Skavica, hidrocentrali që po trazon jetën e banorëve luginës së Drinit

Në foto: Fshati Fushë-Alie i cili mbulohet nga uji edhe në versionin e Skavicës 388 metra. Foto: B.Karoshi, qershor 2020

Banorët kundërshtojnë planet e qeverisë: Nuk ka Skavicë pa bisedime me njerëzit në terren. Planet e paqarta të qeverisë për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës me forcat tona ngjallin pasiguri për të ardhmen e banorëve që jetojnë në fshatrat përgjatë luginës së Drinit të Zi nga Gjorica, në kufi me Maqedoninë e Veriut, deri në Zall-Reç.

“Skavica, një kërcënim real për banorët e pellgut të Drinit.

Lexo më shumë

Në Vranjt, aty ku rrezaton drita e diturisë

 

Sapo të kalosh Kubenin e të kthehesh djathtas në sfond, të shfaqet Vranjti i Kastriotit. Fshat me plot bukuri natyrore, peizazhe të blerta mbi cilën qëndron kurora e maleve. Deshati dhe zona minerale e gipsit u japin Vranjtit e Limjanit një bukuri të rrallë. Kalaja e Volës është dëshmia e lashtësisë, qëndresës shekullore e brezave në kohërat e Bizantit, të Skënderbeut e deri në kohët e vona.…

Lexo më shumë

Rrugës së re të Arbrit, në gjurmët arbërore

 

Lugina e lumit të Tiranës, të cilës i bën roje Dajti kryelartë, na ofronte pamje të mrekullueshme. Trajtat e shkëmbinjve laroshë dhe të gurëve, të krijuara me shekuj, kombinimi i shumë elementeve të ndryshme që përbënin një tërësi harmonike, dukeshin si t’i kishte formësuar dora e skulptorit.

Ftesës së mikut dhe shokut tim, Dori Bulkut, për të bërë një rrugëtim në këmbë nga Tirana deri në Peshkopi, Rrugës së Arbrit, 75 km të gjatë, së bashku me të dhe shokët e tij, e kisha pritur me kënaqësi të veçantë.…

Lexo më shumë

Udhëtim drejt Lurës së shkretuar 

Edhe peizazhi rrethues i Lan Lurës të linte shijen e hidhur të katastrofës ma të pamëshirshme mbi pyjet me bredh, ah, rrobull, etj. që në vitet 1980 rrethonte shpatet e kësaj rrafshnalte prej rreth 100 hektar e lartësi mbi nivelin e detit 1363 metra. Sigurisht mund të shkruajmë se për nga pozicioni gjeografik, për nga forma e relievit e botanikën e llojeve do ta kishin zili zvicranët, austriakët apo Italianët e krahinave veriore.

Lexo më shumë

Tuneli u shemb, por “rruga” i solli turizmin

“Thashethemet” se tuneli i “Rrugës së Arbrit”, aq shumë i përfolur mediatikisht, që do të lidhë kryeqytetin me rrethin e Matit e Dibrës, u shemb…paskan qenë të vërteta. Pas një kalvari të gjatë të kalimit të pushteteve, e madje edhe shkatërrimit përfundimtar të kanionit shekullor të Brrarit, i ndodhur në Shkallën e Tujanit, e njëherazi premtimeve se do të mbarohej rruga shekullore, në vitin 2013, si dhe kalimeve sa tek njëra e tek tjetra firmë kontraktuese, telashet nuk paskan të sosur (“për ti bërë qejfin sadopak”, terreni është i përbërë kryesisht nga shkëmbinj shtufe, atje ku është hapur edhe tuneli).…

Lexo më shumë

Dibra jonë e bukur

Një udhëtim fantastik për në Dibër ishte ai që bëra këtë herë. Si herët e tjera, në kohë më të reja, edhe këtë herë emocionet janë të shumta. Po njëjtë, do të vizitosh një krahinë, e cila për fat të keq është lënë në harresë dhe diku në cep të atdheut, sikundër një thesar që e lë diku, larg syve të njerëzve, larg njerëzisë, për ta pasur atë vetëm ata që vërtetë duan dheun, truallin, arrat, tokat, ujërat, lumin, malin, krojet e bukuritë natyrore të Dibrës.…

Lexo më shumë

Sa qetësi në Lisivalle…

Të rrugëtosh nga Peshkopia për në Lugjej mundet të kalosh nga Fushë Alia, por rruga nga Fushë Alie në Lugjej është rrugë e vështirë, e parregulluar, ndaj shpesh rrugëtohet në rrugën e asfaltuar për Sllovë. Dhe ne zgjodhëm këtë itinerar lëvizje për të ruajtur makinën e për t’i shtuar vetes disa kilometra rrugë në këmbë. Zbritëm në Kodrën e Kaushit, një vend me histori e luftë, pikërisht aty ku ende qëndron lapidari.…

Lexo më shumë

Në Radomirë, mes njerëzve të mirë

Atë ditë që u paraqita për të filluar punën në shkollën shtatëvjeçare të Cerenit, këtu e 57 vjet më parë, isha djalosh i ri, njëzetenjë vjeçar. Kisha rroba që ishin prerë e qepur nga rrobaqepës  Zeqiri, një shkodran i kulturuar, që bënte art me zanatin e tij. Për një djalë të ri, të arsimuar, me një profesion që e ka në natyrën e vet veshjen elegante, tek unë nuk kishte asgjë të qortueshme. …

Lexo më shumë

Udhëtim nëpër trojet shqiptare të Maqedonisë së Veriut

Shqiptarët e këndej kufirit në dekada kanë dashtë të lidhen e njohin pjesën tjetër shqiptare të mbetur jashtë kufijve shtetëror që në vitin 1913. Pas viteve nëntëdhjetë, edhe pse liria e lëvizjes në mes dy vendeve ishte e mundur, për shumëkënd ka qenë dhe mbetet sfidë. Nuk ka dibran nga këndej, por edhe matanë kufirit që nuk e ka ëndërruar një gjë të tillë.…

Lexo më shumë

Një udhëtim në Zall-Dardhë, bahçen e artistëve

Fugoni me të cilin po udhëtonim nga Peshkopia për Zall Dardhë tani më nuk e ka stacionin te Ura e Lushës, buzë Drinit të Zi, një urë e ndërtuar në kohën e Ali Pashë Tepelenës, por rruga e asfaltuar kalon nga Laçesa deri te përroi i Blliçes, më pas, nëpër Fushë Alie vazhdon e parregulluar. Makina kalon në mes shtëpive të banimit në rrugën pa asfalt, duke ndjekur rrjedhjen e Drinit, paralel me rrugën Peshkopi-Kukës, siç quhet ndryshe “Rruga e Rinisë”.…

Lexo më shumë
1 2 3 4 5