Festat tradicionale, vlerë e shtuar e turizmit kulturor

Disa nga aktivitetet kryesore që zhvillohen çdo vit janë: Oda Dibrane, dita e Verës, dita e Nevruzit, dita e Shënkollit, festa e të Vjelave, festa e Drinit, festa e Korabit, festa e Shëngjergjit, panairi i Qershive etj. Ndër aktivitetet më të mëdha është festivali folklorik “Oda Dibrane”.

Trashëgimia materiale në këtë rajon përfaqësohet nga larmia e objekteve historike si: kalatë, banesat karakteristike të zonës, muzetë historikë, objektet e kulteve të ndryshme fetare dhe një sërë objektesh apo rrënojash arkeologjike.

Lexo më shumë

Kontributi i Ali Maliqit në Luftën Antifashiste

Albert Kotini: Ali Maliqi në historinë e Dibrës dhe Shqipërisë
Botimet Botart / 272 faqe, me fotografi.
ISBN: 978-9928-219-87-9
Çmimi: 1000 lekë
E gjeni në çdo librari

Në Dibër njihnin Maliqtë, Lleshët, Ndretë e Kaloshët, ndërkohë, nga ana tjetër, shekujt u lyen me bojën kuq e zi, ku ekzistonte edhe “lënda e errët” që karakterizonte antikomunistët. Tashmë “reaksionarët” treteshin në pa historishmëri, edhe pse populli i Dibrës e kishte të kyçur në memorien e tij shekullore të vërtetën, kur heshtën për Maliqtë, Kërçshtit, Kaloshët etj.,…

Lexo më shumë

Origjina dhe vendlindja e Skënderbeut

Si për çdo figurë të madhe historike, ashtu edhe për Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, historia botërore është interesuar të ketë sa më tepër njohuri edhe për jetën personale dhe shoqërore të heroit, para se ai të vihej në krye të luftës legjendare, me qëllim që nëpërmjet tyre, të ndriçojë sadopak formimin e tij shoqëror, politik dhe ushtarak, që kanë ndikuar të shquhej në mënyrë të mahnitshme gjatë epopesë së tij të shkëlqyer në shek.…

Lexo më shumë

Avdulla Aga (Baftjari) – në prag të shekullit

Gjatë historisë së ekzistencës populli i Dibrës ka nxjerrë njerëz të shquar, patriotë, shkencëtarë, mjeshtër të punës, organizatorë të talentuar, e tjerë. Një ndër to është Avdulla Aga nga Grazhdani. Për afër tre breza gjurmët e tij i gjejmë në kodrat dhe fushat e Dovolanit e më gjerë në trevën e Dibrës. Eksperienca dhe përvoja e njeriut të apasionuar në bujqësi u bënë moto e ditës për ekonomitë bujqësore në rrethin e Dibrës afër një gjysëm shekulli.…

Lexo më shumë

Zjarret në pyje, si të bashkëveprojmë për t’i parandaluar

Njerëzit dhe pyjet kanë qenë e janë aleatë të përhershëm, ndoshta që nga koha e krijimit të botës, si një binom i pandashëm. Në këtë rrugëtim të gjatë e të përbashkët, ka qenë dhe mbetet detyrë e njerëzimit të shtojë kujdesin për ruajtjen dhe menaxhimin e pyjeve. Mbjellja e fidanëve të rinj, mosprerja pa kriter dhe parandalimi i zjarreve në pyje, do të ishin tre pikat më të forta për të mbajtur dhe forcuar këtë aleancë të lashtë sa vetë jeta.…

Lexo më shumë

Për një Shqipëri europiane, jo otomane

Ismail Strazimiri është një protagonist i rendit parësor në vendlindjen e tij në Dibër e në gjithë Shqipërinë për rolin që ka luajtur në rrjedhat e turbullta të historisë së lëvizjes kombëtare, prej shfaqjes së saj në formën e një ideologjie e përfytyrimi romantik deri në Luftën Antifashiste. Strazimiri ishte pjesëmarrës në Kongresin e Dibrës, që u mblodh vetëm pak kohë pas Kongresit të Manastirit, për të ridiskutuar çështjen e alfabetit, me qëllim që të përfitohej aq sa mund të përfitohej prej lëshimeve të qeverisë qendrore perandorake, por u shpreh në mënyrë të vendosur kundër rikthimit në përdorim të alfabeteve të gjuhëve orientale dhe pro alfabetit latin, megjithëse duke qenë në pakicë.…

Lexo më shumë

Dibrani që nuk ngopet me tituj kampionësh!

Arbër, nëse dikush të sheh kuptohet qartë nga format e trupit që je pjesë e sportit të bodybuilding. Pra, ti je një kampion! Na fol pak mëshumë për veten tënde?
Unë kam lindur në fshatin Kurbek të Maqëllarës në vitin 1986. Atje kam kaluar fëmijërinë time. Shkollën e mbarova në Maqëllarë dhe çdo gjë kujtoj nga ajo kohë ka qenë e bukur.…

Lexo më shumë

Nga Peshkopia në Fushë Lurë, rrugës nga Grykë Noka

 

Kisha ikur për disa ditë nga Tirana për të eksploruar një pjesë të Shqipërisë që ende nuk e kisha vizituar. Kështu që u nisa nga Peshkopia për në Fushë Lurë.
Kjo zonë e vendit është padyshim e mrekullueshme, por unë nuk po udhëtoja si turist dhe, meqë kisha kohë të kufizuar, nuk mund të qëndroja askund për shumë gjatë.
Duhet ta them që në fillim se kjo histori ka ndodhur në një kohë kur shumë pak të huaj vizitonin zonat e largëta të Shqipërisë, por gjithashtu duhet të them që personalisht nuk u ndjeva kurrë i kërcënuar dhe nuk pata probleme.…

Lexo më shumë

Një libër që kujton pjesë të jetës sonë

Libri është edhe historiko-pedagogjik. I një lloji të veçantë. Themi i një lloji të veçantë ngaqë është me kujtime. Por në rreshta e midis rreshtave të këtyre kujtimeve janë edhe historia e kësaj shkolle e pedagogjia në këtë shkollë. Në to ka edhe një psikologji të përbashkët dhe një mënyrë të përbashkët gjykimi.

Autori është Xhavit Lashi. Ish- nxënës i kësaj shkolle.…

Lexo më shumë
1 2 3 4 5 6