Faik Xhani, 70 vjet jetë aktive me vizion, freski e energji

70-vjetori i ditëlindjes është nga festat më të bukura e më domethënëse për çdo njeri. Kjo është mosha kur jeta fillon e flet për ty me ato që ti ke bërë gjatë saj dhe kjo të shton krenarinë e të nxit sedrën për të bërë dhe shumë gjera të tjera të mira në shërbim të vetes, familjes dhe shoqërisë.
Në këtë moshë ke akoma mundësi e optimizëm, ke pjekurinë dhe përvojën, për të realizuar punëra të tjera dhe më të mëdha.…

Lexo më shumë

Hafiz Visha, një emër i njohur në mjekësinë shqiptare

Kam shumë e shumë vite që shkruaj, portrete e skica, reportazhe e poezi, tekste të ndryshme këngësh që i këndojnë këngëtarë edhe nga Shqipëria por edhe nga Kosova. Dhe jam i lumtur se sado pak jam munduar të hedh një gur të çmuar në godinën e artit, kulturës e folklorit shqiptar.
Sot krejt ndryshe e rroka penën, them krejt ndryshe se e di që jam shumë i vonuar.…

Lexo më shumë

E mira Mirandë, ti u dorëzove…

Miranda Daci

E çuditshme që shirat në këtë stinë në Toronto nuk po kanë fund. Bien dhe nuk mbahen mend kur filluan. Edhe dje njësoj. Ndërsa pikat e avashta të shiut rrëshqisnin në xhamin e dritares, një gjendje jo e mirë më pushtoi. Ti pret të ndrisin rrezet e diellit por fillojnë pikat e shiut duke krijuar imazhe të ngjashme me fytyra të njohura…disa herë më duken si fytyra të ëmbla fëmijësh që lotojnë.…

Lexo më shumë

REXHEP GREVA,NJË ZË QË MË VJEN NGA LARG

 

E kam në vesh e më vjen nga larg. Nuk më ikën se s’mund të ikë. E kam kap dhe nuk e lëshoj. Më ka kap dhe nuk më lëshon.

Ma solli e bija, Besa, në një bisedë shkurt në efir.

E pyeta:

Ka qenë një centralist në centralin telefonik të Peshkopisë që kishte një zë që të bënte për vete, ishte mik me të gjithë, sigurisht edhe imi, shakaxhi që të mbante gjallë.

Lexo më shumë

PROF. FRANO SIMON PRENDI, PERSONALITET I ALBANOLOGJISË

U mbushën plot 6 vjet që nga mëngjezi i datës 28 dhjetor 2011, kur në një spital të Brukselit, i mbylli sytë përgjithmonë, pas një sëmundje të rëndë Prof. Frano Prendi, përfaqësues i fundit i  brezit të parë të arkeologëve të pasluftës së dytë botërore, njëri nga 4 themeluesit e arkeologjisë institucionale shqiptare dhe njëherësh “babai” i prehistorisë së Shqipërisë. Frano (Françesk) Prendi ka lindur më 27.08.1928 në qytetin e Shkodrës në një familje me tradita patriotike dhe është rritur në një ambient qytetar tipik shodran.

Lexo më shumë

TOLA I ÇIDHNËS, kullë e nacionalizimit

Shaqir Tola me te vellain Sadinin

Të shkruash për Tolën e Çidhnës, të pasqyrosh fisnikërinë e unitetin, mençurinë, trimërinë e qëndresën e tyre nuk do të mjaftonin dhjetëra shkrime a libra. Janë dëshmitë, provat e qëndresës të bujarisë, të urtësisë, të shëmbëllimit në epoka, të cilat flasin me gjuhën e fakteve. Mustafa Tola (i riu) një nga pinjollët e kullës së Tolës në Çidhën është sinonimi i të parëve, intelektuali, organizatori, studiuesi, veprimtari e njeriu i thjeshtësisë që mban mbi supe, por edhe që justifikon historinë e ndritur të të parëve të vet.…

Lexo më shumë

Hajri Hoxha në kujtimet për Brigadën e xviii Sulmuese

I ka kaluar të nëntëdhjetat. Varka e jetës së tij mbushur me një jetë përkushtimi atdhetar udhëton drejt shekullit.

Qetë, qetë, me diellin në zenit.

Ka një kujtesë që e lakmoj. Jam i sigurt se kur të lexoni emër për emër shokët e tij në betejat për çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit nazi-fashistë, pjesëmarrës aktiv në Luftën e Madhe Antifashiste Shqiptare, do ta lakmoni e nderoni më shumë se unë.

Lexo më shumë

Sokoli, njeriu që gjeti suksesin te gurrat e Kovashicës

Sokol Shtrezi as që e kishte menduar ndonjëherë, se do t’i futej një sipërmarrje të tillë apo do të ndiqte rrugën e biznesit. Bashkë me dy vëllezërit e tjerë, Gëzimin dhe Xhevahirin, ishin rritur me shumë varfëri, në fshatin e Kovashicës, në Shupenzë. Teksa ndiqte shkollën e mesme në komunën e tij, mësonte shumë mirë dhe “raskazet“ e rusishtes, duke marrë vlerësime maksimale nga mësuesi i kësaj lënde, Jashar Demiri.…

Lexo më shumë

Islamil Hida, njeri i edukuar, fjalëpak e punëshumë

 

Sa herë që bisedoje me Ismailin nuk mund të rrinte pa përmendur shprehjen se “Vajkali për mua është vendi më i dashur”. Bashkëbiseduesi i jepte të drejtë me arsyetimin se me të vërtetë s’ka gjë me të dashur se vendlindja.
Vajkali, ky emër i bukur që vjen nga legjenda “Vaj i Kalit” apo sipas Nolit, “Valë Kali”, është vendi ku u lind në vitin 1938 Ismail Hida.…

Lexo më shumë
1 8 9 10 11 12