NË MANASTIR, KU LINDI ALFABETI I GJUHËS SHQIPE DHE “QYTETI I KONSUJVE”

 Që kur ishim në gjimnaz, në vitet e 60-ta, për profesor të gjuhës shqipe kishim Mahmud Hysën, një personalitet me plotëkuptimin e fjalës, ligjërues me të gjitha tiparet e që mund t’i ketë një pedagog i mirëfilltë , me njohuri te rralla. Në një orë mësimi, na sugjeroi, jashtë programit shkollor  për çdo ditë të mbajmë ditar. Me shumë respekt dhe dashuri u morëm vesht se do të veprojmë.

Lexo më shumë

Dhunohet busti i atdhetarit  Mersim Dema

Nga Hysen Likdisha

Në një nga mëngjeset e meskorrikut 2017, Shupenza, njësia administrative me të njëjtin emër e Bashkisë Bulqizë, është zgjuar duke u përballur me një ngjarje aspak të këndshme e përçudnuese, atë të heqjes së kokës të bustit të atdhetarit  dhe patriotit të shquar të kësaj zone, Mersim Dema.  Natyrisht që një ngjarje e tillë, ka shokuar banorët, pasi në një situatë normale, një gjë e tillë nuk do ti shkonte askujt ndër mend që mund të ndodhë. …

Lexo më shumë

Dita e Shëngjergjit

“Kërcunën më të madhe, ruaje për Natën e Shëngjergjit”, thoshte zakonishti im gjysh. Nëse do zbërthejmë kuptimin e kësaj sentence popullore, do kuptojmë se kemi të bëjmë me diçka që i vë kapakun dimrit, dhe pas saj pritet të kemi të ngrohtë të sigurt. Pikërisht ky kapak është festa e Shëngjergjit.
Etimologjia e kësaj fjale është e besimit katolik (shën- shenjt) Duke qenë se kjo festë festohet edhe në zonën e Dibrës, e cila është e një shumice kryesisht myslimane, dëshmon qartë harmoninë fetare dhe njësimin që kanë këta njerëz me njëri tjetrin.…

Lexo më shumë

Mehdi Cani, figurë e shquar e mjekësisë kombëtare

Mehdi Cani ishte organizator i talentuar që nga dita e parë kur veshi bluzën e bardhë më 1958 në spitalin e Bulqizës e deri ditën kur e hoqi atë.

Shërbimi shëndetësor i rrethit të Dibrës para Luftës së Dytë Botërore, po të mos merret parasysh dërgimi i ndonjë mjeku për fushata të ndryshme pranë Bashkisë apo ndonjë mjeku që bënte pjesë në formacionet ushtarake që kalonin në këto anë, ishte pothuajse inekzistent.…

Lexo më shumë

Prej balte me qenë,veç prej Dibre të jesh

  • Piktori Serxho Petrela, i parë me sytë e një miku

Njohja

Sapo kishim ardhur nga Peshkopia në Tiranë ato vite kur Shqipëria u hap ndaj perëndimit dhe ndoshta, si vetvetiu, u vendosëm në lagjen e dibranëve për të ndërtuar jetën në kryeqytet. Tjetër botë, sigurisht. Njerëz të ndryshëm, dialekte të ndryshme në Tiranën e atyre viteve. Dhe në rrugën që përshkoja çdo ditë, “Hoxha Tahsim”, si lija pas Shkollën e Kuqe, diku në rrugicën pas saj, më binte në sy një dyqan ku shiteshin piktura.…

Lexo më shumë

Koha për Bio

Arroret, si arra, lajthia, gështenja, janë në “shtëpinë e tyre”. Ato janë pothuaj në gjendje natyrore, nuk spërkaten, nuk plehërohen, dhe si të tilla, mund të konsiderohen si prodhim bio.

Rrethi i Dibrës do të ishte shumë i përshtatshëm për ngritjen e fermave që synojnë prodhimin bio. Klima e përshtatshme për disa kultura të veçanta, ajri i pastër, lartësia mbi nivelin e detit, e bëjnë shumë të mundur një gjë të tillë.

Lexo më shumë

Qeshuni vogëlushë!

Bardhësi. Bora në degët e pemëve duket si pulëbardhë. Bukuri e dhurueme prej stinës. Acar që të ftoh gjithkund. Por jo shpirtin e vogëlushëve. Ato sikur janë miqësuar me borën e shkriftueme. Drejt shkollës çapiten me kam nën e mbi atë. Çantat me libra varun në supe nuk i ndjen. Çizmet blu me cirka akulli e bore shkëlqejnë. Veshje dimnore që më ther në shpirt.…

Lexo më shumë

Rruga e Arbrit, premtim i pambajtur i qeverive në 20 vite 

Rruga e Arbrit, ajo që lidh shumë shkurt Dibrën me Tiranën, ia ka dalë edhe njëherë të bëhet çështje elektorale, ndoshta më shumë se ç’duhet. Të majtë e të djathtë përpiqen që me këtë çështje të bëjnë me faj kundërshtarët, por për pak e për shumë, të dyja janë të përfshira në atë që mund të quhet si “Premtimi i pambajtur” gjatë 20 viteve rresht.…

Lexo më shumë

Liqenet e Balgjajt, bukuria e heshtur 

Liqenet e Balgjajt / Foto: A.Totraku

Në vendin ku kryqëzohen grykat e Katërgrykëve, teksa merr rrugën nga ura që të çon drejt Kacnisë, të del përpara me gjithë madhështinë e tij të padiskutueshme vargmali i Balgjajt. Natyra e tij kryelartë e madhështore, gjelbërimi gjithëbimor e pothuaj gjithëvjetor, ajri i freskët që, i dehur nga oksigjeni, zbret me valëzime nga majat e tij piktoreske, uji i kristaltë që me vezullime merr rrokullisjen nga liqenet e bukura, në të cilat laheshin dikur zanat e legjendave të të parëve tanë, të gjitha këto së bashku duket sikur të bëjnë një grishje të pakundërshtueshme për t’i pushtuar këto vise.…

Lexo më shumë

Muhurri, Vështrim ekonomik, historik dhe etnokulturor

Kultet e besimit Në Bashkimin e lumit Murra me Drinin kemi një kodër që quhet Kodra e Shënedillit. Pra toponim që shpreh një besim, i cili vjen që nga koha pellazge, tek albanët e Kaukazit e i gjetur në disa toponime ne gadishullin ilirian në lashtësi ose Ballkanin e sotëm. Kemi këto kisha, Shën Salvadori, Bulaç, Shën Gjergji, Hurdh – Muhurr, Shën Maria, në Mal të Shmrise (Shmrajs dialekt S.M).…

Lexo më shumë
1 3 4 5 6