Një  herë  në  njëqind vjet  lind Dibra e Madhe…
MahmudHysa

Jeta i ka të papriturat e saj dhe shpesh na befason edhe atëherë kur nuk e pret. Kështu ndodhi me mësuesin tim të klasës së tretë të vitit shkollor 1952/53, në Shkollën “Skënderbeu”, sot shtëpia e Zimi Hames. Ishte një çun i ri. Mësues me përkushtim. Energjik. Kurrë nuk u ul në katedrën e tij. Nga fillimi i orës e gjer në fund të saj, vetëm se fliste, për të na dhënë dije në të gjitha lëndët, duke e mbushur dërrasën e zezë me sqarim.…

Lexo më shumë

Portrete njerëzish, siç i kam njohur unë…

Është e njohur ndihmesa që i ka dhënë Dibra në fushën e letërsisë dhe arteve kulturës kombëtare. Në letërsi njihet ndihmesa e Haki Stërmillit, Inajet Shehut, Arian Kadiut, Xhafer Martinit etj. Dibra i ka dhënë muzikës shqiptare kompozitorin e njohur Muharem Xhediku, autorin e sa e sa këngëve dhe sidomos tangove të tij të mrekullueshme. Janë të njohur këngëtarët e muzikës popullore si Aziz Ndreu, Liri Rasha, Caje Poleshi, Qerim Sula, Shaban Dervishi, Abdyl Sturçja, Melita Shehu etj.…

Lexo më shumë

Vjollca Kola, një jetë në arsim

Vjollca Kola

Ajo lindi në një familje të madhe me 5 fëmijë, me prindër që bënë gjithçka që këta fëmijë të edukohen dhe arsimohen, pavarësisht çdo pengese të atëhershme. Kjo familje u fali aq shumë dashuri fëmijëve të saj, saqë bija e kësaj familjeje e shpërndau pa kursim në breza të tërë. Ajo tashmë është në pension dhe pas 38 vjetëve në arsim akoma ruan mirësinë, artin e fjalës dhe dashurinë e pakursyer për këdo që ka pranë.…

Lexo më shumë

PROF. DR. HASAN ÇIPURI – TERMINOLOGU I SHQUAR USHTARAK

Gjeniu është titulli i librit shkencor-popullarizues të Enver Kaloshit. Gjeniu është profesor doktor Hasan Çipuri. Titulli është i spikatur. Hasan Çipuri ka shkruar e ka botuar 32 560 faqe shtypi. Ka udhëhequr 24 vepra kolektive (fjalorë terminologjikë ushtarakë shqip-anglisht-rusisht etj.). 32 fjalorë shqip-gjuhë e huaj mbajnë emrin e Hasan Çipurit si autor, si bashkautor e si drejtues shkencor (kryeredaktor). Ka hartuar 160 zëra enciklopedikë.…

Lexo më shumë

Familja Topuzi, aty ku me punë ndërtohet e ardhmja

Kur nisesh nga Maqëllara, për të shkuar për në Peshkopi, aty në të majtë, në vendin e quajtur Qenok, majë një kodrine të bukur, ngrihet një vilë. Jo shumë e madhe nga përmasat, por me njerëz punëtorë, bujarë e mikpritës, të zgjuar e inteligjentë. Bedri Topuzi, nga fshati Trepçë, një burrë truplidhur, energjik dhe me një palë mustaqe të vogla, që i hijeshojnë fytyrën, e ka shumë të limituar kohën.…

Lexo më shumë

Emin Jashari, mësuesi i Maqellarës

Emin Jashari është ndër mësuesit më të vjetër të Maqellarës. Për rreth 40 vite mundi dhe djersa e tij u derdhën për një kauzë të madhe, atë të edukimit të brezit të ri që pa dyshim ka dhënë rezultatet e veta. Së bashku me Shaban Asllanin, Petrit Miftarin, Sulbie Poturin, Lirie Kërkutin, Tule Liçajn, Qani Tafçiun, Xhevrie Brahajn, Tefta Shehun, Liljana Skukën (Neziri), Ilmi Kallçishtën, Sere Skarrën, Ylvije Strazemiri, Drita Xholi e qindra mësues të tjerë arritën që shkollat e Maqellarës të jenë shembull i një përvoje të përparuar në rrethin e Dibrës.…

Lexo më shumë

Mentor Disha dhe familja Disha nga Dibra

Familja Disha nga Dibra e Madhe është njëra nga ato familje që ndër vite ka kontribuar në mjekësi, jo vetëm për qytetin, por edhe më gjerë. Kontributin, kjo familje, më së shumti e ka dhënë në fushën e mjekësisë, profesion ky që cilësohet “i shenjtë” dhe mjaft fisnik. Duke zgjedhur këtë profesion, për të cilin lirisht mund të themi se më shumë të bën të japësh sesa të marrësh, familja Disha e krijoi një imazh pozitiv në sytë e gjithë atyre që i njohin.…

Lexo më shumë

Selim Alliu, simbol i dijes, tolerancë dhe mirëkuptimit

Dibra ka mbartur përgjatë krejt kohështrirjes së saj një nevojë për t’u çliruar nga verigat e paranojës së pushtimeve të gjata shekullorë, për t’u ngritur nga nënshtrimi i gjymtimit që trashëgoi nga e shkuara e hidhur dhe ia ka arritur kësaj përmes dijes. Ka qenë ajo, të cilën e mbartën dhe e trashëguan mësuesit, duke ushqyer brezat me dije dhe kombëtarizëm.…

Lexo më shumë

Shefki Lleshi, 50 vjet këshilltar i fshatit Zogje të Dibrës

20 vjet më parë më 11 prill 1997 u nda nga jeta patrioti e veterani i luftës dhe i punës, Shefki Lleshi.
Fshati Zogje i Grykës së Vogël të Dibrës është një fshat me histori të vjetër të shkruar me gjak e skrifica në luftë për liri, pavarësi e dinjitet. Aty banon një popull nga gjiri i të cilit kanë dalë, luftëtarë, patriotë, burra shteti, njerëz të zgjuar, punëtorë e atdhetarë.…

Lexo më shumë

Dodë Bibë Vladi, kreshniku i Lurës

Lura, jo vetëm është një vend i bukur, të cilën natyra e ka stolisur me të gjitha bukuritë natyrore, por është edhe vendi që ka nxjerrë burra kreshnikë, të njohur jo vetëm në Lurë, por edhe jashtë saj.
I tillë ka qenë Dodë Bibë Vladi nga Lura e Vjetër. Lindi në një familje me tradita atdhetare. Të parët e Dodës, të njohur për besë e trimëri, bujari e mikpritje, punëtorë e të respektuar, për bëmat e tyre jo vetëm janë respektuar por dhe shpërblyer.…

Lexo më shumë
1 2 3 4 5