‘Bacë’ Baftjar Zajmi i Dohoshishtit të Dibrës

Një nga njerëzit më interesantë që njoha në Veri, një njeri që do të dëshiroja të më dilte diku papritur dhe ta ftoja për një kafe.

Nga Petro Mejdi

Një imazh
Imazhi i tij më ka mbetun i patretun në kujtesën time, a thua se jam ndarë dje prej tij dhe jo para 41 vjetësh. Ai ishte një njeri kompleks, një karakter i veçantë, në të ndërthureshin konservatorizmi, patriarkalizmi, mençuria, pasioni për leximin, sidomos të librave historikë, kapriçoja, fanatiku, shpirti revoltues ndaj padrejtësisë.…

Lexo më shumë

Rexhep Hoxha – Mësuesi që takoi në Bulaçin malor “Lulin e Vocërr” në origjinal

Nga HALIL RAMA 

Rexhep Hoxha, mësuesi dhe veprimtari shembullor, i cili shërbeu me përkushtim e devotshmëri, si mësues e drejtues në disa shkolla e institucione të rëndësishme të rrethit Dibër, këtë 7 Mars nuk do të jetë mes ish-nxënësve e kolegëve të tij të shumtë, që i donte dhe e donin aq shumë. Më 20 janar 2022, pasi vuajti nga një sëmundje e rëndë ai e humbi betejën me jetën.

Lexo më shumë

Nazmi Përkola, “babai” i minierës së Bulqizës

I vdekuri kujtohet,
për ç’ka punuar – nderohet
Urtësia

Të shkruash për njerëz që kanë bërë epokë ne jetën dhe veprën e tyre është e vështirë. Themi kështu, sepse sado qe të mundohesh ti, kurrë nuk mund ta përshkruash tërë veprimtaritë apo bëmat e tyre. Një i tillë është edhe Nazmi Përkola që me plot gojën mund ta quash Babai”i minierës së Bulqizës.…

Lexo më shumë

GJECI & GJOCI

Një takim befasues.
Para 13 vjetësh, saktësisht më 1 qershor 2008.
Takim malli dhe dashuria.
Gjecin e mbaja mend herët, në fëmijërinë time, e kam ndjek duke u rritur, shkolluar, marrjen përgjegjësi të detyrave të vështira të punës. Kisha miqësi me babanë e tij, Shukriun, bile kisha bërë një fotografi kur fillova punën në shtator 1959 si agronom në kooperativën e Brezhdan-Zdojanit, vendlindjen e tij dhe timen.…

Lexo më shumë

Ëndrrat e Lulzimit, nga bujqësia e blegtoria, deri te turizmi

Nga Osman Xhili

Është shumë vështirë të gjesh dikë nga fshati i Obokut, në Maqellarë e të mos jetë i dalluar në tregti, bujqësi e blegtori. Lulzim Abazi bën pjesë tek ky grupi i dytë i njerëzve, pra që i janë përveshur bujqësisë e blegtorisë dhe përpjekjet e tij ka kohë që kanë çelur lule e dhënë fruta të shëndetshëm. Secili prej nesh do të dëshironte ta kishte Lulzimin në grupin e miqve të tij të nderuar, pasi nga njerëzit e punës vetëm mirësi e lumturi përfitojnë të tjerët.…

Lexo më shumë

Udha e një Gjenerali

Nga Haki Përnezha

Gjeneral Bitri: “Përjetoj emocionet e një ëndrre tek e cila guxova të besoja. Nderin dhe privilegjin që më bëhet sot ia dedikoj një “liste” të gjatë njerëzish me të cilët më lidhin 36 vite në Forcat e Armatosura.
Faleminderit atyre me të cilët kam punuar e punoj. Me kanë ndihmuar e mësuar të çmoj integritetin, virtytin dhe moralin. 

Lexo më shumë

Dr. Nevruz Bara, kirurgu me shpirt human

Nga Shaqir Çerpja

Historia e Dardhës i ka themelet në heroizëm dhe në qëndresë heroike përballë armiqve e pushtuesve të huaj. Në historinë epike të Dardhës ka themelet, buron e merr jetë arti, folklori, kënga dhe vallja. Dardha shquhet dhe është e afirmuar për art e artist. Dardha shquhet dhe është e afirmuar edhe për njerëz të dijes, intelektualë e profesionist.…

Lexo më shumë

Elez Rasha, burri i mençur i Dardhës

Nga Shaqir Çerpja

Sa herë kujtoj, mendoj, meditoj a shkruaj dhe sa herë të flitet a të këndohet për patriotin e shquar dhe luftëtarin e paepur të çeshtjes sonë kombëtare, trimin e trimave, gjeneralin me shajak, Elez Isufin, mua, në mendje më vjen dhe kujtimet m’i zgjon, m’i ndez e m’i freskon edhe një emër tjetër, një Elez tjetër, një bir e burrë Dardhe, Elez Rasha.…

Lexo më shumë

Familja Hoxha e Grazhdanit

Nga Neki Osmani \ Osman Xhili

Historia shqiptare dhe ajo e Dibrës në mënyrë të veçantë, ka kaluar në periudha tejet të vështira. Njëra prej tyre, padyshim që do të ishin vitet 1913 deri më 1920, që përkojnë me mësymjet e shpeshta serbe, për të marrë Dibrën, e më pas për të dalë në zemër të Shqipërisë. Bilancet janë tronditëse dhe që ngelen gjatë në kujtesë.…

Lexo më shumë

Pasioni për Dibrën i çidhnakut Mustafa Tola

Nga Abdurahim Ashiku

Do të desha që më 28 tetor 2021, në 100 vjetorin e betejës heroike të Lanë-Lurës, nga maja e Shkëmbi të Tajanit, prej ku pamja e Dibrës me Korabin në ballë e me Luginën e Drinit ku janë zhvilluar 18 nga 24 betejat fitimtare të Skënderbeut kundër turqve osmanlinj dhe dhjetëra beteja të dibranëve të vetëm në luftë kundër pushtuesve serbë, këngëtarët epikë Arif Vladi dhe Kastriot Tusha të këndonin hapakrahësh Himnin e Djelmënisë Dibrane…

Drin o lum i gjatë, plaku i malësisë,
A ke me ia lanë Dibrën Serbisë…

E kam njohur Mustafa Tolën një jetë të tërë.…

Lexo më shumë
1 2 3 4 5 12