Banorët e Maqellarës kërkojnë ujë për vaditje

Më shumë se 300 banorë të zonës së Maqellarës kanë nënshkruar një peticion drejtuar Bashkisë së Dibrës me kërkesën e tyre për përmirësimin e situatës së vaditjes së tokave bujqësore. Në këtë peticion banorët kanë ngritur shqetësimin e kahershëm të tyre për mungesën e ujit vaditës, keqmenaxhimin e rezervuarëve dhe burimeve të tjera ujore, mungesën e ndërhyrjes së bashkisë për pastrimin dhe mirëmbajtjen e veprave ujitëse, dhe keqadministrimin e ujit vaditës.…

Lexo më shumë

Mjeku enciklopedist Ramazan Buci

 

Unë e prita me gëzim, kur dr. Ramazan Buci, një nga studentët e mi, më solli dy libra: jetëshkrimin e vet “Një jetë për jetët e të tjerëve”, shkruar nga shkrimtari Xhafer Martini, dhe një libër origjinal shkencor me titull “Përballë sfidave të kohës”. Ramazan Buci ka qenë një nga studentët më të mirë që kam mësuar në jetën time.…

Lexo më shumë

Dasma si një hapësirë publike

Dasem dibrane (fragment) - Pikture nga Zaim Elezi

Martesa si një ngjarje madhore nëjetën e njeriu, përbën një akt demonstrues përbashkimi mes dy njerëzve, konvencionalisht dhe tradicionalisht mes një djali dhe një vajze. Ky demonstrim rreh të jetë sa privat, intim, i përmbrendëshm, aq edhe publik, i jashtëm, dhe për të tjerët. Kjo antinomi që përmbush të tërën e martesës vjen nga dasma. Në vete dasma, sidomos ajo dibrane, përbëhet nga disa dimensione.…

Lexo më shumë

Bashkim Lleshi: Një jetë maleve

Në tetor 2020 Botimet M&B botuan librin “Një jetë maleve – Kujtime 3” me autor Bashkim Lleshi, ku përshkruhen kujtimet e viteve të punës në Institutin e Studimeve dhe Projektimeve të Gjeologjisë dhe Minierave më 1978-1984.
Vitet e punës 1978-1984, në Institutin e Gjeologjisë dhe Minierave ishin vitet e përpjekjeve të mëdha për ta vendosur Institutin në rolin që i takonte, për të udhëhequr në shkallë kombëtare të gjithë punën kërkimore shkencore, studiuese e projektuese në fushën e gjeologjisë, të minierave dhe pasurimit të mineraleve të dobishme.…

Lexo më shumë

Përjetësisht bashkë

Doktor Mustafa Ndreka vinte nga Grykë Noka e Dibrës, një perlë e Dibrës, sa e bukur, aq dhe me tradita e histori. Familja e tij ishte e madhe, me plot vëllezër e motra, siç ishin dhe shumë të tilla në atë kohë. Aty, në qelizën familjare, shpirti i tij u mbrujt me dashurinë njerëzore, dashuri për familjen, profesionin, për njerëzit e tjerë, për atdheun.…

Lexo më shumë

Një homazh për mësuesin dhe oficerin Rushdi Spata

Rushdi Xhetan Spata nga Blliçja, Çidhën, Dibër, ish-mësues mbi 20 vjet në periudhën e monizmit dhe ish-oficer i forcave të rendit publik pas viteve ’90 deri sa doli në pension, pra person publik, ndërroi jetë në fund të gushtit 2020, në moshën 71 vjeçare nga “Corona virusi -19” duke na shkaktuar një hidhërim të madh jo vetëm familjes dhe të afërmve të tij, por edhe të gjithë neve, shokëve dhe ish-kolegëve të tij, me të cilin kemi pas punuar dhe për të cilin ruajmë kujtimet më të mira.…

Lexo më shumë

Nga ‘Skënderbeu në Skënderbe”, rrugës së vjetër të Arbrit…

Në rrugën e vjetër të Arbrit. Poshtë, rruga e re në ndërtim. Foto: facebook.com/maratonalbania

NGA ‘SKËNDERBEU NË SKËNDERBE’, OSE SA AFËR DIBRA DHE TIRANA

Mjaftoi vetëm një ngacmim në sedër i mikut dhe kolegut tim Adrian Bregu, pjesëmarrës aktiv i grupimit “Maraton Albania”, që të bëhesha edhe unë pjesë e maratonës së parë “Arteria e Arbrit”.  Adriani më tha se “do të bënim një marrshim 116 km nga ‘Skënderbeu në Skënderbe’, nga ai i Tiranës tek ai në Dibër të Madhe, në gjurmën e Rrugës së vjetër të Dibrës (Arbrit).

Lexo më shumë

Si të mbrojmë biodiversitetit në basenin e Drinit

Më datë 26 korrik 2020, në masa speciale dhe protokolle shëndetësore në një anije në liqenin e Ohrit, u mbajt ngjarja kryesore e festimit për Ditën e Drinit të Zi. Kjo ngjarje është një pjesë e festimit të Ditës të Drinit të Zi nga të  katër vendet në të cilat shtrihet baseni.

Si  aktivitete paraprake  në kuadër të festimit të Ditës së “Drinit  2020” në pjesën e  Maqedonisë, u bënë vizita të lumenjve në terren, degëve të Drinit dhe liqenit të Ohrit dhe u bënë video materiale për disa prej tyre.

Lexo më shumë

Kush dëshiron të njohë Lurën, duhet të njohë doktor Ndrecë Vladin

Para pak ditësh u nda nga jeta i dashuri e i shtrenjti miku ynë Ndrec Vladi, mjek i nderuar dhe doktori i parë i Lurës.

Ndrec Vladi vetëm u nda nga jeta, u nda nga bashkëshortja Martinja, fëmijët Irena, Monda dhe Ollga, djemtë Zamiri dhe Graniti, u nda dhe nga vëllezërit – Lenini dhe Deda. U nda nga nipat e mbesat dhe gjithë kushërijtë, dhe nga shumë shokë e miq të tij brenda e jashtë Lurës, Dibër e Mirditë, nga jugu në veri, mandej deri jashtë e larg Shqipërisë.

Lexo më shumë
1 12 13 14 15 16 30