Zeqi Agolli dhe Mit’hat Frashëri në Betejën e Dibrës, nandor 1943

Zeqi Agolli iku nga kjo jetë në moshën 93 vjeçare. Për të nuk shkroi asnjë gazetë, nuk u dha asnjë lajm në mjetet e komunikimit masiv. Kryeministri u harrua në bisedat me këdo në facebook. Ministri Bushati nuk u fol se shkoi për ngushëllim (pa le të lironte hollin e Ministrisë për t’i bërë homazhe e nderime një diplomati karriere që zor se i afrohet kush).

Lexo më shumë

Një histori për klonin që ndau fshatin

Për brezin e fëmijëve të mi, për nipërit dhe mbesat, për stërnipërit dhe stërmbesat e ardhshme, kjo është e pabesueshme. Por ja që kështu është e vërteta. Në vitet 1967-1968 filloi rindërtimi klonit të kufirit, kryesisht në viset kufitare të veriut dhe të verilindjes.
Fshati im u nda në dy pjesë. Pjesa e Viçishtit të Poshtëm mbeti brenda klonit, plotësisht e izoluar.…

Lexo më shumë

Faik Bruçi, biznesmeni ku qëndron bashkë suksesi dhe humanizmi

Faik Bruçi me kryetarin e Këshillit të Qarkut Dibër, z. Hajri Laçi, gjatë ceremonisë së marrjes së titullit “Nderi i Qarku Dibër”

Faik Bruçi me kryetarin e Këshillit të Qarkut Dibër, z. Hajri Laçi, gjatë ceremonisë së marrjes së titullit “Nderi i Qarku Dibër”

Faik Bruçi në fillim e nisi nga hiçi, në një kohë që mjaft të tjerë e kishin kaluar stadin dhe po konkurronin bindshëm në fushën e biznesit. Kjo nuk e pengonte Faikun vizionar. Moto kryesore e tij ishte gjithmonë: “Fillo me pak, mendo për shumë”. Faiku në fillim kështu e nisi, me pak, por ambicia e tij ishte e madhe, kishte synime për t’u shtrirë jo vetëm në ndërtim, por edhe më gjerë.

Lexo më shumë

Shaban Bitri, inxhinieri i respektuar, dibrani me vlera të spikatura

Në Hotel Tirana International, ditën e shtunë më datë 28 prill, u zhvillua ceremonia e dekorimit të z. Shaban Bitri nga Këshilli Bashkiak i Dibrës. Në këtë veprimtari, e cila u organizua nga shoqata Lidhja e Intelektualëve Dibranë, morën pjesë anëtarë të shoqatës, kryetarët e shoqatave të tjera dibrane, deputetë, koleg e miq të Shabanit.
Pas fjalës së prof. dr. Edlira Haxhiymeri, u shfaq një dokumentar rreth jetës e punës së Shabanit në veprat, si dhe u lexua një përshëndetje e ing.

Lexo më shumë

Pedagogjikja, shkolla që ka nxjerrë mbi 2000 mësues

Kam kënaqësi të veçantë që sot, në moshën 85-vjeçare, arrita të jem këtu bashkë me ju e t’ju përshëndes të gjithëve, të ardhur për të përkujtuar 70-vjetorin e shkollës së parë të mesme të Dibrës, shkollës pedagogjike, nxënës i së cilës kam qenë që në fillimet e saj, disa vite mësues së bashku me bashkëshorten e, së fundi si drejtor, dhe duke vazhduar pastaj gati po aq vite mësues, në seksion të arsimit, por i lidhur ngushtë me ish-nxënës, shokë e mësues të shkollës pedagogjike.…

Lexo më shumë

Tiku që çdo ditë mbledh dibranët!

Të mbledhësh dibranët në ditët e sotme nuk është shumë e lehtë, sidomos në këtë kohë, për të mos thënë e vështirë, sepse situatat e ndryshme kanë bërë që njerëzit të lëvizin anekënd botës.
Mijëra dibranë ndodhen larg vendlindjes, duke ndërtuar një jetë më të mirë, por pa e harruar kurrë vendin ku u lindën dhe u rritën. A ju mungon këtyre njerëzve Dibra?…

Lexo më shumë

PASIONANTI I SPORTIT DIBRAN

Nuk thonë kot, që njeriu vdes, por kurrë emri i tij… Islam Rama (Kosova) prej afro katër vitesh na mungon, por emri, buzëqeshja, gjurmët dhe historia që ai bëri në Dibër, nuk shuhet nga kujtesa në adresën e njërit prej figurave më të nderuara të sportit në Dibër. Islami ka kuriozitetin që mbante dy mbiemra, Rama dhe Kosova. Një histori kjo që vlen të tregohet që në startin e këtij shkrimi homazh, për pasionantin e sportit, që iu përkushtua si pakkush në vitet e jetës së tij.

Lexo më shumë

Shkolla Pedagogjike e Dibrës, vatër e ndritur e dijes për gjithë zonën verilindore

 

Nga Shemsi MANJANI*

Shtatëdhjetë vjet më parë, në shtator të vitit 1948, hapi dyert shkolla e parëe mesme në Dibër, shkolla pedagogjike, që rrezatoi dritën e dijes në gjithë zonën verilindore, një ndër zonat më të prapambetura deri në atë kohë në gjithë Shqipërinë.

Qëllimi i shkrimit, aq sa e lejon hapësira e një artikulli, është sensibilizimi në kohë për të përkujtuar këtë 70-vjetor të asaj shkolle që ishte elita e parë për përgatitjen e mësuesve të zonës dhe për gjenerimin e personaliteteve vendase, të munguar prej shumë vitesh.

Lexo më shumë

FERIT KETA: DIBRANI KAMPION I GJERMANISË NË BOKS

Udhëtimi ynë drejt Mynihut kësaj here kishte një emocion që kishte nisur që në prag të udhëtimit.  Ftesës së kampionit të madh të botës dhe trajnerit po të tillë, Ismail Keta, i jemi përgjigjur po me atë dëshirë dhe ndjenjë që kishte dhe vetë kampioni, për të pasur krah në atë mbrëmje edhe bashkëkombësit dhe miqtë e tij. Së bashku me zotin Musa Riçku, botues i gazetës “Rruga e Arbërit”, por edhe dy profesorët e nderuar Petrit Bara dhe Mehmet Spahiu, fluturuam nga Tirana drejt Mynihut, duke biseduar pikërisht për ndeshjen, nëse Ferit Keta do ta bënte për vete atë trofe, që nuk ishte i vogël, për Gjermaninë e madhe.…

Lexo më shumë
1 3 4 5 6 7