Poezi nga Astrit Balliu

Astrit Balliu u lind në Muhurr të Dibrës më 5 maj 1973. Për shkak të varfërisë, në vitin e tretë gjimnaz, ndërpreu shkollën duke marrë rrugën e emigracionit, ashtu si shumë bashkëmoshatarë të tij. Prej 23 vitesh jeton e punon në Greqi.
Pasioni i tij për të shkruar ka lindur që në fëmijëri, por ai do bëhej i njohur për lexuesit me ardhjen e mediave të reja.

Lexo më shumë

Psikologji dhe traditë të shkrira bashkë në vëllimin poetik “Udhë në pasqyrë”

Si rastësisht u ndodha në promovimin e këtij vëllimi poetik. Pashë poetë, aktorë, politikanë e përgjithësisht njerëz të dijes. Isha në shoqëri me Zabit Lleshin, që më prezantoi me autorin. Veprimtaria filloi me urimin “Urime” dhe mbaroi po me këtë urim. Librin e morën dikush nën sqetull e dikush e vendosi në makinë, sipas gradës ekonomike. Një paraqitje libri mjaft dinjitoz nga Botimet M&B.…

Lexo më shumë

Funeral | Fragment nga romani

Maries iu duk vetja edhe më lakuriq kur veshi xhubletën. Ngjeshi kraholin e Korbës dhe ndjeu t’i përvëlonin gjinjtë e thithat t’i forcoheshin. Xhubleta po i rëndonte sikur nga çasti në çast do i rrëshqiste nga trupi. U mbështet në anë të oxhakut dhe zgjati dorën drejt buzëve të Nana Uranës. Ia mori cigaren dhe e thithi thellë me afsh. Preku barkun dhe mbylli sytë.…

Lexo më shumë

Hijet e tërbuara

Autori i përmbledhjes poetike “Hijet e tërbuara” Nuri Koleci, me një kujdes të stërholluar po shpalos ndjesitë që e preokupojnë përditshmërinë e botës së tij intime por edhe të nënqiellit ku jeton dhe vepron. Vetë titulli përvetëson dhe nxit lexuesin që me një frymë ta lexojë përmbledhjen dhe pastaj t’i rikthehet përsëri, të meditojë shpirtërisht dhe të fundoset në botën poetike sipas mënyrës që autori i sheh, shpalos dhe i percepton dukuritë.…

Lexo më shumë

Poezi nga Jahe Fida

Jahe Fida ka lindur me 20 gusht 1955 ne fshatin Grevë të qytetit të Peshkopisë. Në vitin 1974 përfundoi shkollën e mesme të Përgjithshme Peshkopi. Studimet universitare i mbaroi fill pas katër vitesh në Tiranë.
Jahe Fida ka botuar një sërë librash nga fusha të ndryshme si: Ekonomia e Tregut dhe Sindikatat, Shteti-Punëdhënësi dhe Punëmarrësi, Kumtesa dhe refenca shkencore. Ai është autori i vëllimeve poetike “Ëndërr e tjerrë në vite” dhe “Vargjet pikojnë mall”.

Lexo më shumë

Një libër për alienët, nga Arian Kadiu

1.
Letërsia për fëmijë më ka tërhequr vazhdimisht, një parapëlqim ky që më vjen nga fëmijëria, kur lexoja me zell dhe kërshëri të veçantë librat fantastikë e shkencorë: “Pesë javë me balon” dhe “Bijtë e kapitenit Grand”, të Zhyl Vernit, “Udhëtimi i çuditshëm i Nils Holgersonit nëpër Suedi”, të Selma Lagerlof, “Robinson Kruzo” të Daniel Defo dhe shumë e shumë vepra të tjera të letërsisë botërore, por edhe të asaj shqiptare.…

Lexo më shumë

Vetëm s’ më lë dot vetmia

Cikli poetik i Halil Teodoir “Vetëm s’më lë dot vetmia” është një tjetër hap në rrugën plot yje të ligjerimit poetik të këtij autori. Në këtë cikël ajo që pikas është një nevojë e shpirtit të poetit për të thurur vargje për vetminë, këtë gjëndje plotësie dhe boshi, këtë sprovë të ndjenjave dhe emocioneve të ndryshme. Vetminë, shpirti i poetit e ndjen si një zbrazje, e cila është me thellë dhe më e trishtë kur atë e gërryen braktisja e dashurisë.…

Lexo më shumë

Televizori

Televizori diç dërdëllet me zërin e ulur deri në minimum në këndin e odës së rrethuar me divane me dy kënde në formë u-je. Një emision që më duket se titulli i fillon me MAG. Mbi divane janë ulu burrat, që po ti numërosh me kokë nuk janë më shumë se 8-9 veta. Nuk dallohet leht nëse janë mbledhur për mirë apo janë mbledhur për keq, por mundet me qenë mbledhë pa sebep, sepse katër burrat janë të shpisë.…

Lexo më shumë

Xhavit Gasa, poeti i dhimbjes dhe i mallit për vendlindjen

Jeta. Sa e bukur e krenare, por edhe sa e vuajtur e tragjike, sa e dhimbshme aq edhe fisnike, sa e shndritshme aq edhe e errësuar, sa e përkushtuar aq edhe gjurmëlënëse. Këto e plot të tjera lexuesi i zbulon në riledimin e librit poetik “Të fala nga Londra” të matjanit të fisnikërisë e të vuajtjeve Xhavit Gasa. Libri, sigurisht i thjeshtë duket në pamje, i vogël, por ai përmban madhështinë, vlerat, traditat, dritën e shpirtit e mbi të gjitha kronikën e jetës.…

Lexo më shumë

Trinom kujtese

Jeta jote nuk është ajo që ke jetuar, por ajo që të kujtohet, ashtu siç të kujtohet për ta rrëfyer.

Gabriel Garcia Marquez

Sa herë i kthej vektorët e kujtesës prapa, më del që mbaj mend në imazhe të vagullta deri në moshën 5-vjeçare, ndërsa më tutje, të tjerat nuk janë pos imazhe  të  ndërtuara me ata çka më kanë treguar prindërit dhe ata që janë më të mëdhenjë se unë, teksa sot, në mënyrë krejt të pavetëdijshme i kam vetësuar si kujtime të miat.…

Lexo më shumë
1 4 5 6 7 8