m e d i a | “Rruga e Arbërit”, një zë origjinal në median e shkruar

Gazeta “Rruga e Arbërit” është futur në vitin e 11-të të botimit dhe gjatë gjithë kësaj periudhe ka dëshmuar korrektesë me lexuesit dhe bashkëpunëtorët, duke u kthyer në një medium që u ka dhënë zë opinioneve dhe analizave të autorëve të ndryshëm. Lexues jo vetëm nga Dibra, por edhe nga rrethe të tjera të vendit, si Lezha, Shkodra, Miloti, Durrësi, Tirana etj.,…

Lexo më shumë

Themelohet Shoqata “Gryka e Vogël – Dibër”

Më datë 17 shkurt 2017 themelohet shoqata “Gryka e Vogël”-Dibër. Grupi nismëtar i themelimit janë Shpëtim Cami, Gëzim Dumani, Hamdie Beqiri, Tufik Kurti, Vehbi Xheka, Roland Muka dhe Shehat Cami.
Të mbledhur në zyrën e avokatit Tufik Kurti, grupi nismëtar, unanimisht themeloi shoqatën, duke e emëruar”Gryka e Vogel -Dibër”, me inicialet e SHGVD.
“Grupi nismëtar miratoi statutin e shoqatës dhe të gjithë dokumentacionin procedurial që shoqëron një shoqatë, duke përcaktuar edhe fushën në të cilën do të ushtrojë aktivitetin e saj kjo shoqatë: shoqatë atdhetare, kulturore, historike”, thuhet në një njoftim të shpërndaë nga grupi nismëtar.…

Lexo më shumë

Shpërthimi i gazit në minierë, tre minatorët kinezë gjenden pa jetë

Në fillim të muajit shkurt, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm gazi hidrogjen dhe metan, u plagosën tre minatorë dhe tre të tjerë mbetën të bllokuar, në thellësitë e nëntokës.
Kompleksi minerar i Bulqizës është një nga burimet minerare më të rëndësishme të Shqipërisë dhe më gjerë, por kromi i nxjerrë këtu gjatë viteve 1980, kur qeveria e kohës e kishte këtë mineral si burimin kryesor të të ardhurave në valutë, ka bërë që miniera të degradojë dhe të kthehet në burim të vazhdueshëm aksidentesh duke i marrë jetën shumë minatorëve.

Lexo më shumë

Afrim Murrja, një shkollë për blektorët e rinj 

Në vitin 1992, Afrim Murrja nga fshati i vogël Selane, buzë Drinit, punonte në tregti si ekonomist kontabël. Ato ishin ditët e fundit të punës së tij në atë sektor, pasi gjërat po shkonin drejt shkatërrimit total. Ai ishte në dilemë nëse duhej të punonte atë pak tokë që kishte në fshat, apo të merrte rrugët e kurbetit? Cilën rrugë të ndiqte për të mbajtur familjen?…

Lexo më shumë

Haki Duka, një vlerë e pamohueshme e sportit dibran!

Java olimpike - Peshkopi 2007. Takimet finale të shkollave të mesme. 19 maj 2007.

E ndërsa vitet ecin, të duket ndonjëherë sikur njerëzit harrohen. Por në fakt, veprat që lanë pas disa prej më të shquarve, bënë atë që jo vetëm të mos fshihen nga kujtesa, por të mbeten në altarin e historisë në fushat përkatëse. Njëri prej tyre është edhe Haki Duka, ish drejtuesi për shumë vite në sport, metodist, mësues e protagonist. Pak ditë më parë në dorë kisha edhe librin e tij, një libër i botuar në fakt një dekadë më parë, por që është një botim që sjell gjithë historinë deri në vitin ’90, një botim që bën fjalë për të dhënat në shumë sporte, mbi të gjitha, është një testament për gjithçka ndodhi në sportin e Klubit Korabi për dekada të tëra.…

Lexo më shumë

“Rruga e Arbrit” apo “Rruga e Sizifit”?!

Kanë kaluar tashmë 20 vjet, që nga peticioni i parë i intelektualëve dibranë drejtuar qeverisë së Shqipërisë, ku argumentohej nevoja e domosdoshme e ndërtimit të «Rrugës së Arbrit», në kontekstin e zhvillimeve gjeo-strategjike të vendit dhe rajonit. Gjatë këtyre 20 viteve, është bërë studimi i fizibilitetit dhe projekti (jo i plotë) i rrugës, është mbajtur në Tiranë një Kuvend Kombëtar mbi Rrugën e Arbrit (2007), janë shkruar dhjetra artikuj mbi këtë rrugë dhe potencialet e saj, janë bërë emisione në Radio&TV dhe janë sjellë argumente të shumtë mbi domosdoshmërinë historike të ndërtimit të saj!…

Lexo më shumë

Dritëro Agolli dhe “Njeriu me top” i Luznisë së Dibrës

Foto A. Ashiku

INTERVISTE / KULTURE

Ai, Dritëro Agolli, poeti, shkrimtari, NJERIU, e donte Dibrën dhe dibranët. Sa herë jam takuar me Të, në mjedise të ndryshme në Tiranë dhe në Athinë, në shtëpinë e Tij gjithnjë derëhapur për të gjithë, fjalën e ka përcjellë në Dibër duke kujtuar me dëshirë njerëz dhe vende, duke i përmendur me emër e mbiemër.
Dritëro Agolli fizikisht nuk është më por shpirtërisht është midis atyre njerëzve që e deshën dhe i deshi.…

Lexo më shumë

Urim Truka, njeriu që kurrë nuk i tha “Jo” punës

Urim Truka nga Pjeça punoi më shumë se 15 vjet në emigracion, në Itali. Punë të ndryshme, vende të ndryshme. Punoi në sera, ndërtim, duhan, frutikulturë, apo blegtori. Lëvizi nga jugu në veri, nga Kaserta në Bolzano. Urimi ishte gjithmonë i vëmendshëm në zanatin që ushtronte. Ai shihte mënyrën se si realizohej një proces i caktuar, kushtet, kriteret, sa shpenzohej dhe sa fitohej në një profesion të veçantë.…

Lexo më shumë
1 5 6 7