Poezi nga Xhoana Tafçiu

PO NDJEJ TE FTOHTE

Po ndjej të ftohtë,
Këtu për rreth, gjithçka e akullt,
Po ndjej të ftohtë.
Përse vallë?
Askush nuk ma thotë arsyen,
Pse ndjej të ftohtë.
Në këtë ditë të nxehtë vere,
Po ndjej të ftohtë.
Sa shumë e akullt qenka kjo botë!
Unë i afrohem e ajo largohet,
Unë i buzëqesh e ajo tërbohet,
Kur rri e mërzitur, ajo gëzohet,
Unë i jap dorën, ajo më shtyn,
Harron se fytyrën e vet po pështyn.…

Lexo më shumë

Guri i Vashës

1. Kryekomandanti po kthehej nga Petraalba. Era loste me pelerinën e tij ngjyrë qielli, që i fërfëllonte pas shpatullave. Nga goja e atit bryms varej shkuma e bardhë, kurse kokrra djerse i rrokulliseshin nga qafa. Kishin dhjetë ditë që udhëtonin. Kishin vrapuar natën dhe ditën. Nga kalaja e Krujës në AIbulenë, nga Arbulena në Modriç, në Stellush, në Petraalbë (Guri i Bardhë, ky toponim romak e nervozonte atë), e prej andej qenë nisur për në kalanë e SlIuçit, mbi qytetin e Varoshit, në Qafëmurrë.…

Lexo më shumë

Në ashensor

Kujdestari i pallatit, z. Martinez ndalon në korridor përballë ashensorit. Ai shtyp butonin dhe pret.
I duhet të zbresë në bodrum, të marrë veglat për të montuar një bravë dere.
Heq kapelen, prek me mollëzat e gishtave çaçkën e kokës, – ku aksidentalisht pati marrë një plagë, që tashmë sapo është mbyllur, – dhe bie në dilemë: ta kruajë, apo të mos e kruajë plagën?…

Lexo më shumë

“Vikama e Skënderbeut», një poemë dhe poezi të suksesshme të autorit Astrit Gjunkshi

Me datë 3 dhjetor u mblodhën shumë miq të autorit Astrit Gjunkshi, poetë e lexues të apasionuar pas poezisë në mjediset e Qendrës Multifunksionale ‘Ten’- ish kinema ‘Dajti », në Tiranë, në veprimtarinë për prezantimin e librit «Vikama e Skënderbeut», krijim i këtij autori tashmë të suksesshëm. Libri, botim i M&B, është sponsorizuar nga z. Musa Riçku, botuesi i gazetës «Rruga e Arbrit» dhe përmban nga një poemë dhe poezi mjaft të arrira artistikisht e me përmbajtje me mjaft vlera.…

Lexo më shumë

Lamtumirë Xhelal Luca, miku ynë!

Me datë 6 janar rreth orës 10 e 20 e paradites 2019, miku ynë poeti që ndizej në akull, sidomos për Kombin, një poet që përdori si shpatë penën dhe fjalën, një moment zemra pushoi tik-taket e saj, Xhelal Luca ndërron jetë…
Xhelal Luca lindi më15 mars 1953 në fshatin Zall-Dardhë të Dibrës, mbaroi arsimin e mesëm në Kurbnesh për elektro-mekanikë, ka kontribuar si montator dhe si asistent inxhinier në vepra të rëndësishme të vendit.…

Lexo më shumë

Shkrimtari i fshatit tonë

Asokohe më pati përpirë kureshtja për shkrimtarin e fshatit tonë. Nuk kishte botuar ndonjë libër dhe, me sa duket, as kishte për të botuar ndonjëherë, sepse i përkiste një shtrese të deklasuar. Kjo shpjegonte gjithçka, por fakti që nuk kishin për t’i botuar kurrë, nuk e shkurajonte shkrimtarin tonë: ai shkruantë, siç thoshnin, vazhdimisht. E kjo ma ndizte edhe më fort imagjinatën, ndaj nuk ngopesha duke e parë… jo atë vetë, por më saktë, diç që fshihej përtej tij, apo më saktë – përthellë tij.…

Lexo më shumë

154 sonetet e Shekspirit në gjuhën e Naim Berishës

 

Të shkruash mjafton të dish vetëm shkrim e këndim, ndërsa të përkthesh duhet të jesh i shumanshëm. Disa shkrues, pa qenë fare shkrimtarë, shkruajnë libra të mirëshitshëm, që rrëmbejnë vëmendjen e masës, duke luajtur me kuriozitetin, padurimin dhe dëshirën e saj për t’u dukur me kulturë. Përkthyesi nuk e ka aq të lehtë. Ai që përkthen duhet të jetë shkrimtar, poet, muzikant, historian, psikolog dhe mbi të gjitha, një udhërrëfyes i mirë në labirinthin e mistereve të letërsisë.…

Lexo më shumë

Xhaketa e Aliut

Është ditë e hënë. Ora shënon tetë e mëngjesit dhe kafeneja e Lal Pogës ende nuk është hapur! Zakonisht Lala çel në orën shtatë, por hajde merre vesh pse sot e ka thyer këtë rregull. Tani sapo erdhi edhe Aliu dhe u bëmë gjashtë vetë që presim të hapet dera e lokalit. Jemi ngulur përballë tij dhe pyesim njëri-tjetrin: di gjë ti Servet, ç’ka ndodhur me Lalën, që sot nuk ka çelur si gjithëherë në orar?…

Lexo më shumë

Krijimtari nga Anisa Tufa

BOSH

E di se asgjë-ja ndodhet kudo
madje edhe në thellësinë e sinqeritetit
E di se edhe boshllëku ngjason me asgjë-në,
me hic-in.
Shumë gjera di për asgjë-në…
sa sirtaret e shpirtit nuk pranojnë dosje bosh, dosje me asgjë.
Ia di kuptimin deri në rrenjë këtij dreqi boshi, bosh…
e ndiej deri në pikën e fundit të qenies time
të cilën shkatërron dita ditës me asgjë-në e tij.…

Lexo më shumë

PESHA E FJALËS

 

Dritan Qoku ka lindur në Kërçishtë të Epërm të Dibrës më 30 qershor të vitin 1975. Pasi kreu arsimin fillor dhe të mesëm në vendlindje, përfundoi edhe studimet e larta në Fakultetin e Shkencave të natyrës, Tiranë.  Ai sot është i martuar dhe ka dy fëmijë. Një aksident në vitin 2011, e detyroi të ulej në karrige me rrota, gjë që ndoshta e shtyu në rrugën e krijimtarisë aritstike.…

Lexo më shumë
1 3 4 5 6 7 8