KËSHILLA PRAKTIKE PËR DËGJESAT PUBLIKE TË VLERËSIMIT TË NDIKIMIT NË MJEDIS:
Mos harroni kurrë të dokumentoni gjithçka nga këto takime, që të keni dëshmi ligjore të vlefshme

Sigurohuni që të ketë një procesverbal të diskutimit. Sigurohuni që komentet tuaja janë shënuar saktësisht në procesverbal dhe shkruani çdo informacion të ri ose shtesë të diskutuar ose referencë eksperti. Sigurohuni që e praktikoni të drejtën tuaj për të marrë pjesë – jepni komentet tuaja dhe sqaroni pyetjet tuaja gjatë seancës. Nëse nuk është kështu, mbani prova dhe kërkoni që ky fakt të vihet në dukje siç duhet nga autoritetet.

Lexo më shumë

Deutsche Welle: Hidrocentrali i Skavicës, projekti i kundërshtuar prej dekadash

Rajoni i Dibrës: Natyra ka qenë dorëlëshuar në këtë pjesë të verilindjes në Shqipëri, ku gjen diell, erë dhe ujë me bollëk Foto:  Kristi Çavo / DW

Një hidrocentral me kapacitet instalimi 210 megavatë, që planifikohet të ndërtohet në Skavicë të Kukësit, në lumin Drini i Zi, rrezikon më shumë se 30 fshatra në Dibër, zona kufitare me Skavicën.

Nga ELONA ELEZI / Deutsche Welle

Një rrugë thuajse e pakalueshme dhe sfilitëse lidh fshatrat e Dibrës me Skavicën në Kukës, aty ku pritet të ndërtohet hidrocentrali aq shumë i debatuar këtej pari.

Lexo më shumë

Projekti i Skavicës ndjell frikë dhe pasiguri në luginën e Drinit të Zi

“Mbi 32 fshatra humbin lidhjen direkte me Peshkopinë, si dhe “mbytet” trashëgimia kulturore –historike 3000 vjeçare”

Banorët e Dibrës që preken nga ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës e kundërshtojnë projektin që pritet të përmbysë 35 fshatra, ndërsa kanë frikë se nuk do të marrin dëmshpërblim të drejtë për pronat e tyre nësë ai ndërtohet.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha gjatë një fjalimi në parlament në tetor 2022 se punimet do të nisnin brenda 9 muajve, por se ende vijonin negociatat për financimin e digës.

Lexo më shumë

Hajri Shehu, filolog, përkthyes dhe leksikograf e leksikolog i vyer

Më 12 korrik 2022, Akademia e Studimeve Albanologjike, në bashkëpunim me Universitetin e Korçës “Fan S. Noli”, organizuan konferencën shkencore “Studime semantike në fushën e leksikut dhe të fjalëformimit në gjuhën shqipe”, duke vënë në pah kontributet e personaliteteve shkencore prof. Androkli Kostallari, prof. Enver Hysa dhe prof. Hajri Shehu.Në këtë konferencë shkencore, mbi punën shkencore të profesor Enver Hysa mbajtën kumtesa personalitete shkencore të fushës si Seit Mansaku, Dhimiter Bello, Ali Jashari, Tomorr Plangarica, Hysnie Haxhillari, Albina Pajo, Rezarta Yzo etj; ndërsa për punën shkencore të profesor Hajri Shehut folën profesorët Gjovalin Shkurtaj, Eshref Ymeraj, Abdulla Ballhysa, Kujtim Kapllani, etj.

Lexo më shumë

Kurt Zebi, ushtaraku që ruajti deri në fund vlerat e larta të dibranëve

Para disa ditësh u nda nga jeta në moshën 88 vjeçare Kurt Zebi. Ai vinte nga një familje e njohur për traditat atdhetare, ndeshmërinë dhe bujarinë e saj, nga fshati Dohoshisht i rrethit të Dibrës. Familja e tij ka qenë qysh në fillim mbështetëse dhe bazë e Lëvizjes Antifashiste  Nacionalçlirimtare. 

Vetë Kurti, pasi kreu arsimin shtatëvjeçar në vendlindje, vijoi studimet në shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej” dhe më pas në atë të Bashkuar të Oficerëve.

Lexo më shumë

Ka shpresë për Lurën!

Prej shumë vitesh janë bërë tentativa e ndërmarrë nisma (ndonjëherë edhe serioze) për ta ringjallur Lurën. Ndoshta për të dhënë një mesazh se pas çdo shkatërrimi, nëse do, mendja dhe vepra njerëzore mund të bëjë mirë me natyrën, mund të ndihmojë në ringjalljen e sajë.

Me rëndësi jetike është që investimet në pyllëzime të bëhen prioritet në nivel kombëtar, për ta ringjallur dhe njëherë natyrën.

Lexo më shumë

Skënderbeu mitik

Nga Xhafer Martini

Shumica e atyre që sulmojnë Skënderbeun dhe “duan ta zbresin nga kali”, thonë që ai është një figurë mitike, një figurë e ekzagjeruar, e pambështetur në realitet, gjithnjë e mbështjellë me mjegull, më shumë një imazh krijuar në përfytyrimet e njerëzve se sa një njeri konkret, një njeri që i janë atribuar aq shumë bëma sa nuk ka mundësi t’i bëjë askush.…

Lexo më shumë

Marketing me dhembjen?!

Nga Fatbardh Rustemi

Ilir Spata, nga fshati Blliqe i Peshkopisë, sikurse shkruhet: më i persekutuari në Shqipëri, erdhi të bënte gjimnazin bashkë me ne në Lushnje, ku numëroheshin kampe internimi më shumë se kudo tjetër. Nga banga e shkollës përfundoi në bangën e të akuzuarit. Pas shumë e shumë vitesh, si nga fundi i botës më vjen një kërkesë prej tij në fb.…

Lexo më shumë

Mulla Tafik Gjorllaku

Nga Ismen Brika

Tafik Gjorllaku lindi në fshatin Ploshtan të nënprefekturës së Bice në vitin 1865 dhe ka ndërruar jetë në vitin 1971. Ai është njeriu më jetëgjatë në fshatin Ploshtan e në gjithë zonën e Kalasë së Dodës.
Rrjedh nga një familje patriotike, klerikale. Ai ka bërë emër për fe, atdhe, për zhvillimin e arsimit në Ploshtan e në Kala të Dodës.…

Lexo më shumë

Kafja e fundit

Nga Shaqir Skarra

Më fal miku im Nehat, që kafen e mëngjesit të datës 21 korrik nuk e pimë bashkë!. Unë të pashë nga larg që po vije drejt lokalit. Ishe me gjithë gruan (Zanën). Ecje ngadalë, me atë ecjen karakteristike tënden si gjithmonë. Ora ishte 10 para dite, piku i vapës dhe ti me një kapele në kokë as që doje të ia dije për vapën përvëluese të korrikut.…

Lexo më shumë
1 2 3 4 5 6 30