Ditari i udhërrëfyesit: Marshim gjatë shtegut Korab-Koritnik

Nga Grehans Uka

Të mbash ditar gjatë një udhëtimi me grupe turistësh është një ndër gjërat më interesante dhe e rëndësishme për çdo udhërrëfyes. Më interesant bëhet kur atë e ndan me të tjerët duke iu treguar për përvojën personale dhe të tjerëve. Kjo nxit dhe iu tregon të gjithëve një mënyrë për të përjetuar natyrën.

Dita e parë, 12 qershor 2018: Maqellarë – stanet e Hinoskës

Me grupin që do të shoqëroja u takuam në Maqellarë, dhe ecjen e filluam në orën 9:30 nga Grezhdani, një fshat historik, 700 m mbi nivelin detit.…

Lexo më shumë

Rruga Burrel-Stelush-Peshkopi, një projekt që do rigjallërojë turizmin

Kohë më parë jemi njohur me 45 kërkesat për Dibrën, “zbuluar” nga kryeministri Rama, të bëra publike po prej tij. Mbetemi vetëm në leximin e tyre dhe asgjë s’mund të heqim, veçse të mendojmë se cila nga ato duhej të vendosej më parë, e cila më pas. Sidoqoftë, kryeministri i ka në dosjen e tij dhe shpresojmëtë jenë të parat konsiderata të punës së tij.…

Lexo më shumë

Fadil Shulku, portieri modern i kohës

8vjet më parë, ndërsa luhej finalja e madhe e kampionatit botërorë mes Gjermanisë dhe Spanjës, zhurma e tifozëve në qytetin e Peshkopisë, sikur u zbeh dhe ajo mbrëmje vere në qytetin e blirëve pllakosi në zi. Njëri prej njerëzve të shquar të familjes Shulku dhe këtij qyteti, ndërroi jetë. Fadil Shulku nuk ishte vetëm një dhimbje familjare, por edhe qytetare. Humbja e tij, ishte edhe për familjen e madhe të sportit dibranë dhe klubin e futbollit Korabi.…

Lexo më shumë

Shiu që të kthen në kohë, në vitet e rinisë

Foto: A. Ashiku

Mua nuk e di pse sot më çoi në Prat të Selishtës për tu ndalë tek Pusi i Kurt Bodinit, për të zbrit thellë kovën e drunjtë prej pishe arneni e për të nxjerrë ujin e ftohtë. Nuk e di pse Kurti në një vend ku kishte kaq burime uji (një burim poshtë shtëpisë së tij, anës rrugës thuhej se është më i miri për kurimin e veshkave), kishte hap pus dhe e përdorte për të gjitha nevojat e shtëpisë.

Lexo më shumë

Sokoli, njeriu që gjeti suksesin te gurrat e Kovashicës

Sokol Shtrezi as që e kishte menduar ndonjëherë, se do t’i futej një sipërmarrje të tillë apo do të ndiqte rrugën e biznesit. Bashkë me dy vëllezërit e tjerë, Gëzimin dhe Xhevahirin, ishin rritur me shumë varfëri, në fshatin e Kovashicës, në Shupenzë. Teksa ndiqte shkollën e mesme në komunën e tij, mësonte shumë mirë dhe “raskazet“ e rusishtes, duke marrë vlerësime maksimale nga mësuesi i kësaj lënde, Jashar Demiri.…

Lexo më shumë

Skavica në defterin e Ramës së Dytë

Varianti 1 i Skavicës me 1 digë. Niveli 441 metra. Fuqia e instaluar: 193 MW. Prodhimi vjetor: 768 GWh. Investimi 662.4 milionë Euro. Sipërfaqja e përmbytur: 5861 Ha. Popullsia e zhvendosur: 10000 persona. (Burimi: Ministria e Energjisë dhe Industrisë. “Shfrytezimi i Potencialit Hidro-Energjetik të lumit Drini i Zi”, Agim Bregasi, Shkurt 2016. Faqe 6.

Varianti 1 i Skavicës me 1 digë. Niveli 441 metra. Fuqia e instaluar: 193 MW. Prodhimi vjetor: 768 GWh. Investimi 662.4 milionë Euro. Sipërfaqja e përmbytur: 5861 Ha. Popullsia e zhvendosur: 10000 persona.

(Burimi: Ministria e Energjisë dhe Industrisë. “Shfrytezimi i Potencialit Hidro-Energjetik të lumit Drini i Zi”, Agim Bregasi, Shkurt 2016. Faqe 6.)

Lajmi:

Kryeministri Rama nxori nga sirtari projektin -”HEC-i i Skavicës”, njeri prej pesë projekteve të pranuar në Samitin e Triestes.

Lexo më shumë

Kahreman Ylli, nga Franca në Peshkopi, si zëvendësdrejtori i shkollës që nuk u hap kurrë


Fillimi i punës në arsim
Zëvendësdrejtor në Peshkopi

Me përfundimin e studimeve në Lion të Francës, Kahremanin e emërojnë zëvendësdrejtor të Shkollës së Punës, në Peshkopi.
“Kthehem në Shqipëri në verën e vitit 1938, – shkruan Kahremani në autobiografinë e tij, në korrik të vitit 1945. – Nuk kam kontakte, veçse me shokë të njohur më parë, nuk njoh grupet, njerëzit e këtyre grupeve dhe punën e tyre.…

Lexo më shumë

Të rinjve u duhet guximi, iniciativa dhe një profesion

Eduart Ilnica

Nga Samet Zagradi

– Për një publik më të gjerë, na fol pak kush është Eduard Ilnica?
Lindur dhe rritur në fshatin Burim të Maqellarës, nga dy prindër arsimtarë. Fëmijëria ishte si shumë bashkëmoshatarë, ku gjithçka lidhej me shkollën, për të mësuar shumë. Dhe mbaj mend që 8-vjeçaren e kam mbyllur me notën mesatare 10. Më doli një bursë asokohe (tekstil-trikotazh), por e refuzova dhe për pasojë, fillova gjimnazin në Maqellarë, një nga shkollat më të mira të Dibrës, ku kanë dalë shumë personalitete.…

Lexo më shumë

ABDURAHIM ASHIKU,
një jetë në gazetë

Ishim ulur në një stol dhe kundronim dallgët që ngriheshin, shpërthenin si fishekzjarrë stërkalash të bardha e shuheshin në bregun shtrirë mbi guralecë shumëngjyrësh. Gjiri i Sarantit i ngjan nallçës së hekurt të kalit të legjendës në hapin e parë të shndërrimit nga qenie detare në tokësore.
Pamjen e gjerbnim si ta kishim në filxhan tre vetë, sup më sup ngjeshur; unë, Shpëtimi dhe Eqremi.…

Lexo më shumë

Çeta e shpresës

Politika e jashtme antikomtare e qeverisë së Zogut, marrëveshjet me Italinë e kishin shndrruar vendin tonë në një gjysëm koloni. Dalëngadalë po përgatitej agresioni i 7 prillit. Kudo në Shqipëri shpërthyen demostrata. Enjëjta situatë ishte në Dibër të Madhe e fshatrat rreth saj. Njerëzit kërkonin të organizoheshin, kërkonin armë. Jugosllavia përforcoi kufirin dhe as që bëhej fjalë për armë e ndihmë nga ana e saj.…

Lexo më shumë
1 2 3 4 5 6