KALAJA E DODËS – VËSHTRIM ENCIKLOPEDIK

Parathënie

KALAJA E DODËS – VËSHTRIM ENCIKLOPEDIK
Dheu i Kalasë së Dodës (emërtimi dhé është i autorëve; përdorimi është gjithëpopullor në truallin, për të cilin është shkruar libri) ka kufij natyrorë e historikë Veleshicën e Ujët e Lapave. Është një dhé me kroje e me kopshte. Me ara e me livadhe. Me kullota e me bjeshkë. Me ujëra e me ujëvara.…

Lexo më shumë

“DY SHTATAT” E JETËS SIME…

Atë vit jeta ime fillonte me “Dy njëshat” e një viti që gjëmonte në luftë dhe me “dy njëshat” e një muaji mbushur me lule, 11 Maj 1941…
Në “Dy njëshat” që erdhën, 11 vjeç (1952), jepja provimet e para të jetës sime, provime që do të mbyllnin ciklin e parë të hapave të mia drejt dijes, mbarimin e shkollës fillore në fshatin Brezhdan të Dibrës, një fshat i madh, me “treqind shtëpi” siç e quanin, fshat tokat e begata të të cilit zbrisnin brezareve drejt Drinit ku mësova të notoj…
Midis “dy njëshave” dhe “dy dyshave”, më 8 maj 1957, vura emrin në një shkrim faqes të një gazete të kohës.…

Lexo më shumë

Historia e ngritjes së Muzeut “Vend-origjina e Kastriotëve” në Sinë

Etapa e parë

Në gushtin e vitit 1978 fillova punën drejtor në shkollën 8-vjeçare “Nimete Progonati” në Sinë. Në ditën e parë të prezantimit si drejtor, shtrova detyrat që kishim marrë nga partia dhe pushteti në rreth. Krahas punës mësimore dhe edukative me nxënësit e prindër, duhet të punonim për ngritjen e terreneve sportive, të ndihmonim me nxënës dhe kooperativën bujqësore, të lexonim shtypin në brigadë etj.…

Lexo më shumë

Ferma “Kaja” në Gjoricë, një histori suksesi përmes punës dhe sakrificës

SONY DSC

Zenel Kaja i Gjoricës nuk ishte marrë shumë me bujqësi para viteve 2000. Ndonëse ai vinte nga një familje bujqish të talentuar, për shumë vite kishte punuar si ushtarak, në detyra të ndryshme. Për më tepër ai ishte djali i Bektash Kajës që kishte qenë për shumë vite kryetar i kooperativës së Gjoricës, njeri punëtor dhe që i dëgjohej fjala. Si pikënisje për aktivitetin e ri u bë vëllai i Zenelit, Mediu.…

Lexo më shumë

Sikur të kishim rrugë!

 

Unë, si një qytetar i thjeshtë i një zone të varfër dhe pa perspektivë njëkohësisht edhe bashkëvuajtës i gjithë problematikave që Dibra mban në vetvete them që do ishte ndryshe në qoftë se rruga e Arbrit do të ishte bërë me kohë. Gjërat sigurisht që nuk do të ishin kështu siç sot janë vetëm në qoftë se do të kishim një “copë” rrugë.…

Lexo më shumë

Mimoza Leka, dibrania mësuese e shqipes në Gjermani

Zanatin tim të muzikës e kam ushtruar në një fshat të Dibrës, në Zogje dhe Grevë si mësuese e muzikës. Kurse tani e ushtroj në mësimin e gjuhës shqipe nëpërmjet këngës. Unë kam mësuar në shkollën e muzikës të luaj dhe në fizarmonikë, të cilën sot e përdor në shoqërimin e këngëve për fëmijë. Ne jemi një familje mësuesësh, ku kemi gjithsej 6 mësues të lëndëve të ndryshme në familje.

Lexo më shumë

Zimuri,
fshat i harruar

Foto. B.Karoshi

“Fshati që nuk ka fshat mbi krye”, ka gjithë Dibrën në pëllëmbë të dorës,  por dora e qeveritarëve të Dibrës për të nuk është shtrirë kurrë.

Zimuri, fshati më i largët të Njësisë Administrative Tomin, ndodhet 1 orë larg me makinë nga qendra e qytetit të Peshkopisë. Rruga për të shkuar atje kalon është e vështirë, e paasfaltuar dhe kalon përmes një terreni tepër të thyer.…

Lexo më shumë

Dhjetë arsye përse duhet vizituar Dibra

dav

Dibra ndodhet lindje të Shqipërisë, në një terren pothuajse malor. Ajo shtrihet në dy anët e Drinit të Zi duke u kufizuar në lindje me malin e Korabit, mali me i madh në Shqipërisë dhe në perëndim nga vargmalet e Lurës. Është një zonë ku Zoti është treguar shumë bujarë me bukuritë dhe pasuritë natyrore. Banorët e kësaj zone kanë fatin e mirë të jetojnë në një vend të bekuar nga Zoti, por fatin e keq që në këtë krahinë politika është bërë pengesë e zhvillimit total të kësaj zone.…

Lexo më shumë

Festa e qershisë që pret të kthehet në traditë

Qindra vizitorë morën pjesë në festivalin e qershisë. Më shumë se 21 pjesëmarrës zbukuruan me prodhimet e tyre bulevardin kryesorë dhe ekspozuan prodhimet e zgjedhura për këtë panair.

Gëzimi për frytin e parë nuk kalohet pa festë. Ishte ky motivi i grupit të festave të ngritur nga projekti “D2T – Dibra: Turizëm dhe Traditë” pranë Zyrës së Informacionit Turistik, me përfaqësues nga Bashkia, institucionet e tjera të qeverisjes vendore, Organizatat Jo-Fitim prurëse, sektori privat dhe vullnetarë e pasionantë.…

Lexo më shumë

Xhelal Karoshi, ushtaraku që kujtohet me respekt nga Jugu në Veri

Në fillim të qershorit u nda nga jeta, në moshën 70 vjeçare, Xhelal Selman Karoshi.
Xhelali u lind në Tiranë më 25 mars 1948, por shumë shpejt familja e tij u kthye në vendlindje, në Fushë Alie të Dibrës. Xhelali lindi në një familje atdhetare. Babai i tij, Selman Karoshi, kishte kryer studimet ushtarake në Itali dhe prej andej u përfshi me forcat partizane, deri në çlirimin e plotë të vendit..…

Lexo më shumë
1 7 8 9 10 11 13