrnin komandantët dhe oficerët dhe më pak pjesëmarrësit e thjeshtë.

Lexo më shumë

Robinjë e qenies tënde

Një tingull mund të jetë një fije shpëtimi, një psherëtimë mund të shndrrohet në shpresë, një frymëmarrje mund të ndriçojë një iluzion…
Por jo…
Jetoj e ngujuar në një dhomë boshe ku nuk ka asgjë, veç ofendimeve dhe keqtrajtimit tënd…
Është shumë e çuditshme mënyra se si më ke tjetërsuar…Tani nuk mbaj më unin tim të rreshkur ndër vite, jam robinjë e qenies tënde, dëshirave dhe ëndrrave të tua…
S’më mbetet gjë tjetër, vetëm të uroj errësirën rreth meje, rrënimin dhe gjunjëzimin para teje.…

Lexo më shumë
1 79 80 81 82 83