Të jesh grua

Sapo ka dalë në qarkullim libri “Të jesh grua”, i autores Sanie Degjoni Ndreka, botuar nga Shtëpia botuese M&B.
Ky libër me poezi vjen pas disa botimeve të tjera të autores.
Sanie Degjoni Ndreka u lind në Brezhdan, Peshkopi. Pas diplomimit në Universitetin e Tiranës në degën Gjuhë-Letërsi, ka punuar si mësuese në disa shkolla 9-vjeçare dhe të mesme. Ka punuar si drejtore e shkollës 9-vjeçare Arras dhe nëndrejtore e shkollës 9-vjeçare “Selim Alliu”, Peshkopi.…

Lexo më shumë

Disa mendime rreth romanit të dytë të shkrimtarit dibran Dogjan Dervishi

ROMANI “SHPRESË E THYER”, “VETINGU” I DEMOKRATAHURËS SHQIPTARE

Pamëdyshje e them qartazi se letërsia bashkëkohore dhe shoqëria shqiptare ka në dorë një vepër të re, një roman social-shoqëror që si i thonë prek në plagë, aty ku gëlon jeta e njerëzve të thjeshtë. Besoj se është i motivuar fakti sesi romani i shkrimtarit Dogjan Dervishi është pasqyra e kohës, pasqyra e dukurive të jetës e mbi të gjitha vetingu, i demokratahurës (apo siç thoshte i madhi Dritëro i demoshkërdhatërisë shqiptare).

Lexo më shumë

“Frymëzimi im” i Dhurim Nazifit

E njoh nipin tim Dhurimin si njeri me natyrë gazmore, i qeshur, me humor të mprehtë, i qejfit, i valles e i këngës në tavolinat familjare. E kam për zemër. Por, kur rastësisht më lanë në dorë disa poezi të shkruara vite më parë, u befasova, më bënë shumë përshtypje, më lanë mbresa. Me kohë u kthjellova e mendja më tha: “Selami, mos u çudit shumë, gjiri ynë i familjes është shtrat për të lindur poetë, artistë dhe njerëz”.

Lexo më shumë

Dritë jete – një libër nga Mevlud Buci

Mevlud Buci,poet,publicist,analis,fabulist,gjurmues i pareshtur i shpirtit kolektiv popullor përmes fjalës së mençur,autor i 25 librave të zhanreve dhe fuqive estetike në rritje,vjen së fundmi me librin e ri,të strukturuar dhe konturuar në kapituj të ndryshëm,duke marrë në fokus,njerëz,vlera,të cilat ,duhet thënë, në mendjen dhe penën e tij, gjejnë një rrezatim të ri.Kjo së pari,sepse pena e Bucit zhdërvjellohet dhe lëviz në këtë zhdërvjelltësi përmes intonimit të sinqertë,duke u ndalur në bukuritë e shpirtit njerëzor,bukuri që gjendet më së shumti në rrjedhat e thjeshta të jetës njerëzore ,jo tek postet ministrore.…

Lexo më shumë

Shtegu i Fjales

Ndryshe nga shumica e profesioneve të tjera të cilat përfitohen përmes edukimit, shkollimit, poezia më shumë konsiderohet si një mision (disa e konsiderojnë hyjnor), se sa një profesion në tregun e madh të punës.

Madje, janë gjithnjë e më të rrallë ata që e sigurojnë jetesën me këtë mjeshtëri. Shkurt, poet lind; nuk bëhesh dot. Poezia e Islam Çengës duket se nuk buron nga leximet, egoja apo mania që ka çdo njeri t’u dukur publikisht; ajo nuk është një poezi e porositur, si është bërë e modës edhe në art.

Lexo më shumë

Funeral i të gjallëve apo jetë e të vdekurve?

Nga prologu i librit:

Ky është një roman i ri i imi, personazhet enigmatikë të të cilit kanë rastisur po aq dembelë sa edhe autori. Të paktën, deri tani, më shumë mendojnë sesa flasin. Do më duhet të rri në cep të skenës, nganjëherë të hyj e të dal mes tyre, t’u zë vendin në kolltukun e preferuar, t’ua ndërpres në mes kuvendimet pasionante apo t’ua ndez me dru të lagur oxhakun rreth të cilit ulen kur unë nuk e kam mendjen te ata, por te botuesi im, akoma imagjinar.…

Lexo më shumë

Letër nënës nga shumë larg

Mentor Faik Hoxha ka një karrierë të spikatur si poet, gazetar dhe studiues. Ka botuar në shtypin ditor dhe në revista ta njohura me qindra artikuj politikë e social-kulturor, mbi 500 portrete dhe intervista ekskluzive me figurat më të rëndësishme politike, artistike, kulturore shkencore e sportive të 27 viteve të tranzicionit shqiptar, si dhe 12 libra të gjinive të ndryshme letrare; poezi, reportazhe, studime letrare e historike, intervista me personazhe VIP të politikës, skenës dhe ekranit shqiptar.…

Lexo më shumë

Dasma

Një ditë kur dielli ia bënte me sy fshatit Rreng, u kthye Thartin Shtaza nga Kanadaja. I gjithë fshati u gëzua madje sa nuk pëlcitën nga qejfi sepse kish ardh prej kurbeti i biri i Bevramit, e fill të nesërmen do martohej. Kërciti lodra e surleja dhe krejt fshatin e përpiu një aheng i paparë e i padëgjuar në anët tona.…

Lexo më shumë

Atdheu jam une

E lexova me nje frymë vëllimin e pestë poetik të poetit Islam Çenga. Kemi nevojë të lexojmëpoezi të tillë që tingëllon ëmbël, një poezi njerëzore me taban kombëtar  e dashuri universale.

Islamin e njoh dhe e kam lexuar që herët. Ai ka shkruar që në gjimnaz dhe ka botuar në faqet e shtypit lokal e në gazetën “Zëri i Rinisë”. Më pas e vazhdoi rrugën e poezisë në Universitetin e Shkodrës.…

Lexo më shumë
1 5 6 7 8