Ahmet Balliu një jetë mes tingujve muzikorë

Ahmet Balliu

Ahmet Balliu

Sopoti, fshat i zonës së Zerqanit – Dibër është i njohur për bukuri të rralla. Në krye ngrihet shpatmali Shkozë, i veshur i gjithi me drurë. Poshtë zgjatet një brez i tërë arrash shumëvjeçare. Mu në rrëzë të malit burojnë tri gurra, që i japin jetë gjithë fshatit. Livadhet përreth gjelbërojnë deri vonë në vjeshtë. As borën nuk e mbajnë. E, prandaj edhe në dimër aty sheh tufa zogjsh, si rosa, pata etj.…

Lexo më shumë

ANTON ÇETA I DIBRËS

Nuk më kujtohet mirë viti, por duhet të kenë kaluar nja shtatë-tetë vjetë që kur në Muzeun Historik Kombëtar, Aqif Ademi, nga Maqellara, promovoi një libër për vendlindjen e tij, emri i të cilit nuk më kujtohet. Salla ishte mbushur plot se maqellarasit e duan njeri-tjetrin; nga ana tjetër, njerëzit i bren kurioziteti se mos e kanë emrin në libër. Të lënë në anonimitet për një kohë të gjatë, tani duan të jenë në qendër të vëmendjes.…

Lexo më shumë

Fjalë malli për studiuesin Moisi Murra, një mik i vyer dhe i paharruar

 

Në mëngjesin e datës 18 korrik 2018, një telefonatë e hershme dhe e pazakontë, na detyronte ne, shokëve të tij, të udhëtonim drejt Peshkopisë. Nga Tirana dhe Dibra, nga Ballanca dhe Kojnara, nga Maqellara dhe gjithë Fusha e Shehrit, nga Reçi dhe Dardha, nga Çidhna dhe Kastrioti, nga Muhuri dhe Luznia, nga Qafë-Murra dhe Katër Grykët, nga Sllova dhe Kalaja, nga Gryka e Madhe dhe Gryka e Vogël, nga Zerqani dhe Bulqiza, nga Lura, Golloborda dhe Martaneshi, nga e gjithë Dibra.…

Lexo më shumë

Ruzhdi Lata, modeli ku besimi bashkëjeton me punën

 

Kryetari i komunës të Dibrës së Madhe, i nderuari Ruzhdi Lata, po punon në zyrën e tij të punës, në një ditë të zakonshme. Zyrtarë të shumtë hyjnë e dalin aty, me letra dhe dokumente në duar, pyesin, konsultohen, firmosin e vulosin dokumente e më pas largohen. Kryetari sapo ka fituar një mandat të dytë në krye të komunës, duke marrë besimin e popullit.…

Lexo më shumë

Dali Horeshka, miku i madh i fermerëve të Dibrës

Ishte një shkurt i vitit 2014. Pa shumë bujë e zhurmë, në qendër të qarkut në Peshkopi u hap zyra e Fondacionit “Sared”, për të ndihmuar fermat dhe fermerët dibranë. Dibra ishte përzgjedhur si një nga gjashtë qarqet që do të përfitonte ndihmën dhe bujarinë e donatorëve. Ishte një kooperim i frytshëm nga tre aktorë: qeveria daneze, qeveria gjermane dhe ajo shqiptare.…

Lexo më shumë

Rifat Asllan Vrenezi, njeriu i sakrificave

Rifat Asllan Vrenezi u lind në fshatin Staravec të Peshkopisë në një familje atdhetare të lidhur me Luftën Nacionalçlirimtare. Pas çlirimit të vendit ai mbaroi në Peshkopi në shkollën fillore dhe shkollën 7-vjeçare në Tiranë. Si kudo, edhe rinia e Staravecit u inkuadrua me gjithë popullin në punë për ndërtimin dhe rindërtimin e vendit në bujqësi, për pjesëmarrje në aksione dhe punë vullnetare.…

Lexo më shumë

Ambasadori i vogël i Dibrës

Engjëll Nikolli është vetëm 11 vjeç dhe vazhdon klasën e gjashtë në Bruniko të Italisë, një qytet i Bolzanos, ne krahinën autonome të Alto Adixhes. Jeta e familjes Nikolli ndahet mes komunës së Luznisë, ku ajo i ka rrënjët e vjetra, qytetit të Peshkopisë, ku u vendos pas viteve nëntëdhjetë dhe Italisë, ku familja e tij punoi për mbi 15 vite dhe akoma i kanë lidhjet me të.…

Lexo më shumë

Pajtim Beça, një histori suksesi në breg të Drinit

Njëzetë vite më parë, Pajtim Beça nga Vojnika e Maqëllarës, po hapte një rrugë me fadromë, nga ura e Topojanit, përgjatë bregut të lumit Drin. Nga gjyshi kishte trashëguar një copë toke dhe mendja i shkonte të bëjë diçka në atë vend. Tre muajt e verës do të bënte hamburgera, apo ndonjë ushqim tjetër të shpejtë për fëmijët që do të vinin për tu larë në lumë.…

Lexo më shumë

“Penën time nuk e shes!”

 

Në një ceremoni të bukur të organizuar nga Bashkia Krujë, më 23 qershor 2018 z. Halim Laçi, iu dha titulli “Qytetar Nderi” i Krujës, bazuar në vendimin e Këshillit Bashkiak Krujë Nr. 40, datë 30.04.2018.
Merrnin pjesë qytetarë të Krujës dhe Fushë-Krujës, kuadro të rrethit, të ftuar nga Tirana, Dibra, Mati, Shkodra, Mirdita, Lezha, Vlora si dhe pjesëtarë të familjes Laçi.

Lexo më shumë

Më shumë libra të botuar, se sa vite pune

Rruga e formimit dhe vetëformimit të Shaban Sinanit në antropologji dhe më gjerë, në albanologji, rezulton me studime për etnicitetin në trashëgiminë joshkrimore të shqiptarëve (tri monografi të botuara); me studime për traditën e dorëshkrimeve dhe shkrimeve parashqipe në kulturën e vendit (tri monografi të botuara); me studime për praninë kulturore dhe mbrojtjen e hebrenjve në Shqipëri përgjatë dy mijëvjeçarëve (tri monografi të botuara); disa studime të tjera për shtresime, nënshtresime e mbishtresime të kulturave joshqiptare në pasurinë shpirtërore kombëtare (tre libra).…

Lexo më shumë
1 7 8 9 10 11 12